back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

E vërteta vonon por nuk harron – nga Cezar Ndreu

Gazeta

Xhaferr Deva (1904-1978)
Xhaferr Deva (1904-1978)

E vërteta vonon por nuk harron

nga Cezar Ndreu

“…U mblodhëm, ne hebrenjtë e Shqipërisë në Kavajë dhe vendosëm të takonim Ministrin e Brendshëm Xhafer Devën për rrezikun që na kërcënohej nga pushtimi nazist i Shqipërisë… – (shkruan një hebre )
Me shumë frikë vendosëm, që me një përfaqësi të takoheshim me Devën.
Kishim frikë, pasi Qeveria e Shqipërisë së asaj kohe ishte nën mbikqyrjen e regjimit nazist…
Shkuam në Tiranë dhe i kërkuan Devës mbrojtje!”
Deva si shqipetar i mirë, na u drejtua:
Juve nuk ju prek askush, derisa qeveria jonë t’i ketë këmbët në tokë, kohët janë të vështira dhe për ne, sa të kemi mundësi ne do ju ndihmojmë dhe kurrë nuk do t’ju dorëzojmë!
Dhe ashtu bëri…
Nga vendet e Europës kishin ardhur mbi 2000 hebrenj dhe u strehuan në Shqipëri.
Komanda gjermane merr informacion dhe i dërgon Xhafer Devës një letër-kërkesë që Qeveria shqiptare duhet t’i dorëzojë hebrenjtë e strehuar në Shqipëri. Komanda gjermane ndodhej në Prishtinë dhe kërkon që për 48 orë të gjithë hebrenjtë të dorëzoheshin!!
.
Hebrenjtë e mbijetuar në Tiranë
Hebrenjtë e mbijetuar në Tiranë
Xhaferr Deva për 48 orë nuk ju përgjigj komandës gjermane, por urdhëroj autoritetet e vendit që për 48 orë çdo hebre të pajisej me letërnjoftim, pashaporta shqiptare!
Dhe ashtu u bë!
Për 48 orë, çdo hebreu në Shqipëri iu dha letërnjoftimi shqipëtar.
Atëhere pas 48 orësh Deva i ktheu përgjigje Komandës gjermane se:
Nga verifikimet tona figuron se asnjë hebre nuk ka hyrë në territorin tonë.
Rast i rrallë në botë që asnjë nga hebrenjtë që ishin në Shqipëri, rrethb 2000 frymë, askush nuk u persekutua apo u spiunua tek gjermanët!
Besa – ky istitucion që ishte skalitur me shekuje në ADN e shqiptarëve nuk e tradhëtoj identitetin shqiptar.
Edhe sot, pas kaq vitesh shumkush nga ne ndihet krenar se dikur kishin Besë!
Me hyrjen e regjimit sllavo-komunist të ’44, i pari që u godit ishte ky vyrtyt Besa!
.
Marre nga Muri i fb i Cezar Ndreut, 2 shtator 2020

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Gezim Maloku
    Madhështor mbetet Xhafer Deva, me kët Akt, që shpëtoi nga persekutimi i 2000 hebrenj, duke i pajisur në kohë rekord, me dokumenta Shqiptare. Ndërsa nga Janina, Ushtria Gjermane tërhoqi 1843 hebrenj, dhe i dërgoi në Gjermani. Ky akt çnjerezor ka brenda edhe bashkëpunimin e autoriteteve shtetërore të Greqisë, që nuk bënë asgjë për mbrojtjen e hebrenjve të Janinës. Ndofta grekëve u ka interesuar edhe grabitja e pasurive të tundëshme dhe të patundeshme të hebrenjve. Grekët me këtë tradhëti, i kanë shitur hebrenjtë, si bagëtitë në pazar, duke justifikuar bashkëpunimin në krim, me sebepin, që Gjermania i kërkonte ata. Përse nuk u shkoi mendja të vepronin si Xhafer Deva, Napoleon Zerves & Co, që akuzonin shqiptarët e Çamërisë për bashkëpunim me gjermanët, kur vetë qenë më keq se qentë, besnikë të gjermanëve, duke u dhënë hebrenjtë, me kusht që të spastronin Çamërinë nga Shqiptarët e Epirit.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.