back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shoqëria njerëzore vetëm përsoset nga protestat… – nga Gëzim Çelhyka

Gazeta

Gëzim Çelhyka
Gëzim Çelhyka

Shoqëria njerëzore vetëm përsoset nga protestat…
nga Gëzim Çelhyka

Në këtë planet protestohet dhe vetëm protestohet. Po çdo protestë ka anën e saj të Hijes – Dhunën.
Bota nuk njeh protestë/ demonstrim pa dhunë.
Ne vitin 2007, u mblodh në Hamburg G20, dhe planet e se ardhmes, ku për çdo gjë vendosnin vetëm njëzet shtete. Pati protestë, po çfarë proteste! Protestë me koreografi të dizenjuar nga artistë dhe, protesta doli nga shinat dhe kudo “dirigjoi”: Dhuna.
Tensionet rriten aq më shumë ku protesta, nuk ka as kokë udhëheqje dhe, asnjë kod të caktuar të sjelljes së pjesëmarrsve si protesta në Tiranë, e cila nuk ishte e planifikuar, po ishte si reaksion i brutalitetit të shtetit. Protesta në Tiranë ishte protestë reaksion i improvizuar, e paorganizuar, pa kokë, e decentralizuar, pa udhëheqje, me moton e urrejtjes si rezultat i brutalitetit kriminal të shtetit. Dhe lavdi zotit patëm protestë! Po në protestë tensionet përshkallëzohen dhe pakica e dhunshme fillon e mbizotëron te të gjithë pjesëmarrsit duke i trimëruar dhe eksituar njeri tjetrin, po dhe nga media. Protesta e Tiranës ishte hedhja e dorëzes brutale të shtetit me vrasjen e një 25 vjeçari të pafajshëm. Një proteste improvizuese që sigurisht do të kishte vetëm Dhunë duke i lënë pa renditur motivet politike të një qeverisje mizerabël të dështuar në të gjitha fushat. Rinia protestuese është e injoruar, e poshtëruar, pa asnjë shpresë dhe, jo në asnjë axhendë vëmendje nga shteti, po e persekutuar dhe margjinalizuar nga shteti. Të rinjtë janë në elementin e tyre në protestë, dhe ndjehen në vëmendje, dhe kjo i mbush me krenari dhe glorifikim; sigurisht që nuk janë të pjekur politikisht. Të rinjtë shqiptarë duhet të rriten, edukohen në protesta dhe kjo është gjëja më e bukur e brezit të ri që duhet vetëm të protestojë. Respekt për protestuesit. Kam lexuar shkërdhata komente nga opinioniste, ku demonstruesit i kanë quajtur me cinizëm: “Protestë e Fshatarëve kundër Qytetarëve!” Ja që shoqëria njerëzore vetëm përsoset nga protestat dhe protestat nuk janë asnjë garanci për ato që vijnë nesër në pushtet që do të sillen më mizorë dhe intolerantë ndaj demonstruesve të cilët po luftojnë aktualisht. Edi Rama është i tillë që, ka frymëzuar dhe tradhëtuar. I tillë është dhe Basha. Prandaj rinia vetëm duhet të protestojë dhe protestojë. Protesta paqësore ka patur vetëm në Tian an men në vitin 1989. Ku qeveria Kineze e shtypi me gjak dhe hekur duke e larë me gjakun e demonstruesve paqësorë. Në Hamburg protesta eskaloi në një javë luftë frontale, një javë ku Hamburgu mori flakë dhe kundërshtarët shplodheshin përballë njëri tjetrit në anë të kundëra të rrugës ku dhe flinin; të nesërmen fillonte çdo gjë nga e para. Dhe ishte një protestë heroike që i paraprinte të ardhmes të cilët po e jetojmë sot për të mos u bërë një shoqëri Zombi, ku vendosin një pakicë për gjithë planetin. Retorika e Kryeministrit është e papranueshme ndaj protestuesve duke e poshtëruar dhe injoruar. Ato duan vëmendje dhe vëmendjen do ta marrin me protesta.
.
Marrë nga muri i Fb i Gëzim Çelhykës, 12 dhjetor 2020

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.