back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Sërish për kriminelin sadist Lek Imeraj (Ymeri) – Dëshmia e Izet Dardhës – (ish-pjesëtar i forcave speciale)

Gazeta

Lekë Imeraj - nga kriminel i Spaçit në shkrimtar
Lekë Imeraj – nga kriminel i Spaçit në shkrimtar

Sërish për kriminelin sadist Lek Imeraj (Ymeri)

Dëshmia e Izet Dardhës – (ish-pjesëtar i forcave speciale)

Kam shkruar dhe më parë për Lek Imeraj (Ymeri) .
Reagim qenë ca kёrcënime nervozake të nipit të tij.
Tani, për përfshirjen e tij në projektimin e masakrës
dhe vdekjeve në Revoltën e Kamp-Burgut politik të Qafë-Barit
flet një dëshmitar okular, ish-pjesëtar i Forcave Speciale të ish MPB, Izet Dardha.
Lek Imerajt (Ymeri) nuk i pi më ujë asnjë alibi, as në Gjermani.
Dëshmia është përfshirë në librin memuaristik të Skënder Tufës, në proces botimi.
Lek Imeraj(Ymeraj), si të gjithë komunistët, ka Sindromën e Strucit.
Ai sërish flet me gjuhën e diktaturës kur Revoltën e quan rebelim dhe pjesëmarrësit e saj, rebelë.
Ne jemi gjallë e dëshmojmë, por bashkë me ne bashkohet edhe dëshmia
e ish-pjesëtarit të forcave speciale, Izet Dardha. Ja dëshmia e tij:
.
Lekë Imeraj (Ymeri) dhe Burgu i Qafë-Barit
Lekë Imeraj (Ymeri) dhe Burgu i Qafë-Barit

Dëshmia e Izet Dardhës

(ish-pjesëtar i forcave speciale)

Quhem Izet Dardha. Kam lindur në Dibër me 1962. Aktualisht jetoj në USA.
Jam arratisur nga Shqipëria qё në vitin1986.
Unë dëshmoj:
Në vitin 1984 kam qenë pjesë e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Kryesisht na dërgonin pranё burgjeve si përforcim.
Në fillim të muajit maj të vitit 1984, kemi qenë pranë Burgut të Zejmenit (Lezhë).
Në atë kohë, atje na është komunikuar, se duhet të qëndrojmë të gatshëm dhe të mos largohemi, sepse është njoftuar, se në burgjet politike Spaç ose Qafë-Bari mund të ketë trazira.
Në mëngjesin e datës 22 maj 1984, na thërrasin me shpejtësi për veprim:
në burgun politik të Qafë-barit ka filluar trazira.
I habitur pyesja veten:
-Nga e dinin këta, dy javë më parë, se do të ketë trazira?
Me shpejtësi nisemi për të mbërritur mbas disa orësh në burgun politik të Qafë-Barit.
Përsa kohë që unë kam qenë atje, nuk kam parë asnjë reagim nga të burgosurit politikë.
Revolta kishte mbaruar.
.
Ymeri, Caja, Lame... në Gjermani, si strehë e atyre që mbajnë mbi shpinë krime...
Ymeri, Caja, Lame… në Gjermani, ku gjene  strehë e ata që mbajnë mbi shpinë krime…
I gjithë vendi ishte i rrethuar me disa rrathë e me forca të ndryshme, si ushtarë, policë, forca të tjera speciale të ardhura para nesh, forca vullnetare me civilë.
Zv/ministri i PB, Zylyftar Ramizi dhe ata që e shoqëronin zbritën me helikopter pak mbi vendin ku ndodhej burgu.
Në atë Burg, kundër atyre njerëzve të pambrojtur, janë përdorur torturat më çnjerzore.
Udhëzuesi i drejtpërdrejtë i të gjitha veprimeve ishte Lek Imeraj (Ymeraj).
Ishte ngritur një shtab fuqiplotë veprimi pranë komandës së burgut me zv/Ministrin, Zylyftar Ramizin, kryetarin e degёs PB Pukë, me Lekё Imeraj (Ymeri) oficer drejtimi i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale, me drejtorin e Drejtorisë se Zbatim-Vendimeve Penale, Kasёm Kaçi, me komandntin e burgut, Riza Musollari, me shefin e policisë, Edmond Caja e disa të tjerë. Pasi futeshin në zyrë dhe bënin planet e veprimit, Lek Imeraj (Ymeraj) dilte nga zyra me letër në dorë dhe drejtonte drejtpërdrejt në terren të gjitha veprimet kundër të burgosurve. Ai i mblidhte të gjithë dhe me një zë të egër e duke shkumëzuar nga goja, ai jepte urdhëra për të vepruar pa mëshirё mbi të burgosurit politikë. Shefi i policisë Edmond Caja, e ndiqte si servil i përulur dhe të dy bashkë kordinonin veprimet nё terren.
Të gjitha arrestimet, torturimet, transferimet dhe vdekja e të burgosurit politik Sandër Sokoli, janë rezultat i urdhërave të tij.
.
Marrë nga Muri i fb i Agron Tufës, 8 nentor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.