back to top
2.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës shqipe kujtojmë Palok Dakën dhe Benedikt Demën – nga Denisa Daka

Gazeta

Bibliografi e Historisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe - 1844-2008
Bibliografi e Historisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe – 1844-2008

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës shqipe

kujtojmë Palok Dakën dhe Benedikt Demën

nga Denisa Daka

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Shqipe, dua të kujtoj me mirënjohje e nderim të gjithë ata kolosë të letrave shqipe, të cilët i dhanë zë e dritë gjuhës sonë, të gjithë ata që vlerësuan se gjuha është mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen e kulturës së një populli. Problemet që ndeshim me gjuhën shqipe ditë pas dite, për shkak të degradimit të sistemit arsimor posaçërisht, na bëjnë të kthejmë sytë tek kolosët e letrave shqipe, puna e kontributi i tyre i vyer posaçërisht.
Në vlerësim të kësaj ditë të veçantë, kujtoj sot me nderim xhaxhanë tim, Palok Daka, një prej themeluesve të Insitutit të Gjuhësisë e Letërsisë Shqipe, veprën e tij unikale e të papërsëritshme në lëmin e gjuhës shqipe posaçërisht. Pa bujë e publicitet, Palok Daka ia doli të shënjojë me punën e kontributin e tij, duke lënë si aset mes nesh një punë të çmuar e të papërsëritshme deri më tash.
.

Benedikt Dema (1904-1971)
Benedikt Dema (1904-1971)
Gjuhtari dhe studiuesi Palok Daka
Gjuhtari dhe studiuesi Palok Daka
Gjuhëtar e bashkëpunëtor i vyer i Insitutit të Gjuhësisë e Letërsisë Shqipe, Shef i Sektorit të Leksikografisë dhe Onomastikës, Pedagog dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor, ai është autor i një sërë veprash me rëndësi tëposaçme si: “Fjalor i gjuhës shqipe”, botuar më 1980, “Fjalor pseudonimesh”, “Bibliografi për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe, 1844-2008″, “Bibliografi e gjuhësisë dhe onomastikës shqiptare për vitin 1980”, “Bibliografi e studimeve dhe artikujve për gjuhën shqipe 1945-1974”, “Bibliografi retrospektive e gjuhësise dhe onomastikës shqiptare 1779-1944” si dhe dhjetra artikuj shkencore, në lëmin e gjuhës shqipe, për dekada me rradhë. Dua të kujtoj sakaq, me nderim e përulje të thellë, një prej martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, At Benedikt Demën, vëllanë e gjyshes sime, një nga leksikografët më të vyer të asaj kohe.
Mes fotove të mbetura në sundukun e familjes sonë, ato pak foto të At Benedikt Demës, pështjellë me zhgunin e tij teksa endet ndër vise shqiptare për të përhapur dritën e diturinë, janë relike të vyera për të gjithë ne. Në qytetin më të bukur të këtij vendi, në Shkodrën unike, apo “Auschëitzin e vogël”, siç u quajt asokohe, ky martir është sot nderi i këtij qyteti pa asnjë mëdyshje.
.
Benedikt Dema - Fjalor i shtjelluem i Gjuhes Shqipe
Benedikt Dema – Fjalor i shtjelluem i Gjuhes Shqipe
Më 12 shtator 1920, mori emrin Benedikt, ndërsa më 13 shtator të vitit 1921, mori titullin frat. Kreu studimet për teologji dhe filozofi në Universitetin Antonian në Romë, dhe më 1928 u shugurua meshtar, duke marrë më pas titullin Patër. Prej vitit 1937 deri më 1946 drejtoi gazetën “Zâni i Shna Ndout” e “Hyllit të Dritës” e më pas ishte drejtues dhe profesor i liceut “Illyricum”, leksikograf dhe enciklopedist nga më të vyerit këtu.
La në dorëshkrim një vëllim prej 1156 faqesh, pjesa e parë e Fjalorit të shtjelluar të gjuhës shqipe, punimi i cili u përgatit prej tij në shtatë vëllime, i pari në llojin e vet, fjalor i cili pa dritën e botimit më 2005, duke u titulluar “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”. Për fatin e keq askush nuk autoritetet në këtë vend nuk e kujton, veprën e tyre vlerëplote posaçërisht.
Ky vend do të ishte më i bukur e plot shanse për vijimësinë, me kontributin e qasjen elitare të Palok Dakës apo të At Benedikt Demës, njerëzve të dashur të familjes sime!
.
Marre nga muri i fb i Denisa Dakes, 21 shkurt 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.