back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Pinjollët e Regjimit Komunist… që drejtojnë sot Shqipërinë! nga Ilirjan Blloshmi

Gazeta

Byroja Politike... nji pjesë e të cilëve u eleminuan...
Byroja Politike… nji pjesë e të cilëve u eleminuan…

Pinjollët e Regjimit Komunist… që drejtojnë sot Shqipërinë!

nga Ilirjan Blloshmi

-Edi Kristaq Rama – kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.
-Gramoz Kaso Ruçi – kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish sekretar partie e sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës.
-Taulant Kasem Balla – nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.
-Ilir Hamit Beqaj – ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamit Beqajt instruktor në KQ të PPSh-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.
-Ditmir Sulejman Bushati – ministër i Punëve të Jashtme. Djali i sekretarit të parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe.
-Milva Ekonomi – ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.
-Besnik Mit’hat Bare – deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve.
-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli) – deputete të PS-së. Nuse e djalit të ish oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.
-Besnik Rrapo Dervishi – kryetar i komisionit për informimin, i biri i ish anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.
-Vexhi Adem Muçmata – deputet i PS-së, ish hetues i diktaturës.
-Erion Luan Veliaj – kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.
-Fatmir Sazai Xhafaj – instruktor i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.
-Blendi Pëllumb Klosi – ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit. Gruaja e tij, Nora Ndue Gega, e bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit.
-Ervin Alfred Bushati – deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.
-Saimir Bashkim Tahiri – ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan.
-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në MPB në vitet 1975-1986.
-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.
-Bekim Osman Murati, drejtor i prefekturave në MPB. Është djali i ish sekretarit të parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman Murati ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.
.
Kohe diktature - Koha e Njeriut te Ri
Kohe diktature – Koha e Njeriut te Ri
-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.
-Zihni Nazif Bime, shef i burimeve njerëzore në MPB, ish oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.
-Besnik Shehu, ish oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.
-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.
-Julia Arqile Done, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. Mbesa e sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë Fone Done.
-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish oficer Sigurimi në katunde.
-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.
-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtori të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.
-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.
-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.
-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.
-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.
-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.
-Arian Skënder Kraja, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.
-Ogerta Dionis Manastirliu, drejtoreshë e përgjithshme. Babai i saj oficer i Sigurimit të Shtetit.
-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish oficer i Sigurimit të Shtetit..
-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i partisë komuniste G99. Djali i hetuesit të Sigurimit.
.
Ilirjan Blloshmi Sekretar i Përgjithshëm
Vatra Manhattan Branch
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.