“…I mbyll sytë, dhe i hedh nji sy krejt botës sime.
Mandej i kushtoj nji lutje krejt atyne njerzve,
që në nji çast të caktuem jete janë largue prej meje,
persona me të cilët do të kisha dashtë me pasë nji raport krejt ndryshe,
po që për njimijë arsye s’ka shkue njashtu siç unë kam dëshirue.
Në kët botë, për shkak të rrethanave në të cilat jemi takue,
midis meje dhe tyne s’ka funksionue gjanat në asnji farë mënyre.
Por e ndjej, jam e sigurtë, se diku tjetër,
në nji botë diku ma të thellë e ma të largët,
në nji breg të mrekullueshëm,
ne ju afrojmë atyne mirsjellje,
dhe kalojmë së bashku çaste të papërsëritshme…!”
Shumë e bukur, Jozef.