back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

“Pikturat” e Ramës, program politik i shkatërrimit të institucioneve demokratike! – nga Aleks Kapllaj

Gazeta

Piktura të Edi Ramës
Piktura të Edi Ramës

“Pikturat” e Ramës, program politik

i shkatërrimit të institucioneve demokratike!

nga Aleks Kapllaj

Programi i qeverisë Rama në dy mandatet e tij është i afishuar
në të gjitha paretet e mureve të zyrës së kryeministrisë,
ku secila “pikturë” e stilit irracional e jo konvencional e pakapshme për të gjithë,
është një objektiv në shkatërrimin e institucioneve demokratike
e pluraliste dhe të drejtësisë në Shqipëri.
Aleks Martin Kapllaj
Aleks Martin Kapllaj
Që ditët e para të mandatit të parë, që u bombarduam nga mediat për pikturat e Ramës, që e shoqëronin atë në ekspozitat ndërkombëtare, që bënte kryeministri me fondet e shtetit shqiptar, ishin një prezantim i programit të tij në vendet evropiane, duke filluar me abuzimin me pushtetin për qëllime personale.
Stili, ngjyrat dhe raporti i tyre me njëra-tjetrën janë pikat e programit të Ramës në shkatërrimin e pluralizmit dhe kthimin e monizmit në Shqipëri.
Ardhja në pushtet e Ramës me ndihmën e bandave kriminalë, me vjedhjen e votave, me kandidatë me vepra penale brenda dhe jashtë vendit, me të vetmin qëllim, marrjen e pushtetit nga ai, ishin vetëm forma dhe struktura e pushtetit të tij kriminal e antishqiptar, që pasqyrohet me njëngjashmërinë e pothuajse të gjitha “pikturave” që frymëzohej nga paraqitja e jashtme e organeve fiziologjike të mendjes së tij, të ekspozuar publikisht edhe në Francë.
Ngjyrat që ka përdorur Rama në “pikturat” e tij janë ngjyra politike, me qëllim të qartë përdorimin e theksuar dhe dominimin e ngjyrave të bindjeve majtiste, ku çdo gjë është e përdorur në përqendrimin e pushtetit në duart e tij nëpërmjet përdorimit klientelist të pushtetit.
Pikture e Edi Ramës
Pikture e Edi Ramës
Çdo pikturë përfaqëson një shkatërrim institucioni ose përmbysje e programit që u paraqiti shqiptarëve në 2013-n, ku premtimet u përmbysën duke dhënë rezultate të kundërta, si 300 mijë vende pune u shndërruan në 500 mijë shqiptarë, që braktisën vendin dhe korrupsioni u bë i ligjshëm në administratën publike.
E filloi me programin e ndarjes administrative diskriminuese për një pjesë të Shqipërisë dhe klienteliste për pjesën tjetër, që ishte aplikimi i programit politik të Ramës i shprehur me “artin” e tij në blerjen e votës;
me programin e Reformës së Drejtësisë që kishte si objektiv përdorimin e saj në përqendrimin dhe mbajtjen e pushtetit duke goditur kundërshtarët e tij brenda opozitës dhe jashtë saj.
Në të dyja mandatet krijoi kushtet në kanabizimin e vendit tonë në të gjithë territorin, duke i përdorur kultivuesit e tij si financues të projekteve të tij në bashkëpunim me qeverinë nëpërmjet PPP-ve, përherë me synim final blerjen e votave dhe më vonë legalizimin për qëllime mjekësore.
Largoi Shqipërinë nga Bashkimi Evropian duke na shtuar kushtet nga 9 në 15, për hapjen e bisedimeve e anëtarësimin në familjen evropiane, që deri në fund të mandatit të tij mund të shtohen akoma.
E la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe zhvilloi zgjedhjet lokale moniste, në kundërshtim me Kushtetutën dhe krijoi komisionin për shkarkimin dhe ndjekjen penale të Metës, pse nuk i kishte dekretuar zgjedhjet, aksion politik i dënuar nga Komisioni i Venecias, pra zgjedhjet lokale ishin të jashtëligjshme e nuk kanë asnjë legjitimitet. Më të njëjtin moral bëri zgjedhjet në Universitete, për të treguar besnikërinë ndaj linjës së tij moniste, duke i bërë zgjedhjet me një kandidat, përfaqësues së tij në tempullin e dijes.
Shkatërroi Teatrin Kombëtar me vlera historike dhe kulturore, për qëllime përfitimi me grupet e tij të interesit në mesin e pandemisë.
Vendosi me dhunën e pushtetit në krye të Akademisë së Shkencave, koordinuesin e bandave kriminale të 97-s, Skënder Gjinushin, pa asnjë meritë akademike, por vetëm për meritën e djegies së Shqipërisë dhe veprimtarinë e tij kundër lëvizjes studentore që kur ishte ministër i Arsimit.
Piktura grafike te Edi Ramës
Piktura grafike te Edi Ramës
Luftoi mediat, gazetarët dhe mbylli padrejtësisht Tv Agon Channel, sepse nuk ishte lajkatar i programit të tij shkatërrues i Shqipërisë dhe tani na kushton 120 mln dollarë dëmshpërblim, pa llogaritur humbjet nga mosdenoncimi i grabitjeve të pasurisë dhe taksave të shqiptarëve, që u ka dhënë Rama me tendera miqve të tij e vazhdon me të njëjtën linjë edhe sot.
Përveç monopolizimit të organeve të drejtësisë, ka vendosur njerëzit me prejardhje komuniste në organet e Rendit dhe të Shërbimit Informativ, me qëllim përdorimin e tyre ndaj kundërshtarëve të tij dhe vendosjen e terrorit komunist, duke i garantuar të gjithë me deklaratën në parlamentin shqiptar, për krenarinë e të qenit në krahun e duhur të historisë si “bijtë e kriminelëve komunist”.
Kjo, menjëherë pas kritikave të ndërkombëtarëve për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, për Kodin Zgjedhor, që pasqyrohen me këmbënguljen e tij në vendosjen e “kërpudhës” helmuese në mes të Tiranës, me ngjyrat kuq e rozë, si një pezmatim i klimës politike me pasoja për Shqipërinë në shërbim të pushtetit të tij personal dhe moskokëçarjen ndaj ndërkombëtarëve, që shënon edhe fillimin e fundit të tij.
Për efektin e tyre shkatërrues, me të drejtë “pikturat” e tij, nga shumë analistë, janë konsideruar shkarravina, por për interpretimin aplikues e fanatik nga ndjekësit e tij, shumë kritik të artit, mund t’i klasifikojnë ato në kategorinë e “artit” të së keqes, që buron nga ligësia e inkonshit të tij.
.
 


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.