back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Grimcë qyteti – nga Denata Rroji

Gazeta

Jeta idilike
Jeta idilike

Grimcë qyteti

nga Denata Rroji

Para meje, në Komunën e Parisit, lagjen në të cilën jetoj prej dy dekatash, shpesh hasem me nji grua rreth të 60ve. është e shkurtër, mbështjellë me një lëkurë të rreshkët e të errët nga dielli. Në fytyrën e zeshkët sajën, dallohen dukshëm përdorimi i dy lapsave shkel e shko, nga vapa vjellin bojë mbi lëkurë. Njeri i kuq për buzë të vizatuna trashë, të dala jashtë me tepri korrnizës së lejume, sa kthehen më shumë njolla të deformume, dhe lapsi i zi, që si për qejf tijin harkon dy vetulla aspak simetrike. Veshja është dhe ma pa shije, provokuese paksa, do të tërheqi vëmendjen, sa duket sikur po kalon nji adoleshencë të dytë. Pas këtij vëzhgimi timin të herës se parë, sapo ajo më shfaqet heq sytë, për ta lënë të lirë gruan tëe veprojë në tërheqjen e vëmendjes jashtë syrit tim gjykues.
Një të premte pasdreke, po kthehesha nga puna rreth orës dy e gjysëm për në shtëpi. Dielli përballë ma kishte ulur kokën, ndërsa era e keqe e koshave në dukje bosh më kundërmoi në hundë. Në krahun tim të djathtë, në koshat pa kapakë një trup i përkulur fort me kokë ndër to, po mundohej të nxirrte shishe plastike. Kur u drejtua, njoha fytyrën e gruas që me vetëdije ia kisha refuzuar takimin sy më sy.
U ndala, e pashë qetë, i fala me mirësi gjithë vëmendjen e herave që ia pata mungu, dhe dhembshurinë e gruas, që kupton se mbijetesa të shpërfytyron dhe tjetërson sjelljen. Njeriu, me patjetër do më u ndi i gjallë, mos me u kalu pa u vënë re, kaq don, kaq dum dhe ne si ajo.
Asht kaq pak sa kërkon kjo grua prej nesh, pasi bukën e siguron vet.
E kaqsa pak lyp, kam fillu me e pa si një gru të veshun me shije dhe të vetëdijshme që është e pëlqyshme. Ndërsa ajo kur ndjen që unë po e kundroj, shpesh ul kryt me turp, e kënaqun si nji adoleshente që ia doli me marrë vëmendje.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.