Refleksione të së djelës… rreth Pandemisë
nga Gjergj Jozef Kola
Shumë njerëz po e krahasojnë Pandeminë e Karantinën që ajo ka sjellë me vedi, me gjyqin e fundit të Shën Gjonit të ashtuquejtunin Apokalips, siç mund të shifet edhe në kët tablo gjeniale të shek. 15, në nji bazilikë italiane…
Unë mendoj se kjo pandemi asht nji krizë globale, porse njiherësh edhe nji shans për çdo individ me gjetë vedin e me hapë rrugën që ka dashtë gjithmonë me ndjekë në jetë.
Pandemia, Karantina, Gjyqi i Fundit e ka nji të keqe të përbashkët: globalizmin, i cili ndonëse nisun për mirë (arti e kultura, paqja idealizmi) rreh n’anë të s’Keqes (politika, ekonomia, sëmundjet, oligarkët, autokratët, diktatuurat), porse e ka edhe nji të mirë të madhe, sepse tashma çdo njeri mundet me reflektue se si me e ndërtue jetën e tij përsëmbari mbas saj…
Mësimi ma i madh për mendimin tem asht që mbas kësaj krizë botnore, mendimi i individit të këtë ma shumë peshë të mendimi i shteteve se si me e ndërtue ma mirë e ma bukur e ma shëndetshëm egzistencën njerzore e shoqninë e saj.
Larg prej globalizmave, afër identitetit të përditshëm… e thanë shkurt e kjartë, larg prej lakuriqit të natës e afer gardalines se kopshtit tand…
.
Marrë nga muri i Fb i Gjergj Jozef Kolës, 31 janar 2021
.