back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kush është halabaku, z Kryeministër?? – nga Ilir Allkja

Gazeta

Mjeku Ilir Allkja
Mjeku Ilir Allkja

 Kush është halabaku, z Kryeministër??

nga Ilir Allkja

Ju ftoj të kërkoni nga lindja në perëndim ndonjë komb që të ketë bërë përpara
nën drejtimin e kusarëve, batakçinjeve, anakronikëve e perversëve!
Prosperiteti, mirëqënia dhe begatia e kombeve, e kanë burimin tek gratë dhe burrat normalë!
Mjaft më, boll më u morëm në qafë nga anormalët! Shqipëria ka nevojë
për qeverisje normale, liderë normalë, klasë politike normale!
Koha për të mos i braktisur të rinjtë e guximshëm, ose të vdesim të gjunjëzuar! ilir allkja
.
Dhjetor 2020 - Dhjetor Protestash
Dhjetor 2020 – Dhjetor Protestash

Zoti kryeministër, unë dhe ti kemi shumë diferenca, por unë sigurisht që nuk e kam fjalën për paratë e pushtetin.
Ti e di mirë, unë jetoj duke punuar… ndërsa ti duke sunduar!
Unë e kam mbaruar universitetin me supën e konviktit, i veshur me rrobat e babait tim, sepse isha i varfër, ndërsa ti mbarove një institut thjesht prej emrit të babait, e për t’u veshur dhe për të ngrënë e pirë, as që ja ke ditur, i ke patur me bollëk!
Unë prej dy vitesh jam në këmbë kundër shkatërrimit të çdo vlere historike, morale e njerëzore në këtë vend dhe jam përballë teje dhe qenve të tu.
Ti e di mirë se si e nise shkatërrimin para 7 vitesh, fillove me linçimin e shesheve dhe qendrave historike të qyeteve, hodhe në rrugë të pa punë mijëra gra e burra vetëm e vetëm sepse nuk ishin rilindas, ndërsa i zëvëndesove me të pashkollë e militantë të verbër.
Ti, Edi Rama shkatërrove ekonominë me themel duke dhuruar paratë publike oligarkëve, katandise shëndetësinë, baltose arsimin, varrose drejtësinë, e ktheve policinë në një organizatë kriminale ndërsa kriminelët i ule këmbëkryq në qeveri, parlament, bashki e kudo.
Ti, Edi Rama po përpiqesh të vrasësh edhe atë që na ka mbetur, shpresën!
Unë bashkë me mijëra shqiptarë jemi në këmbë kundra regjimit tënd, që po sjell vetëm fatkeqësi për vendin tonë, e unë po të pyes publikisht, kush është alabaku e huligani në këtë vend?!

.
Ilir Allkja, mjek

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.