back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Luljeta Bozo dhe Holokausti i Enver Hoxhës – nga Nashi Brooker

Gazeta

Nashi Brooker
Nashi Brooker

Luljeta Bozo dhe Holokausti i Enver Hoxhës

nga Nashi Brooker

“Sa e vogël, sa shumë zemra e njeriut duron,
Atë copëz që ligjet, mbretërit mundet ta lëndojnë shërojnë”
Samuel Xhonson
.
Shqipëria ky vend i vogël. Ky vend që përpiqet shumë pak o aspak të jetë vend tërheqës. Shekulli i 20-të i dha identitin kombëtar. Sot në vitin 2021, Luljeta Bozo ndjek rrugën e Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se “në ballancë regjimi i diktatorial i Enver Hoxhës ishte pozitiv!”.
Le të ndalemi tek e vërteta, për hirë të së vërtetës. Unë linda dhe u rrita në një vend ku izolimi gjeografik ishte ai politikë. “Malet” në kohën e Hoxhës u mbushën me kockat e liridashësve. Gorgat me ofshama të dhimbjes. Terrori komunist u krye sistematikisht në tre forma:
1.Lufta politike (partia dhe deklasimi) liquidim i klasës së vjetër,
2.Represioni social (shkatërrimi i komuniteteve të vjetra),
3.Puna skllavëruese e detyruar me forcë.
Si rrjedhojë, Shqipëria Hoxhiste deri në vitin 1991, kishte 43 kampe pune të detyruar, burgje dhe gulage. Krahasuar me Bullgarinë, e cila me një popullsi 3 herë më të madhe kishte 86 kampe pune dhe gulage.
Ky izolim i organizuar nën komandën e terrorit komunist as nuk imagjinohej nga vendet e tjera fqinje dhe ato Europiane. Në librin “Red Holocaust”, “Holokausti i Kuq” nga Steven Rosefield, kemi shifrën e dhimbshme të 100.000 shqiptarëve të vdekur nga viti 1946-1991 nga Hoxhizmi. I njëjti libër sqaron se gjatë periiudhës 1946-1953, vetëm nga persekutimi politik, për çdo 1000 ekzekutoheshin 8 persona.
Le të bëjmë disa krahasime me vendet e tjera në Ballkan si Bullgaria dhe Rumania, ku historia është disi e ngjashme, si edhe komunizmi. Vdekjet në Bullgari në 1946-1990 shkaktuar nga komunizmi janë 220.000, një popullsi thuajse prej 9 milionësh. Pra, në Shqipëri Enver Hoxha vrau 100.000 jetë në një popullsi 3 herë më e vogël se ajo e Bullgarisë. Rumania një vend, i cili me një diktator më afër Hoxhës, dhe popullsi 23 milionësh, numri i të vdekurve nga regjimi komunist është 435.000.
Duhet theksuar për këdo që do të mësojë të vërteten një jetë e marrë padrejtësisht, është e rëndësishme sa edhe 1 milion. Shqipëria në 1990 kishte një popullsi thuaj prej 3.3 milionësh. Pra, 3.3 % vdiqën vetëm nga terrori komunist. Kurse prej 1946-1951 janë vrarë nga regjimi të paktën 1050 persona. Shumë nga këto ekzekutime mbajnë emrin e Kolonel Enver Hoxhës. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë statistikat kriminale të Enver Hoxhës. Dhe me këto shifra sot i kemi në duart e gjykatës penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare (corpus delicti) ose prova e krimet e Holokaustit të Kuq Hoxhist.
Evidenca e krimeve të tilla është e gjallë dhe e arkivuar pjesërisht po nga vetë sistemi i Hoxhës. Mendoj se shumë të tjerë si Luljeta Bozo, e cila u rreshtuan në radhën e fituesve, se ai sistem do jetonte mijëra vite, dhe se Hoxha do ishte krenar për deklarata të tilla si ajo e Bozos dhe Edi Ramës (komunizmi ishte në anën e duhur të historisë).
.
Apoteoza e Diktatures - projekt nga Lek Pervizi
Apoteoza e Diktatures – projekt nga Lek Pervizi
Enver Hoxha nuk kishte arsye të kopjonte Stalinin. Ai ishte tepër imagjinativ në përndjekjen e rivalëve personalë, dhe atyre politikë. Hoxha e pa të udhës të mbushte vendin me kampe skllavëruese të punës së detyruar, gulagëve, burgje, dhe tepër specifik kampi i Tepelenës për çfarosje (extermination). Një tipar tjetër i komunizmit Hoxhist kopjuar nga nazistët. Ndërsa, Europa qëndrore pas L2B ishte e njohur me kampet e përqëndrimeve naziste. Për Shqipërinë kjo ishte formë terrori me baba Enver Hoxhën.
Luljeta Bozo, po edhe mjaft gra të tjera ishin “Gruaja Revolucionare” e kohës. Ajo si “njeriu i ri” nuk ka kohë dhe ndjenja për njerëz intelektualë si inxhinierët e pushkatuar në kampin famëkeq të Maliqit. Privilegjet e saj u ndërtuan mbi fatin e kobshëm të inxhinierëve si ai Abdi Sharrës apo shkencëtarja Sabiha Kasimati, të vrarë makabrisht. Jo, jo, është e qartë, që nuk kishte kohë, sepse Luljeta Bozo u radhit me “fituesit”. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij ishin si Vasily Blokhin, i cili vrau me dorën e tij 7000 të burgosur të cilët ishin inteligjenca e Polonisë. Në vend që të ndjehet e dhunuar për ish kolegët, patriotë dhe inteligjencën e likuiduar, ajo na e nxjerr në pah monstruozitetin hoxhist sot.
Por ajo është ideologe si Hoxha. Ajo do mundësonte çdo akt terrori të shkonte sipas planit, ashtu si vepronte administrata e trenave të Gjermanisë naziste. Hebrejtë do shkonin në Aushvic të çfaroseshin, futur në vagonat e trenave, ku çdo punëtor dhe oficer gjerman o jo gjerman, do mundësonte me çdo kusht, dërgimin e tyre në furrat e gazit në orën e caktuar!! Ky është pozicioni i Luljeta Bozos me regjimin kumunist. Bashkëpunëtore e Holokaustit hoxhist!
Dyshoj, që ajo të ketë diskutuar ndonjëherë që populli të ushqehej më mirë, që të mbrohej nga puna e rëndë fizike feudale, e instaluar në kooperativat socialiste. Ajo në fakt ka dështuar të jetë grua luftëtare, se luftëtarja kërkon pavarësi politike dhe liri sociale. Dyshoj që kjo grua do të flasë edhe sot për gjendjen e mjerë të vendit. E paaftë të arrijë në konkluzionin se; Hoxha thelloj edhe më tej feudalizmin në vend.
.
Burgjet e diktatures komuniste
Burgjet e diktatures komuniste
Trashëgimia Hoxhiste ishte muzeum i Mesjetës. Hoxha instaloi urrejtjen e grave për gratë e tjera të cilat patën epitete “armike”, “kulake”, “ borgjeze”, dhe sa e sa të tjera. Sikur ta shihnin Bozot se kjo ishte në kundërshtim me emancipimin e gruas socialiste të shumë trumpetuar. Shto këtu që Hoxha nuk konkuroj me kapitalizmin, përkundrazi, e futi vendin në një rrugë primitive edukative. Ekonomia hoxhiste është një dështim, i cili mori mijëra viktima të pafajshme. Luljeta Bozo refuzon t’i shohë ato.
Do ishte me vend, që njerëz si Luljeta Bozo të pyeteshin se “Gra Revolucionare” nëse pajtohej me thëniet “nëse unë vras, është mirë; nëse vritem është keq”? Sikur sot Bozo të denonconte vrasjet e grave nga dora e Hoxhës, ndoshta do ta linte këtë planet në paqe. Sikur, qoftë edhe për një moment të vetëm, të diskutonte për intelektualen e mirënjohur Musine Kokalari.
Privilegjet e saj vinin nga puna skllavëruese e mijëra grave në kooperativa, në kampet e punës së detyruar dhe kulakëve, por, në fakt për atë ishte periudha e “artë”, kurse për Shqipërine koha më e errët në histori.
Hoxha i saj, ai i ballancave pozitive jetonte me shërbëtorë, dhe me shtëpi me dhoma luksoze, me dyqane ku nuk mungonte asgjë. Bozot, oh, po, ata ishin shumë të avancuar edhe në luftën kundër barazisë (egalitarianism), se esenca e sistemit të tij ishte pabarazia dhe hierarkia e krijuar dhe udhëhequr nga PK. E drejta morale u sakrifikua për “epokën e re”, sepse Bozot nuk kanë moral.
Pa frikë mund të thuash se ajo ka mbështetur çdo fushatë arrestimesh, internimesh, dhe ekzekutimesh. Ndoshta, ka qënë edhe prezent në gjyqet politike ku shpalleshin vendime gjykate me vdekje e pushkatim. Ndoshta, Bozo në gjyqe të tilla pushkatimesh, mundet të ketë thirrur me të madhe (Triumf) “Drejtësia Socialiste fitoi”.
Dhe sot Luljeta Bozo kryeson Tiranën si kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, 2021. KM Rama pajtohet me deklaratat e saj si pajtohet, edhe ajo me të tijat. Një grua, gjyshe, profesionale me objektiva të hyjë në politikë, është shqetësuese sepse ajo mundëson autokratë; ashtu siç ka bërë gjithë jetës së saj, ashtu si i shkon për shtat.
Ideologe si Luljeta Bozo, përbëjnë shqetësim për të gjithë shoqërinë. Ideologët nuk ndalen edhe të vrasin, sepse për ta ideologjia duhet të triumfojë.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.