back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Ti di të jepesh!! Tasos Livadhitis (1922-1988)

Gazeta

Tasos Livadhidis (1922-1988)
Tasos Livadhidis (1922-1988)

Ti di të jepesh!!

poezi nga Tasos Livadhitis

Ti di të jepesh e dashur,
di të jepesh e gjitha e mos të mbash asgjë për vete,
veç trazimit se mos ndoshta s’ke dhënë gjithçka!
Çdo gjë mund të ndodhë në kët botë, shpirtja ime,
po veç me buzqeshje le të vijë ajo,
pse më parë se t’i trokisje jetës sime,
ke jetuar ndër ëndrrat e mia e dashur…
Dhe mos dëgjo se ç’mund të thotë ndokush,
kur bota është kaq e shndritshme
dhe sytë e tu kaq të mëdhenj…
Në çastet më intime, me ty e jetova gjithë jetën….
që sërish të rishfaqemi bashkë një ditë
atherë të gjitha mbrëmjet dhe këngët do të jenë tonat…
Eh sa do të doja ta thërrisja emrin tënd, e dashur,
me gjithë forcën e shpirtit tim…
ta ulërija aq fort,
sa të mos flinte më, asnjë ëndërr e kësaj bote,
dhe asnjë shpresë të mos vdiste…

Dashuri dhe shi
Dashuri dhe shi

O zot sa e bukur që ishe,
si një pemë vezulluese n’një natë të kahershme Krishtlindjesh!
Më fal e dashur, pse kam jetuar përpara se të njihja ty!
I urrej sytë e mi kur s’ma shfaqin buzqeshjen tënde…
dhe ndjehem një i verbër që veç përlotet,
duke dëgjuar së largu oshtimën e një feste madhështore,
dhe si i verbër po kërkoj dorezën e derës,
në një shtëpi të përfshirë nga flakët…

…Që ti të lindje
dhe unë një ditë të gjeja ty…
u krijua bota…!

Prandaj e dashur, kur guxon t’më largosh nga vetja ta dish:
se ke lënë jashtë dere krejt një botë hidhërimi…
Nëse s’vdesim për njëri-tjetrin,
jemi pothuajse të vdekur…
E nëse gjen një të vdekur jashtë derës tënde,
ta dish se vdiq i therur prej thikës së një puthjeje,
që e ëndërronte për Ty, veç për Ty…
Prandaj shkelmë, të kem s’paku kënaqsinë se ishe ti e askush tjetër…

.
Përktheu Engrita Souli

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.