back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Të braktisur… ose histori nga kufiri me Greqinë – nga Frida Liçi Guga

Gazeta

Pika kufitare e Kakavijës - gusht 2020
Pika kufitare e Kakavijës – gusht 2020
Frida Liçi Guga, ka qenë pjesë e autokollonës
përgjat 52 orëve në kufirin me Greqinë, në Kakavijë!
Ajo dëshmon për gjithë çka parë e përjetur në ato 52 orë ferri,
po dëshmon se edhe mbasi ka kaluar kufirin ka marrë me vete
traumën e një ngjarje, që ajo, po edhe të gjithë ne,
urojmë të mos përsëritet kurrë më…!

Të braktisur… ose histori nga kufiri me Greqinë.

nga Frida Liçi Guga

52 orë kalova në makinë për ardhur nga Jorgucati në Kakavi.
Kam plot histori nga vitet e para të kurbetit dhe nga kufiri, por kjo e fundit i kalon kufijtë e parashikimit.
Në orën13, të së premtes zura “rradhën” në Jorgucat. Gjer ne darkë kishim lëvizur 200 metra. Natën dogana greke u mbyll…
Të nesërmen mezi arritëm në Bularat. Me ato ritme mendova se do të më duhet një javë të kaloja kufirin… Por problemi është që pas të dielës duhet të kishe bërë testin, i cili ishte në dispozicion vetëm në Tiranë!! Madje disa thoshnin, se edhe aty duhej me mik!!
.
Rradhë kilometrike dhe sakrifica pafund në Kufirin me Greqinë
Rradhë kilometrike dhe sakrifica pafund në Kufirin me Greqinë
Erdhi ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë dhe siguroi që të vendosin dhe një grup tjetër doktorësh nga ana e Greqisë për bërjen e testit. Do të ishte më e lehtë për ne të bëheshin dhe nga ana shqiptare. Por ne jemi qytetarë me pasaportë greke, paguajmë këtu sigurimet për shëndetin, taksat, se këtu jetojmë dhe duhej shteti grek të na trajtonte si të tillë.
Ato tre ditë, sado që ishim në makinë ishin të mbushura me biseda, me një ndjenjë vëllazërie që ta ndihmonim njëri-tjetrin, të ndanim ushqimet, kafenë, ujin. Nuk mungonin as shakatë, përjetuam keq edhe humbjen e jetës së djalit 10 vjeçar. Hodhën nga pak dhè mbi gjakun në asfalt dhe mbi të lule!!
Vinin dhe me autobus për t’u kthyer në Greqi, të cilët i linin në Jorgucat dhe venin më këmbë deri në Kakavi. Nën temperaturën përvëluese 34 gradë, me fëmijë prej dore, pleq dhe plaka karvan, ndërsa valixhet i hiqnin zvarrë.
Të dielën në drekë arritëm më në fund afër doganës, kur na erdhi lajmi se u mbyll dhe ne duhet të ikim të bënim testin!? U revoltuan aq shumë sa u përleshën me ushtarët!
Nuk di në ndikoi revolta jonë, por mbas kësaj kufiri u hap dhe vetëm mbas 52 orësh në rradhët kilometrike munda të udhëtoja drejt shtëpisë…
Disa herë, gjatë rrugës më zuri gjumi dhe kur hapja sytë e tmerruar e gjeja veten jashtë korsisë. Më rrinte zemra aq fort… Ndalova tre herë për të fjetur, por zgjohesha sepse shihja në ëndërr sikur hapej kufiri ndërsa unë flija dhe humbisja rradhën…
.
Nga ngjarjet në kufirin me Greqinë - Gusht 2020
Nga ngjarjet në kufirin me Greqinë – Gusht 2020
Unë do të veja në Shqipëri edhe sikur ta dija që do të kaloja të gjitha ato që kalova. Do të veja sepse kisha 8 muaj pa i parë nipat. Jetova ato çaste me të voglin, kur më jepte një pëllëmbë me doçkën e vogël dhe pastaj të më përgëzojë. Të dëgjoja më të madhin të më thoshte “Puthëm në gjithë fytyrën të më vesh në gjumë!”
Urojmë, të jetë e fundit, për të gjithë ata që e povuan këtë kalvar të gushtit 2020!


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.