Abacia benediktine e Shën Palit në Kabash të Pukës
nga Kastriot Marku
Abacia e njohur benediktine e Shën Palit ndodhet në Kabash të Pukës në dioqezë të Pultit.
Në vitin 1637, Frang Bardhi shkruan: “…Kabashët e Shën Palit janë 16 shtëpi, 114 frymë të krishtena, dhe po aq turke o diçka ma pak. Vendi asht i mirë, qet fryte e bar shumë, por venë pak e bukë edhe ma pak. Në të kaluemen ishin shumë të pasun, por mbasi filluen me i ramë mohit fesë katolike, janë vorfnue dhe prandej e njohin gabimin e vet të madh. Kanë kishën e vet n’emën të Shën Palit, larg sa hedhë gurin. Aty erdhën ata të Kabashit dhe panë meshën tonë e ndëgjuen fjalën tonë; kam krezmue 22 frymë sish. Kjo kisha e Shën Palit asht abaciale dhe asht kryet dhe ama e të gjitha kishëve të tjera të Pukës. Duket se motit ka qenë shumë e pasun; e dëshmojnë këtë ma pleqt e famullisë t’atij Shën Palit dhe copat e një kryqi argjanti të praruem shumë i bukur dhe shumë i pasun, dhe i pajisun në të katër anët me katër gurë që duken djamanta shumë të kulluet e të mëdhaj sa një kokërr arrë, e dhetë ma të vogjël të vendosun për rreth së Shenjtnueshmes Nanë që asht e ngulun në kryq nga njena anë e nga ana tjetër asht Zoti ynë Krishti, katër ungjilltarët e tij me shenjet e tyne, dhe nën kambët e Madhënisë së tij hyjnore janë të vendosuna disa shkroja greke, të cilat ndoshta tregonin ose vjetin ose argjantarin. Se ajo kishë ka qenë shumë e pasun provohet edhe nga një copë e bishtit të mitrës s’Abatit, që asht aty dhe e pajisun me gurë të çmueshëm. N’e mbrama, se ka qenë e pasun, provohet nga arat shumë të bukura që ka për rreth e që në kohë të vet prodhojnë sasi të madhe sane shumë të bukur, dhe nga shumë druj arre që e rrethojnë përqark. Këto i kishin pushtue të krishtenët dhe turqit dhe tash, tue veprue me zell, ua kam heqë duerve të tyne, dhe kështu i gëzon kisha e famullitari. Për ma tepër ka nën sundimin e vet shumë male fort të nalta të mbushuna me landë të mëdha e të trasha për çdo lloj druje, dhe aty bahen boronica(?) që i sjellin shumë t’ardhuna kishës…”
.
Marre nga Muri i FB i Kastriot Markut. 9 shtator 2020