back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Fletërrufe-të… – nga Gazmend Bakiu

Gazeta

Fletë-rrufetë komuniste
Fletë-rrufetë komuniste

Fletërrufe-të…

nga Gazmend Bakiu

Afishimi i fletërrufeve filloi pas fjalimit famëkeq të diktatorit, më 6 shkurt 1967, si imitim i “dazebao”-ve, (e para u vendos më 25 maj 1966, në Pekin). Kjo ndodhi sipas praktikës që ndiqte Enveri me shokë përgjat “miqësive të pathyeshme” me jugosllavët, rusët dhe kinezët: Bëmat më të këqia të vëllezërve komunistë i imitonin si majmunë, madje ua kalonin. Kështu, pasi kinezët filluan revolucionin kulturor, të njëjtën gjë bëri edhe partia jonë e lavdishme. Iu fut “punës” për të shkatërruar çdo vlerë morale dhe materiale, të trashëguar në qindra vjet, për të farkëtuar Njeriun e Ri. U prishën mijëra xhami, kisha e ndërtesa kulti të çdo besimi fetar duke sjellë një dëm të pallogaritshëm material, kulturor dhe moral.
Vend të spikatur patën fletërrufetë. Fletërrufetë fillimisht u afishuan në dyert e institucioneve fetare, ndërsa në rrugët e sheshet kryesore të vendit u vendosën në stenda. Pak më vonë, stendat u bënë standarte ku në krye qëndronte citati i Enverit: “Çdokush dhe cilido, pa frikë dhe me shkronja të mëdha, të shkruajë atë që mendon për punën dhe për njerëzit”. Dhe gëluan fletërrufe të çdo lloji dhe gjinie. Nuk e merrje vesh nëse të ishte sulur një hajvan i zakonshëm, apo prapa tij qëndronte partia dhe ti ishe i piketuar; nëse fletërrufeja ishte e rastësishme, e porositur, apo nga e rastësishme të kthehej në të posaçme. Se pastaj mund të vinte mbledhja e ndërmarrjes apo e lagjes, ku ti diskreditoheshe si mikroborgjez me mbeturina dhe me shfaqje të huaja. Si pasojë, mund të përfundoje në prodhim, në internim, ose në burg…
Kur kujtoj fletërrufetë nuk më çudisin bëmat e sotme. Ashtu si askush s’mund të shndërrohet me magji nga djall në engjëll, po ashtu vendi ynë s’mund të shndërrohej nga ferr në parajsë.
Do të duhet shumë kohë…
.
Marrë nga muri i fb i Gazmend Bakiut, 6 shkurt 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.