back to top
-2.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nekrofili – nga Skënder Tufa

Gazeta

Skender Tufa
Skender Tufa

Nekrofili

nga Skënder Tufa

Në këtë kohë të trazuar janë të shumtë tipat, karakteret, mllefet e vjetra apo vetëreflektimi i këndit të errët për të cilin disa mendojnë se pastrohet duke vjellë ndyrësira.
Kam rastisur të shoh njerëz të kompleksuar, të cilët janë munduar të nxijnë figura të vlerësuara. Në dy raste kam parë dhe familjarë të të larguarve nga kjo jetë, të cilët i janë drejtuar ligjit për të rivendosur në vend dinjitetin e të afërmve të tyre të cënuar nga këta aneks-mostra. Koha, si ajo rrjeta e shtrirë në skajet tona, vetë-sit vlerën dhe llumin, të cilat duken qartë në hapsirën e sajë.
Kollosët qëndrojnë të patundur dhe të pagrryer nga erozioni, ndërsa zhumilet humbasin e cfryhen.
Sa fundmi jemi duke para fenomene ta çuditshme, të dirigjuara a të reaksionuara nga të sfrustruar, të cilët janë duke sulmuar vlera, ndër ta ishte një spiun i sigurimit të komuniznit, i cili sulmoi vlerën kombëtare Martin Camaj.
Krejt rastësisht hasa me sulmin e një vlere tjetër, Petro Zheji.
Ndoshta këto veprime mund të dirigjohen dhe nga “Rilindja”, e cila duke llumosur gjithçka kërkon të vlerësojë skëterrën, ose ata që padronojnë çeshtjen shqiptare kanë interes ta çvlerësojne skajshëm atë, për ta tretur më mirë në gëlltitje.
Edison Ypin e kam parë në prezantimet e tij karagjoze në publik, si një këndvështrim ndryshe i realitetit dhe kam qeshur me të e me mënyrën me të cilën na është ofruar, por shkundja mbas letargjisë së këtij gjarpëri të zgjuar çuditërisht kaq vonë me helm-vjedhje, më shtyn ta shoh me mirë këtë ndalesë, e cila më ka lënë shijen e një skenari operativo-vëzhgues.
Një punëtor i rëndomtë (në kohën e diktaturës) diku andej nga Kinostudio, bën pushimet në Pogradec dhe takohet me Lasgushin edhe pse ai jetonte në Tiranë.
Adhurues dhe i këshilluar i Kadaresë. Produkt Kadare!?
“Ne jemi komunista/ shokë të Enverit/ partia na kaliti/ besnikë në udhë të nderit…”
Ky idhulli Kadare, jo vetëm që ka internuar një familje dhe ka shtruar në psikiatri dhe ka çmontuar si njeri një të ri vetëm pse dashuroi, por ka dalë edhe dëshmitar në një gjygj politik kundër të burgosurit politik Petrit Karazi!
Kadare i urrente, Petron dhe Lasgushin, e nuk e duronte t’i shihte ata, nga poshtë hijes së tyre.
Dikush paska bërë një skicë në një paketë cigaresh dhe të paska treguar ku gjendej Petro Zheji.
.
Petro Zheji 1929
Petro Zheji 1929
Edhe Tarasi me paketë cigaresh bëri skicën ku gjendej Qemali dhe ia ofroi italianëve.
Unë nuk e kam njohur personalisht Petro Zhejin, por kam lexuar nga përkthimet e tij dhe kam dëgjuar shumë për të dhe vlerësimin e figurës së tij, si dhe për kryeveprën gjuhësore.
Profesori i nderuar Përparim Kabo thotë: “Petro Zheji është njeriu më i madh i të gjitha kohërave për letrat shqipe…”
Petro ta hapi derën dhe nuk të pyeti, kush je, nga vjen dhe kush të solli.
Por, bujarisht të ofroi pak nga eremiteti i tij dhe erudicioni i pashtershëm.
Ti leh e pështyn tani që ai nuk është më fizikisht mes nesh.
Petro Zheji bënte jetë eremiti dhe përkthente shkëlqyer vetëm për të mbijetuar, për të mos u tjetërsuar, për të mos qenë Kadare e në këtë mbijetesë kishte fituar shqisë-nuhatjeje për “çimka”.
Djali i Petros, preferoi më parë të bënte skicën e një femre se sa të shkonte në burg si shoku yt Jamarbër Marko.
Kur ti hyje, personat që ishin brenda shtëpisë së Petros dilnin jashtë e kur ti dilje jashtë… ata hynin.
Si? Përse ndodhte kjo?!
Po ata të gjithë të njihnin dhe flisnin se ti i kishe dalë dëshmitar gjakut tënd.
Gjarpërin… nuk e kam dëgjuar të bëjë ndonjë veprim të tillë. Paska dhe më keq!
Ata nuk të përzinin, sepse ishin koshiente që në çdo skutë do të hynte Sigurimi e duke të njohur ishin më të qetë e më të kujdesshëm.
Po! Kur të gjithëve iu hap goja Petro Zhejit iu mbyll… sepse gjiganti e kish nuhatur qe kishte ardhur koha e Kukuvajkë-kuisjes…
.
Skënder Tufa, 10 Shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.