Smeraldi
tregim nga Ivan Bunin
Ivan Bunin, laurat i çmimit Nobel, për letërsi, i pari shkrimtar rus i këtij çmimi.
Rininë e kaloi në Rusi, më pas udhëtoi në shumë vende të botës,
së fundi jetoi në Paris, ku edhe vdiq.
Çmimin Nobel e mori në vitin 1933.
Shumë kohë më parë e kam lexuar në italisht, librin “Valeska”
Dallohet si përshkrues i natyrës dhe mjeshtër i shkëlqyer i fjalës në tregime e novela.
Po sjell për ju një tregim të shkurtë, marrë nga përmbledhje me tregime e novela “Goditje dielli”
Një tregim i mrekullueshëm. Që më pëlqeu shumë!
Lexim të këndëshëm, kush do, natyrisht.
Natasha Pustina
.
***
Është një errësire blu e natës qiellore tek retë, që lundrojnë ngadalë, kudo të bardha, kurse pranë hënës, atje lart, ato janë të kaltra.
Po të shikosh mirë, nuk janë retë që lundrojnë, por hëna dhe pranë saj, bashkë me të, derdhet loti i artë i yllit: hëna largohet butësisht në lartësinë pafund dhe merr me vehte yllin.
Ajo është ulur anash, në parvazin e dritares dhe shikon lart, lëvizjen e qiellit.
Ai qëndron në gjunjët e saj.
-Çfarë ngjyre është kjo? Nuk e përcaktoj dot. Po ju, Tola, a mundeni?
-Për kë e kini fjalën, Kisa?
-Po flas për këtë qiell, midis reve.
Ç’ngjyrë mahnitëse!
Vërtet ngjyrë qiellore, në tokë s’gjen të tillë. Si smerald.
-Me që është qiell, është vërtet qiellor, por pse, si smerald? Çfarë është smeraldi? Unë nuk kam parë të tillë në jetën time.
Ju thjesht ju pëlqen, kjo fjalë dhe e krahasoni me të.
-Po ndoshta mund të jetë edhe rubin, por rubini… ka një ngjyrë që vetëm në parajsë e gjen. E kur shikon atje lart, si të mos besosh se ka parajsë, engjej e fron Perëndie…
-Dardha të arta në një pemë si shelg….
-Sa i lig jeni, Tola. Ka të drejtë Maria Sergejevna kur thotë, se vajza më e keqe është më e mirë se çdo djalë.
-Flet vetë e vërteta, Kisa.
Ajo kish veshur një fustan basme me lara, këpucë të thjeshta.
Kokën e rrumbullaktë rrethuar me një gërshet të këndëshëm hedhur mbrapa e ngrinte lart.
Ai i hodhi krahët dhe si me shaka e puth në buzë. Ajo largohet ngadalë prej tij.
-Po tani ç’patët që u zemëruat.
-Lermëni të qetë….
-Çfarë keni?
-Asgje…..
Zbriti nga parvazi dhe iku me vrap, mezi mban lotët.
Ai mblodhi supet:
-E marrë deri në shenjtëri!
.
Marre nga Muri i Fb i Natasha Pustinas, 17 korrik 2020
.