back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Reis Myrteza Poshi (1919-2001) – një emër i ndritur i arsimit shqip, një figurë që meriton më shumë drite…

Gazeta

Reis Myrteza Poshi (1919-2001)Reis Myrteza Poshi (1919-2001)
Reis Myrteza Poshi (1919-2001)

Reis Myrteza Poshi (1919-2001) –

një emër i ndritur i arsimit shqip,

një figurë që meriton më shumë drite…

Familja Poshi - ditën e dasmës së djalit - Tre breza
Familja Poshi – ditën e dasmës së djalit – Tre breza*
Ishte mëngjesi 8 Tetor 2001, rreth orës tetë të mëngjesit,
pushoi se rrahuri zemra e babait tim, Reis Poshi (1919-2001),
mësuesit shembullor, prindit të dashur, syri i kujdesshëm i të cilit
më ka ndjekur dhe më ndihmuar në çdo hap të jetës sime, me durim dhe autoritet,
me zgjuarsi dhe shembull personal, më ka dëshmuar se jeta është luftë vlerash.
Sot me sy të përlotur kujtoj nxënësin e Normales së Elbasanit (1938-1942),
mësuesin e gjuhës, gjeografisë, (1942-1975) ndiej mall dhe dua ta ndaj këtë ditë
me të gjithë ata që rrojnë dhe janë në kujtesën e brezave të arsimtarëve që jetuan,
punuan e sakrifikuan bashkë me të respektuarin, të ndërgjegjshmin,
të papërtuarin dhe dinjitozin Reis Poshi, babanë tim, që edhe në momentet e fundit,
kur të më shterret fryma, do të jem krenar.
Myrteza Poshi
.
Dëftesë Aftësie e Reis Poshit, kur përfundoi studimet në Normalen e Elbasanit
Dëftesë Aftësie e Reis Poshit, kur përfundoi studimet në Normalen e Elbasanit***

Reis Myrteza Poshi lindi në Gjirokastër më 17 maj 1919, në një familje nëpunësish patriotë e adhetarë. Mbasi mbaroi shkollën e mesme në qytet e lindjes, ai vazhdoi studimet ne Normalen e Elbasanit. Prej shtatorit të 1938, deri qershor 1942, vazhdoi dipllomimin si mësues dhe merr emërimin si shumë studentë të asaj kohe në Kosovë. Fillimisht në Prishtinë tetor 1942 – mars 1943, Pejë në prill 1943 – prill 1944 dhe në vitin shkollor 1943-44 deri në muajt maj-korrik, në qytetin e Kërçovës në Maqedoni. Më pas erdhi në qytetin e Vlorës si mësues në qytet në disa shkolla, si inspektor arësimi. Si drejtor, ai do të hapte shkollën për herë të parë në Llakatund, në periudhën shtator 1944 – dhjetor 1944; në Bishan – në janar 1945 – gusht 1946; në Matogjin – shtator1946 – qershor 1947. Prej vitit 1947 deri në 1955, ai do të punonte në disa shkolla të qytetit të Vlorës. Në vitet 1955 – deri 1963, ai do të shërbente si drejtor i kabinetit pedagogjik Vlorë; më 1963-65 drejtor për herë të parë i shkollës së re “Teli Ndini”; përsëri 1965-1967, drejtor i shkollës së re “Lef Sallata” në Vlorë; në 1968 deri 1975 mësues gjeografie, ku edhe doli në pension. Reis Poshi, gjirokastriti që u familjarizua shpirtërisht me Vlorën do të ndërronte jetë me 8 tetor 2001, me moshën 82 vjeçare.

.
Viti shkollor 1943-44. Reis Poshi mësues në shkollën fillore “Mojsi Golemi” Kërçovë
Viti shkollor 1943-44. Reis Poshi mësues në shkollën fillore “Mojsi Golemi” Kërçovë
Viti shkollor 1943-44. Reis Poshi do të jepte mësim në shkollën fillore “Mojsi Golemi” të Kërçovës, i cila simbas shënimeve të tij kishte gjithsejt 286 nxënës (189 meshkuj dhe 97 femra).
Në këtë vit shkollor mësimet do të zhvillpheshin nga ky kuadër mësimor:
Fadil Hoxha – drejtor;
Jorgji Bekteshi – mësues;
Reis Poshi – mësues;
Marika Naço – mësuese;
Afërdita Gjylapi – mësuese;
Athina Dinisqoti – mësuese dhe
Tajar Zylfiu – mësues.
Në foto i dyti lart djathtas, Reis Poshi me kolegë të kësaj shkolle. Me rastin e mbylljes se vitit shkollor 1943-1944, shkolla “Mojsi Golemi”, Kërçovë – Maqedoni, nje grup vajzash kërcimtare që këcyen një valle shqiptare mbas manifestimit. Një grup nxënësesh me mësuesit e shkollës, zoti Rexhep Sadiku, i ftuar i komunës dhe një grup i madh nxënësish përpara shkollës 5 korrik 1944.
Nga vitet e tij si mësues në Kosovë e Maqedoni, gjatë periudhës 1942-1944, ai ka ruajtur një pafundësi fotosh, të lidhura me hapjen e shkollave dhe përparimin e rinisë shqiptare kudo ku ai shërbeu me devotshmërin e një mësuesi dhe atdhetari…!
.
Kolektivi pedagogjik i shkollës "Teli Ndini" - Viti i parë i çeljes 1963-64.
Kolektivi pedagogjik i shkollës “Teli Ndini” – Viti i parë i çeljes 1963-64.
Një tjetër kujtim i bukur e i paharruar me mësuesit që nuk jetojnë.
Kolektivi pedagogjik i shkollës “Teli Ndini” – viti i parë i çeljes 1963-64.
Në rreshtin e parë ulur, Olimbi Noçka, Nermin Çoçoli, Shefikat Sinani, Aleme Bodo, Reis Poshi (drejtor), Neli Sulstarova, Nermin Kanani, Valentina Kelo, Velide Toto, rreshti dytë: Leandro Milo… Nazmie Delo, Liri Çobo, Naile Gjini, Zhaneta Luari, Aliqi Kushta, rreshti i tretë: Bareq Luzaj, Remzi Suljoti, Besim Zejno, Refie Xhelili, Amali Papa, Remzi Shtylla, Myfit Jupi, Sezai Borshi.
Familja Poshi, ruan dokumentacion të shumtë dhe me vlera historike, mbasi në disa breza kanë kontribuar në shkollën shqipe, jo vetëm në Vlorë po edhe në Kosovë e Maqedoni. Sigurisht një punë sistematike mund të ndihmojë jo vetëm në mbledhjen, shpjegimin, arkivimin pse jo edhe në botimin e kësaj pasurie të ruajtur me aq kujdes nga Reis Poshi…
.
Reis Poshi dhe e shoqja ditën e Martesës - 1950
Reis Poshi dhe e shoqja ditën e Martesës – 1950
*Familje Poshi, familje intelektuale me kontribute të spikatura në historinë dhe arsimin shqiptar.
**Familja Poshi ne 13 shtator 1981, ditën kur jam martuar, dhe prindët e mi kur sapo kanë qenë të martuar në 1950, në Vlorë.
***Një dokument origjinal, Dëftesë Aftësie e babait tim, kur përfundoi studimet në Normalen e Elbasanit.
.
Vajzat e Flamurit Kuqezi - Kerçove 1943
Vajzat e Flamurit Kuqezi – Kerçove 1943 – foto Reis Poshi
Shkrimi u përgatit nga Jozef Radi.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.