back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Zbulime tronditëse historike: Shkollat shqipe ekzistojnë nga shekulli i 13-të, në Ulqin, Shkodër, Durrës… – nga Bep Martin Pjetri

Gazeta

Shkollat e para në Shkodër - 1876
Shkollat e para në Shkodër – 1876

Zbulime tronditëse historike:

Shkollat shqipe ekzistojnë nga shekulli i 13-të,

në Ulqin, Shkodër, Durrës…

nga Bep Martin Pjetri*

“Shkollat e Para në Gjuhën Shqipe u hapën nga klerikët katolikë në Shqipni që në vitin 1258”
Dëshmi të pafundme të shkollave jezuite-françeskane në Shkodër
Po sjellë në mesin e mijrave, studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër, dy pika ujë në atë oaz gjigand:
Faik Konica:
“…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”
Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”
Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258, në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë
“Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me:
-shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim
-nё Durrёs (1278), dy shkolla
-nё Shkodёr (1345 dhe 1395),
-Tivar (1349),
-Pult (1367),
-Drisht (1396),
duke vazhduar
nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё,
-Stubёll (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj.
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kreshmet, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze.” Sipas shkrimit: “Urdhëri Françeskan në Shqipëri” – 4, nga Prof. Dr. Lutfi Alia
-1416 – shkolla në Shkodër.
“Shkolla të tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola ovvero frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce. (shkolla e vllaznve të “Shna Barbaras”; shkolla e vllaznve të “Shën Mërkurit”; shkolla e vllaznve “Kryqi i Shenjtë” – (përshtatë nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri).
Sipas “Klerikët Shqiptarë të Mesjetës” nga Dr. Etleva Lala
-Në vjetin 1584, u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
.
Pllaka e Shkollës së Parë Shqipe
Pllaka e Shkollës së Parë Shqipe
-Në vitin 1632 – Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.
Në vitin 1638 – Etërit françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
-Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit, hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni, në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
-1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkodër.
-Në vitin 1885, në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
-1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
-Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
-10.1874 – Çelet shkolla e Parë Laike e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe, e Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Në vjetin 1879, Motrat Stigmatine, çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punëdoret. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Këto shkolla mund të thuhet, se poqën mendimin me themelue një shkollë publike femnore.
Duhet pasë parasyshë edhe, se, që në vjetin 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vjetin 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
.
Kongresi i Manastirit Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër). Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid'hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim Zavalani (i Manastirit). Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.
Kongresi i Manastirit Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër). Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës). Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid’hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim Zavalani (i Manastirit). Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë.
-Në vjetin 1885, ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
-N’at kohë dihet e themelueme edhe ajo e Shkupit.
-Në vjetin 1890-1903, Motrat Stigmatine, shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
-Në vjetin 1893, P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreq në Selcë një shkollë me lokal për 50 nxanësa.
-Në vjetin 1893 – Po kët vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot e Traboinë.
-Në 1896 (?) në Kallmet, Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelm.
-Në vjetin 1902, zgjidhet Drejtor i kësaj shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.
-Në vjetin 1897, P. Pjetër Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
-Në vjetin 1898, D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pllanë,
-Në 1898 hapet një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.
-Në vjetin 1901, edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
-Në 1904, me P. T. Bicaj O.F.M.
-Në vjetin 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
-Në vjetin 1907, P. Shtjefën K. Gjeçovi OFM çilë shkollën në Gomsiqe.
-Në vjetin 1907, P. Gentil Biella OFM mban n’Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
-Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Manastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
Në vjetin 1909, P. Engjëll Vjeshta OFM fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.
-Prej vjetit 1916-1929, katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
Në këtë periudhë veç famullitarët françeskanë, kanë
– pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s’mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelm të maleve. Kjo u realizue në 1907 e, u kje lanë Vllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.
-Në vjetin 1924, në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine, Normalja.
-Në vjetin 1925, çilin një shkollë në Dajç, për djelm e për varza; kështu edhe – në 1927, në Nënshat.
-Në vjetin 1930 çilet, një shkollë për vajza në Tiranë.
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihet se gjatë pushtimit otoman dmth deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933, me urdhën të Ahmet Zogut, u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe
në 1945, e mbylli plotsisht diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurd të Jaltës 4-11 shkurt 1945, të anglo-amerikano-sovjetikëve.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian, mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.
Sot ajo çmohet ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qysh në fillim të shek. XIX e deri sa s’kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zell për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. Don Ndoc Nikaj, Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për m’u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorinë e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-it.”
.
*Titulli origjinal “Gegnishtja s´asht pronë vetëm e Klerikve Katolikë, Gegnishtja pasuni e kulturës shqiptare”, Pjesa e II-të, e diel, më dt. 17.II.2013
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.