back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Objektivat Komuniste” nga libri i Cleon Skousen, “The Naked Communist” (Komunisti Lakuriq) – Përgatiti Vehap Kola

Gazeta

The naked Communist - W. Cleon Scousen
The naked Communist – W. Cleon Scousen

“Objektivat Komuniste” nga libri i Cleon Skousen,

“The Naked Communist” (Komunisti Lakuriq)

Përgatiti Vehap Kola

“Ne nuk mund të presim që amerikanët të kërcejnë nga kapitalizmi në komunizëm,
por ne mund t’i ushqejmë ata me doza të vogla të socializmit,
derisa kur ata të hapin sytë e të gjejnë komunizmin e vërtetë.”
Nikita Hrushov
.
Komunizmi nuk vepron në një ditë, vit apo dekadë, ata punojnë me dhjetra vite!
Asgjë s’është e rastësishme sot. Kush nuk e konsideron betejën e sotme
si luftë për të mposhtur komunizmin realisht edhe në Shqipëri,
vetëm sa i shton jetën dhe fuqinë atij. Sot në Shqipëri drejtojnë
komunistët e shek. 21 dhe nëse nuk e kuptojmë edhe pranojmë,
atëhere jemi të dështuar për ta shpëtuar demokracinë.
Beteja e sotme nuk është betejë taksash as programesh, por luftë reale me komunizmin!
(koment nga Dritan Kaba)
 .
Më 10 Janar 1963, në një dëgjesë në Kongresin Amerikan, kongresmeni i Floridas, Albert S. Herlon, Jr, përfshin në regjistrat e seancës edhe një ekstrakt me titull “Objektivat Komuniste” nga libri i Cleon Skousen, “The Naked Communist” (Komunisti Lakuriq). Lista përfshin 45 objektiva, shumica dërrmuese e të cilave atëherë as nuk mendoheshin se do të realizoheshin një ditë. Më poshtë, po paraqes një përmbledhje të objektivave më interesante të lëvizjes komuniste në Amerikë.
.
Timonieri - Avni Delvina (mbi motive te Mikelanxhelos)
Timonieri – Avni Delvina (mbi motive te Mikelanxhelos)

Objektivat e Sotme të Komunizmit [viti 1958]:

2.Parapëlqimi i SHBA-ve për të kapitulluar ndaj alternativës së përfshirjes në luftë bërthamore.
4.Lejimi i tregëtisë së lirë ndërmjet të gjithë kombeve pavarësisht përkatësisë komuniste.
5.Ofrimi i ndihmës amerikane për të gjithë kombet, pavarësisht dominimit komunist.
11.Promovimi i OKB-së si e vetmja shpresë për njerëzimin. Nëse Karta e OKB-së rishkruhet, të kërkohet që ajo të ngrihet si Qeveri botërore e vetme me forcat e saj të armatosura të pavarura.
15.Kapja e njërës ose të dy partive politike në Shtetet e Bashkuara.
17.Marrja e kontrollit në shkolla. Përdorimi i tyre si rripa transmisioni për socializmin dhe propagandën komuniste aktuale. Zbutja e kurrikulës. Marrja e kontrollit mbi mësuesit. Futja e Vijës së Partisë në tekstet shkollore.
20.Infiltrimi i shtypit. Marrja nën kontroll e projekteve për shkrimin e komenteve rreth librave, editorialeve, pozicioneve të hartimit të politikave etj.
21.Marrja e kontrollit të pozicioneve kyçe në radio, television dhe kinematografi.
22.Vijimi i diskreditimit të kulturës amerikane duke degraduar të gjithë format e shprehjes artistike. Një qelizë komuniste amerikane është urdhëruar të “eliminojë të gjithë skulpturat e mira nga parqet dhe ndërtesat dhe t’i zëvendësojë me monumente të paforma, të shëmtuara dhe të pakuptimta.”
25.Shkatërrimi i standardeve kulturore të moralit duke promovuar pornografinë dhe paturpësinë në libra, revista, filma, radio dhe TV.
26.Paraqitja e homoseksualitetit, degjenerimit dhe shthurjes si “normale, të natyrshme dhe të shëndetshme”.
27.Infiltrimi i Kishave dhe zëvendësimi i fesë së shpallur me fenë “sociale”. Diskreditimi i Biblës dhe theksimi i nevojës për maturi intelektuale, e cila nuk ndjen domosdoshmërinë për një “patericë fetare”.
28.Eleminimi i lutjes apo çfarëdo forme të shprehjes fetare në shkolla me argumentin se dhunon parimin e “ndarjes së shtetit nga kisha”.
30.Diskreditimi i Etërve Themelues të Amerikës. Paraqitja e tyre si aristokratë egoistë që nuk kishin asnjë brengë për “njeriun e zakonshëm”.
38.Infiltrimi dhe marrja nën kontroll e bizneseve të mëdha.
40.Diskreditimi i familjes si institucion. Inkurajimi i shthurjes dhe divorcit të kollajtë.
41.Theksimi i nevojës për t’i rritur fëmijët larg nga ndikimi negativ i prindërve. Mvishjani ndikimit shtypës të prindërve të gjitha paragjykimet, pengesat dhe vonesat mendore të fëmijëve.
42.Krijimi i bindjes se dhuna dhe kryengritjet janë aspekte legjitime të traditës amerikane; se studentët dhe grupe të interesave të veçanta duhet të ngrihen dhe të përdorin “forcën e bashkuar” për të zgjidhur problemet ekonomike, shoqërore dhe politike.
45.Dhënia Gjykatës Botërore e juridiksionit mbi kombet njësoj si mbi individët.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.