back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Palok Kurti në historinë e Gjakovës – nga Behar Arllati

Gazeta

 Palok Kurti në Gjakovë,
Palok Kurti në Gjakovë (1)

Palok Kurti në historinë e Gjakovës

nga Behar Arllati

100 vjetori i Vdekjes (31 Dhjetor 1920 – 31 Dhjetor 2020)

 Hiç më pak e hiç më shumë se 100 vjet nga vdekja e Kompozitorit të parë shqiptar, nismëtarit të muzikës së kultivuar – artistike shqipe, dirigjentit të Bandës (Daullës) së parë në Shkodër në vitin 1878, Palok Kurti (03.07.1860-31.12.1920).
.
Palok Kurti (1860-1920)
Palok Kurti (1860-1920)
Për kureshtarët që do pyesin veten përse po shkruaj këtë postim për këtë kolos të muzikës shqipe, mund t’u them se pos arsyeve tërësisht profesionale muzikore, ka dhe një arsye tjetër.
Në këtë 100 vjetor të vdekjes së Palok Kurtit, dua që, në emër të të gjithë muzikantëve profesionistë dhe joprofesionistë të qytetit tim Gjakovës, ta Falenderoj publikisht për atë që ky gjigand ka bërë për qytetin tim – Gjakovën.
Në fund të vitit 1917, Palok Kurti, me insistimin e Bajram Currit, vjen në Gjakovë për ta formuar Bandën e qytetit të Gjakovës. Ndërkohë që Bajram Curri ia siguron qëndrimin me të gjitha siguritë fizike të kohës si dhe lidhjet me qytetarët e Gjakovës, Palok Kurti nis të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të kësaj Bande Frymore-Muzikore-të Daulles së Gjakovës.
.
Palok Kurti me Bandën (Daullen) e tij në Shkodër
Palok Kurti me Bandën (Daullen) e tij në Shkodër (3)
Shumë shpejt, kompozitori i madh siguron numrin e nevojshëm të djemve të rinj, të cilët do ta bartnin mbi supe faktin historik të këtij qyteti me themelimin e Bandës. Banda Muzikore formohet, u formuan edhe organizmat përcjellëse dhe gjithçka nevojitej, ndërkohë që Hasan Prishtina, me rekomandim të Bajram Currit dërgon njerëzit kompetentë për të blerë instrumentet muzikorë. Dhe, shpejt fillojnë edhe shfaqjet përpara publikut gjakovar që kënaqej dhe duartrokiste Bandën dhe punën e dirigjent Palok Kurtit.
“Kur Banda muzikonte nëpër rrugët e qytetit – i gjithë qyteti i Gjakovës kishte festë…” – do të deklaronte një nga pjesetarët e kësaj trupe muzikore.
Kryesisht Banda interpretonte këngë të njohura, si: “Për mëmëdhenë” e të ngjashme, pra, këngë patriotike të kthyera në pjesë instrumentale.
.
Faqja e parë e Marshit “Lamtumirë mori Jakovë”
Faqja e parë e Marshit “Lamtumirë mori Jakovë”
Faqja e 4 e Marshit ku është e shkruar dhe data e përfundimit të punës nga ana e kompozitorit 19.09.1918
Faqja e 4 e Marshit ku është e shkruar dhe data e përfundimit të punës nga ana e kompozitorit 19.09.1918
Në shtator të vitit 1918, tashmë Banda kishte bërë një përvojë me paraqitje përpara publikut e, me këtë, edhe ishte “stërvitur” për të luajtur dhe pjesë të reja, të panjohura. Me këtë rast, Palok Kurti, enkas për këtë Bande, shkruan një pjesë – Marsh me këtë titull “Lamtumirë mori Jakovë” (asokohe Gjakova quhej Jakovë). Marsh, Vjersha e muzikë prejë Palok Kurtit.”
Pas përfundimit të veprës, autori shkruan dhe datën: 19.09.1918.
.
Vizitë te nipi, Albert Salvator Palok Kurti, i cili ruan arkivin e familjes Kurti.
Vizitë te nipi, Albert Salvator Palok Kurti, i cili ruan arkivin e familjes Kurti.
Në tetor të po atij viti, nën shoqërimin e Bandës, e cila luante Marshin “Lamtumirë mori Jakovë”, Palok Kurti, nën duartrokitjet, dhe lotët e shumtë të popullit të Gjakovës, nis rrugën e kthimit për në Shkodër ku shumë shpejt do të arrestohet e do të internohet për t’u kthyer nga internimi i drobitur dhe fizikisht shumë i lodhur. Nga kjo lodhje, ai do të ndërrojë jetë me 31 dhjetor të vitit 1920.
Palok Kurti u varros me nderimet më të larta në Shkodër, me 01 Janar të vitit 1921.
Ndaj, me kënaqësinë më të madhe, madje do ta quaja dhe privilegj, publikisht shprehem në emër të qytetarëve të Gjakovës.
Të faleminderit Mjeshtër Palok Kurti për gjithçka ke bà për Jakoven e Bajram Currit, të cilën e deshe dhe e respektove kaq shumë. T’jemi përjetësisht mirënjohës.
.
Palok Kurti në shtratin e vdekjes rrethuar nga familjarët
Palok Kurti në shtratin e vdekjes rrethuar nga familjarët

Shpjeguesi i Fotove

Foto 1 – Palok Kurti në moshën që kishte ardhur në Gjakovë, pas kthimit të tij në Shkodër.
Foto 2 – Palok Kurti ne kulmin e krijimtarise së tij
Foto 3 – Me Bandën (Daullen) e tij në Shkodër
Foto 4 – Vizitë në Shkodër tek nipi i tij Albert Salvator Palok Kurti në shtëpinë e tij ku, Albert Kurti ruan arkivin e familjes Kurti.
Foto 5 – Faqja e parë e Marshit “Lamtumirë mori Jakovë”
Foto 6 – Faqja e 4 e Marshit ku është e shkruar dhe data e përfundimit të punës nga ana e kompozitorit 19.09.1918
Foto 7 – Foto e datës 31 dhjetor 1920, dhe nënshkrimin “Atelier Photographique Kel Manza, Scutari, Albanie”. Palok Kurti në shtratin e vdekjes rrethuar nga familjarët.
Foto 8 – Pamje nga varrimi i Palok Kurtit, 01 Janar, 1921
.
Pamje nga varrimi i Palok Kurtit, 01 Janar, 1921.
Pamje nga varrimi i Palok Kurtit, 01 Janar, 1921

 

 

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.