Kur ishim spiunë!
nga Ismail Cala
Ju kujtohet kur hekurin e hanim me dhëmbë?
Kur flinim me njerin sy hapur?
Kur rehatin e kishim shpallur shfaqje të huaj?
Kur në çdo hap, në çdo moment, në mendonim e vepronim si revolucionarë?
A ju kujtohet?
Kur ishim të dashur me popullin, por të rreptë me armikun?
Kur thonim se: “Hasmi fle, por armiku i brendshëm jo?”
Kur shokut ja bënim varrin pak nga pak tek operativi e ishim krenare për këtë?
Po kur punonim me hile e vidhnim përditë, kur uria na grinte zorrët e angazhoheshim se do rrisnim rendimentet në grurë e misër?
Po kur shihnim bashkë elektrikblu e ti ia shkelje vrapit që në sabah te operativi… a të kujtohet?!
Të kujtohet kur spiunove mësuesin e letërsisë, pse ishte liberal? Sepse thoshte që e bukura është e shumllojshme? Sepse ai lexonre vargje dashurie e nuk fliste për pushkën dhe kazmën?
Po kur ja fute shokut tënd të klasës e nuk flliqeshe fare, përkundrazi …vishje pardesy dhe punoje me laps në dorë?
Po ti moj demokrate, a të kujtohet kur asaj shoqes se klasës nuk i flisje kurrë e sot ke marrë dekorata disidence se gjoja kishe rrezikuar punën e babait që mbronte atdheun?
Të kujtohet kur ishe spiun e tëe gjithë të përshëndesnin e ti ngrefeshe e përdridheshe si kurvë?
Po që të kishin frikë dhe neveri, e kujton?!
Po sot që na bën analiza sa majtas djathtas, e thua pa t’u dridhur qerpiku se: “Të gjithë njëlloj janë!”?
Po ti që s’je më, sepse vdiqe, ashtu siç do të vdesin edhe shume si ty… si lafarakë, pa nder e gjithkushi që të përcjell në varr me një buzqeshje që duket sikur të thotë: “Thefsh qafën!”?
Besoj të kujtohet kur e spiunove të drejtori i shkollës atë shoqen e klasës pse këndoi një këngë nga “hitparade” “cosi piccola… e fragile”
hë mor plehrë… a të kujtohet?
Ty moj, a të kujtohet kur erdhi yt atë në shkollë e na tha që: “Ruhuni nga armiqtë e klasës, sepse do të vijë dita që do t’ju mbrehin në qerre si gomerë!”?
A të kujtohet si ia ktheve kurrizin shoqes tënde, kur babai i saj ra burg?
Po ty o truderr, që sot je pjerdhur fare e nuk mban mend sa herë ke dalë spiun, që vjen vërdallë si pordha nëpër brekë e askush s’ta var teneqen? Ty të paktën ta thonë hapur se: Je spiun!
Po ty o presor që na mësoje marksizmin e sot je me PD… të kujtohet që të gjithë mësuesit e shkolles të kishin frikë?
Po ty o barkderr që të pashë tani në rrugë, që e mban veten për kuadër rilindas e ke ikur nga fshati dhe ke blerë hyrje të madhe te pallati lara-lara, e di ti që yt atë ishte një spiun i ndyrë e që fshati nuk i jepte nuse për ty?
Po ti o mut-muti që merrje 120 kv misër duke vjedhur nga ara tjetër, a të kujtohet kur na lexoje gazetën e s’dije as presje e as pikë? Or plehrë, që edhe sot të pyet kryetari i PS… debil!
Ty surratzi prokuror, a të kujtohet që më dënove me 17 vjet burg, pse të shava enver kurvën në demonstratat e dhjetorit ’90?
E që sot je akoma prokuror e që për pak desh më fute përsëri në burg në 2009? A të kujtohet?
A ju kujtohet se sa injorantë ishit, që nuk dinit të bënit një hartim të thjeshtë, e që turreshit në pikë të vrapit kur partia ju thërriste për të demaskuar armikun e brendshëm? E që sot jeni bërë me vila e makina dhe ankoheni, se ju ka ardhur shpirti në majë të hundës, ama partisë që jua ka pjerdhur trutë, nuk ia ktheni shpinën asnjëherë?
E kuptoni ç’domethënë të jeshë prodhim spiuni, bile më keq akoma të kesh qenë vetë spiun?
E merrni vesh pse kushdo politikan tall bythën me ju?
Që edhe pse ju tallin, ju përqeshin, ju përdorin, ju varfërojnë, ju blejnë votën, ju gënjejnë… e ju përsëri i votoni e i votoni?
E kuptuat vallë psenë?!
.
Marrë nga Muri i fb i Ismail Calës, 18 qershor 2020