Doli nga shtypi libri i Prof. Isak Ahmetit:
“Letërsia Shqiptare e Kosovës”
Doli nga shtypi libri i Prof. Isak Ahmetit: “Letërsia Shqiptare e Kosovës” përgatitur dhe redaktuar nga poeti dhe studiuesi i njohur Mr. Sarë Gjergji, të cilin e falënderojmë përzemërsisht!
Libri është edituar nga ShB “LENA” (2021, fq. 80, kopertinën e ka punuar Laura Shulemaja, e cila meriton një falenderim të veçantë!
Libri në fjalë, është titulluar sipas studimit me të njëjtin titull që është botuar më parë: “Poeta nascitur, historicus fit ad honorem Zef Mirdita”, Albert Ramaj (Ed) Albanisches institut – Hrvatski Institut za povijest St. Gallen-Zagreb, 2013, fq. 785-799.
Përveç këtij studimi, në libër janë përfshirë edhe këto njësi shkrimore:
1.Akuzat e Ismail Kadaresë për letërsinë shqipe të Kosovës (Anton Nikë Berisha),
2.Letërsia e “vjetër” shqiptare në optikën e Sabri Hamitit,
3.Shkollat letrare të Sabri Hamitit,
4.Libri që markon hapësirën e shtrirjes së literaritetit (Ramadan Musliu),
5.Ka apo jo shkrimtarë kishtarë dhe letërsi kishtare, dhe
6.Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së Arbëreshëve të Italisë (Anton Nikë Berisha)
Lexim të këndshëm të këtij libri, që përveç tjerash, karakterizohet edhe nga një frymë polemizuese si dhe me vështrimin ndryshe të letërsisë sonë!
.