back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Krim Lufte në Tivar – nga Fatos Beja (Parathënia)

Gazeta

Fatos Beja (1948)
Fatos Beja (1948)

Krim Lufte në Tivar –

nga Fatos Beja (Parathënia)

Raport për Komisionin Parlamentar (Botimet Klean – 2013)

Pengesat politike për të zbuluar dokumente dëshmuese në lidhje me masakrimin e ushtarëve shqiptarë në Tivar, e bëjnë të domosdoshme angazhimin e politikanëve në zbulimin e së vërtetës për atë masakër, aq më tepër që krimet e luftës në bazë etnike u ringjallën në vitët ’90 të shekullit të kaluar në Jugosllavinë e Millosheviçit.
Identifikimi i plotë i viktimave dhe respekti ndaj tyre, ashtu si idendifikimi i urdhërdhënësve politikë dhe ushtarakë, apo bashkëpuntorëve të tyre, janë të domosdoshme për të ndërtuar klimën e bashkpunimit rajonal në interes të të gjithë popujve tanë.
Krimi i pandëshkuar përsëritet, prandaj është e domosdoshmë të ndëshkohet çdo krim lufte në bazë etnike… (Kopertina e pasme e librit)

Parathënia e Librit

Asgjesimi i një kollone ushtarësh kosovarë të paarmatosur, në Tivar me 31 mars 1945, është një nga krimet më të mëdha të luftës që u krye nga regjimi komunist jugosllav, i porsavendosur në Beograd. Në zbatim të urdhërit të Shtabit Suprem të Armatës Jugosllave, 2500 rekrutë dhe partizanë nga viset të ndryshme të Kosovës së çliruar, u nisën me 26 mars 1945, nga Prizreni, për t’u angazhuar në Trieste në luftimet e fundit kundra ushtrisë naziste në tërheqje. Në portin e Tivarit të mobilizuarit pothuajse tërësisht shqiptarë, u gjetën befasisht të rrethuar, nën zjarrin e urdhëruar të të gjitha armëve të Brigadës së X-të Malazeze UJNÇ.
Vrasja e shqiptarëve në Tivar u konfirmua publikisht pesë javë më vonë si një incident dhe gabim i tmerrshëm ndaj shqiptarëve nga Ministri i Brendshëm Jugosllav Rankoviç, me 8 maj 1945, në konferencën themeluese të PK të Serbisë. Në vijim, Titoja dhe bashkëpuntorët e tij informuan nji heshtje zyrtare për kët krim lufte të ushtrisë komuniste jugosllave, po nuk u dënua askush, nuk u ngarkua me përgjegjsi asnjë nga urdhërdhënësit, u fshehën vendvarrimet e të vrarëve, u bllokua çdo hetim dhe njohje dokumentash arkivore deri në ditët e sotme…

Masakra e Tivarit (1945)
Masakra e Tivarit (1945)

I njejti qëndrim u mbajt, për fat të keq, edhe nga Enver Hoxha dhe Shqipëria zyrtare. Pas vitit 1990, disa të mbijetuar të kësaj masakre mundën t’i përcjellin publikut, dëshmitë e tyre të drejtpërdrejta. Në kët periudhë, Masakra e Tivarit, u bë objekt i një sërë studimesh, botimesh e artikujsh publicistikë, që zgjeruan njohuritë mbi të, por që nuk kanë mundur të saktësojnë përmasat e saj reale, gjetjen e trupave, dhe përgjegjsitë e plota mbi bazën dhe burimet dokumentare autentike.
Kërkesa e një prej të mbijetuarve të kësaj masakre Azem Hajdini – Xani, drejtuar institucioneve politike shkencore të Kosovës në korrik 2009, dhe institucioneve të Shqipërisë në qershor të 2010, nxiti krijimin me 7 korrik 2010, në Kuvendin e Shqipërisë të një komisioni hetimor, për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjsive të Masakrës së Tivarit 1945. Për fat të keq, akuzat e ngutura politike, për përgjegjsinë e Ramiz Alisë në Masakrën e Tivarit. Para se komisioni të fillonte hetimin për gjetjen e fakteve, dhe refuzimi i opozitës së majtë për të marrë pjesë në hetimin parlamentar të këtij komisioni, e minuan qëllimin e mirë të tij, për pasojë nuk u arrit që Kuvendi i Shqipërisë të shprehej për raportin e hetimeve, të miratonte një rezolutë që të jepte rekomandime, për veprime të mëtejshme lidhur me ndriçimin e masakrimit të shqiptarëve në Tivar.
Si kryetar i këtij komisioni ndjej detyrimin që t’i përcjell publikut raportin që përgtita për ta paraqitur para komisionit me synimin që të bëhen publike të dhënat që u grumbulluan në institucionet e Shqipërisë dhe jashtë saj, si dhe për të nxitur kërkimin e mëtejshëm të së vërtetës historike për atë krim racist, ende të pandëshkuar.
Në kushtet kur arkivat e institucioneve shqiptare nuk ofruan dokumente të shumta që të lidhen drejtpërdrejtë me ngjarjen, duhet të theksoj se kanë qenë shumë të dobishme një sërë dokumentesh arkivore jugosllave të ngeluara në Prishtinë, pas tërheqjes së trupave serbe në 1999, të cilat u përcollën nga arkivi i Republikës së Kosovës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Një pjesë e këtyre dokumentave u përkthye nga Kuvendi i Shqipërisë, për nevojën e hetimit parlamentar. Në vështërsi për t’u bazuar vetëm në dokumenta arkivore të kohës, janë përdorur në raport edhe të dhëna nga botimet për kët masakër gjatë njëzet viteve të fundit si dhe botime me kujtime referuar asaj periudhe, kur këto të dhëna gjejnë mbështetje në dokumentet arkivore të njohura.
Raporti i përcjellë nëpërmjet këtij botimi shpreh mendimin e autorit të tij dhe jo mendimin e komisionit. Edhe pse fokusohet në masakrimin e të rekrutuarvedhe partizanëve kosovarë në Tivar, raporti e vendos këtë krim lufte me motive etnike në kontekstin e zhvillimeve historike në mbyllje të luftës së dytë botërore, kur shqiptarët viktimat e para të kësaj lufte në Europë, dëshmuantë njejtat aspirata antifashistesi dhe popujt e tjerë europianë.
Shpresoj që ky botim t’u shërbejë të gjitha atyre shqiptarëve dhe joshqiptarëve për të cilët vlerat njerëzore janë të çmuara dhe që do të përpiqen në të arthmen për t’i mbrojtur ato. Të zbardhin tërësisht krimin e luftës që ushtria komuniste jugosllave kreu ndaj shqiptarëve me 31 mars 1945 në Tivar…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.