back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kujtime te trishta në Ditën e Mësuesit… nga Kujtim Cekani

Gazeta

Hekuran Zhiti në profesionin e mësuesit
Hekuran Zhiti në profesionin e mësuesit

Kujtime te trishta në Ditën e Mësuesit…
nga Kujtim Cekani

Shumë nga ju që shkruani me dashuri për mësuesit, nganjeherë t’ju them të drejtën edhe ju kam zili.
Ju kam zili sepse e shikoj që uroni Mesuesit tuaj, po unë këtë s’e bëj dot,
Jo s’e bej dot se nuk dua, por s’e bëj dot sepse nuk kam një Mesues një model mësuesi që ta uroj edhe unë si ju…
Kam vënë re që mësuesja apo mësuesi më i dashur për fëmijët mbetet ai i klasës së parë. Dhe është e drejtë… Por tani, unë dua t’ju rrëfej diçka që s’e kam thënë kurrë, është shumë e trishtë, kjo është arsyeja që s’e kam shkruajtur më parë.
Në klasë kam ndenjtur gjithmonë në të njëjtën bangë në fund të klasës, nga dita e parë e shkollës, që thonë është më e lumtura, e deri sa mbarova klasën e Tetë…
Por, më e trishta që dua t’ju them është se
interesimi i mësuesëve, e sidomos në fillore ndaj meje ka qenë zero, dhe e vuaja shumë këtë gjë. Pra, nuk më ka mësuar njeri të shkruaj e as të lexoj.
Më kujtohet si sot, kur fillova klasën e parë
dhe filluam shkronjat e para, mua më dhanë një laps dhe një fletë, pra nuk kisha as një fletore për detyrat!!
Mësuesja vinte deri tek nxënësi para meje, i mbante dorën e ia shpjegonte, pra e mësonte për t’i bërë shkronjat, ndërsa mua me shihte me bisht të syrit dhe kalonte tek nxënësi tjetër duke më dëshmuar një përçim të dukshëm…
Imagjinoni si ndjehesha… Ditët e para për mua kanë qenë tejet të trishta…
Mbas nja dhjetë ditësh e lashë shkollën dhe nuk shkova më, e s’kishte bir nëne të ma kthente mendjen.
Atë vit e lashë shkollën.
Por kjo ngjarje përfundoj edhe me një tragjedi për mua.
Mbas dy javësh mësuesja më erdhi te shtëpia dy ditë rresht që të më mbushte mendjen e të kthehesha në klasë… Po unë nuk doja kurrsesi. Kur e pashë që po këmbëngulnin, ditën e dytë u lëshova qenin.
Kjo u bw tragjedi. Qeni iu turr mësueses dhe e kafshoi në këmbë, gjë e cila më kënaqi pa masë…
Por, qeni na ruante shtëpinë, e sidomos nga spiunët që na përgjonin kur dëgjonim “Zërin e Amerikës” .
Mbas kësaj ngjarje u mblodh shtabi komunist dhe të nesërmen erdhën dhe na e vranë qenin.
Kjo është e vërteta! Morën vendim dhe erdhën me pushkë në dorë dhe na e vranë qenin nëoborr të shtëpisë…
Tmerri që pata kur pashë që na e vranë qeni dhe urrejtjeja m’u ngul në kokë për ata njerëz që vetëm njerëz nuk ishin…
Shkollën e fillova prap vitin tjetër, por isha më i pregatitur dhe me kujtohej si funksiononte…
Çdo gjë që kam mësuar në shkollë e kam si të thuash të vjedhur, me forcat e mia,
për këtë e them me plot gojën se mësuesit e asaj kohe kanë qenë shërbëtorë të regjimit, mendjeshkurtë dhe injorantë,
Këtë po ua tbem unë, që e kam kaluar fëmijerinë në kohën e Ferrit, e shumë pre tyre kanë qenë edhe spiune e merrnin atë rrogen extra: 1200 lekshin . ..
E shkrova këtë të vërtetë për miqtë e mi, për ata që më kuptojnë, po edhe për ata që s’e dinë të vërtetën e asaj kohe…
Unë nuk kam një mësues të zemrës që ta kujtoj… veç Balon tim që ma pushkatuan sepse ai nguli dhëmbët në kofshë mësueses që keqtrajtonte një fëmijë të pafajshëm…

7 mars 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.