back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Sejfulla Malëshova (1900-1971) – nga Xhafer Sadiku

Gazeta

Sejfulla Malëshova (1900-1971)
Sejfulla Malëshova (1900-1971)

Sejfulla Malëshova (1900-1971)

nga Xhafer Sadiku

Sejfulla Malëshova, ka lindur në 1900, në Malëshovë të Përmetit. Shkollën e ulët e kreu në Vlorë, të mesmen në kolegjin Shën Dhimitër Corona, në Kalabri të Italisë, ku vazhdoi edhe disa vite universitet. Nuk i mbaroi studimet, pasi u përfshi në aktivitete politike dhe me shkrimet e tij ndihmoi shumë në grumbullimin e studentëve.
Ishte vetëm 20 vjeç kur filloi bashkëpunimin me Fan Nolin, Faik Konicën dhe Vatrën.
Në 1924, ishte kryesekretar i qeverisë së Fan Nolit. Pas rivendosjes së ligjshmërisë, në dhjetor 1924, sëbashku me shokë të tjerë u largua jashtë atdheut dhe u vendos në Bashkimin Sovjetik.
Në Moskë, mbaroi studimet e larta për filozofi dhe u bë për një kohë të gjatë bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik. Intelektual me kulturë të gjerë, Sejfulla Malëshova fliste pesë gjuhë dhe kishte aktivitet të gjerë publicistik, duke bashkëpunuar me shtypin e njohur të kohës, veçanërisht me atë francez. Ai ishte ndër poetët më të mirë dhe më prodhimtarë të kohës së tij, i njohur ndryshe me emrin Lame Kodra.
U kthye në Shqipëri në 1943, dhe u zgjodh anëtar i këshillit nacional-çlirimtar, antar i Shtabit të Përgjithshëm, antar i Byrosë Politike të KQPKSH.
.
Sejfulla Malëshova Ministër
Sejfulla Malëshova Ministër
Në plenumin e Beratit, tetor 1944, u zgjodh Ministër i Kulturës Popullore, detyrë të cilën e mbajti deri në 11 janar 1946, kur e emëruan ministër i Arsimit.
Sejfulla Malëshova donte që Reforma Agrare të mos i shpronësonte tërësishst pronarët, por t’u linte deri në 40 ha tokë; nuk ishte për tatimet e jashtëzakonshme ndaj tregtarëve, dhe kërkonte që në marrëdhëniet ndërkombëtare, Shqipëria të kishte marrëdhënie edhe me SHBA dhe Anglinë të njëjta me ato që kishte me Bashkimin Sovjetik.
Sejfulla Malëshova kundërshtoi sistemin e triskëtimit, ishte për rivlerësimin e Gjergj Fishtës, Faik Konicës dhe Ernest Koliqit dhe për të njohur rolin e bejlerëve në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Në 10 Maj 1947, u shkarkua nga detyra e ministrit të Arsimit dhe filloi për të goditja nga Partia dhe Sigurimi.
Në 1951, u vu në përpunim aktiv nga Sigurimi i shtetit. Ka qenë neveritëse veprimtaria e agjentëve të Sigurimit në drejtim të tij.
.
 
 


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.