back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit” – nga Dr. Nexhat Çoçaj

Gazeta

Dr. Nexhat Çoçaj - Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit
Dr. Nexhat Çoçaj – Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit

“Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit”

nga Dr. Nexhat Çoçaj

Së shpejti do ta keni në dorë librin më të ri të Dr. Nexhat Çoçaj: “Trashëgimia shpirtërore e Prizrenit”, në të cilin do të gjeni shumë rite të ceremonive familjare, si ritet e lindjes, dasmës të vdekjes dhe ritet në festat e motmotit. Ajo çka e ka pasionuar më së shumti autorin është trashëgimia shpirtërore në qytetin e Prizrenit, të cilin e vlerëson si një thesar i madh, që dëshmon për identitetin shqiptar të këtij qyteti historik.
.
Dr. Nexhat Çoçaj
Dr. Nexhat Çoçaj
Po në këtë libër janë përfshirë ritet e ceremonive familjare dhe festive të motmotit edhe të gjashtë njësive etnografike që e përbëjnë Komunën e Prizrenit.
Ky studim është i ndarë në shtatë kapituj:
-Njësitë etnografike që e përbëjnë Komunën e Prizrenit;
-Ritet e lindjes në Prizren dhe rrethinë;
-Ritet e dasmës në Prizren dhe rrethinë;
-Ritet e vdekjes në Prizren dhe rrethinë;
-Festat e Motmotit në Prizren dhe rrethinë;
-Festat e fetare në Prizren dhe rrethinë;
-Gatimet rituale në Prizren dhe rrethinë.
Ceremonitë familjare pos riteve të shumta, që kanë origjinën e lashtë ilire, janë edhe gatimet rituale që e pasurojnë edhe më shumë këtë studim.
Shpresoj se do të gjenden mundësitë materiale për botim, meqë përkrahja institucionale mungon, siç ka munguar çdo herë kur është bërë fjalë për trashëgiminë tonë, siç ka ndodhur vitin e kaluar kur është urdhëruar fituesi i tenderit, që t’i heqë nga lista botimet e autorëve që nuk i përkasin partisë në pushtet.
.
Të dashur miq, dhe dashamirë të trashëgimisë kulturore, ju njoftojmë se shumë shpejt do ta keni në dorë librin më të ri të Dr. Nexhat Çoçaj.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.