back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kriza, shans për një PD europiane nga Ermal Ngjelina

Gazeta

Ermal Ngjelina
Ermal Ngjelina

Kriza, shans për një PD europiane

nga Ermal Ngjelina

Krizat janë shumë të bukura. Po sigurisht, krizat janë shumë të dhimbshme stresante dhe konsumuese. Megjithatë krizat janë fantastike. Po, të mrekullueshme!!!
Bukuria e krizave qëndron në faktin se ato përfaqësojnë momentin kur njeriu ndalon aktivitetin rutinor dhe gjithçka tjetër. Kriza ëshë moment reflektimi. Momenti kur individi mbyllet në vetëvete, izolohet dhe fillon analizon gjithçka ka bërë, çdo akt. Individi në krizë fillojë të ngrejë pyetje dhe tu japë përgjigje. Pyetje si; çfarë bëra gabim? Ku gabova? Pse jam në këtë pikë krize? Përgjigja e këtyre pyetje identifikon sjelljet dhe aktet që kanë prodhuar krizën.
Identifikimi i arsyeve të krizës sjell për pasojë modifikimin e sjelljes dhe identifikimin e akteve që nuk duhen kryer. Identifikimi garanton edhe suksesin në të ardhmen. Dhe bukuria e krizave pikërisht qëndron tek garantimi i suksesit në të ardhmen.
Krizat të japin mundësinë të përjetosh suksesin dhe shpërblimin pas një shtrëngimi të fortë. Prandaj mos u dëshpëro.
Mario Monti është jo vetëm një financier i jashtëzakonshëm por edhe një nga drejtuesit më patriotë të Italisë. Edhe Mario Draghi gjithashtu. Asnjë nga mendimet që ke në kokë pasi lexove këtë fjali nuk është i vërtetë. Më i pavërtetë është mendimi se unë jam senjorazhist. Nuk jam aspak! (ndoshta edhe jam por ki durim këtë temë do e trajtoj më vonë)
Në janar të 2012 Monti në fjalimin që mbajti përpara studentëve të shkencave politike të Pekinit, në kulmin e krizës së borxhit sovran tha: Nuk ka krizë financiare në Europë! Ka krizë besimi! (fjalë kyç; krizë besimi)
Marie Le Pen është një politikane brilante. Ndërsa Emanuel Macron në debatin televiziv që bëri me Le Pen në prill të 2017 ishte para saj thjesht një karagjoz politik. Poooooor….. Macron ishte zgjidhja e duhur për Francën në atë moment! Prej vitit 1973 tregjet e borxhit e kishin vënë kokën e Francës në gijotinë dhe këto probleme financiare i njihte dhe dinte ti zgjidhte vetëm Macron.
Le Pen nuk projektonte besim për tregjet e borxhit, të cilat sipas super mjeshtrit të presidencës Klinton: “apparently are more important than fucking Pope in Rome”. Pra edhe në rastin e Francës fjala kyç që përcakton fatin politik është kriza e besimit.
Rezultatet përfundimtare të 25 prillit kanë prodhuar një krizë të fortë në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Rezultatet treguan se besimi i votuesve tek oferta e Partisë Demokratike nuk ishte në nivel të mjaftueshëm që ajo të garantonte maxhorancën qeverisëse. Fakti që është folur se vota u shit me 50 euro, tregon se në pjesë të Shqipërisë votuesi nuk besonte se do fitonte 51euro prej ofertës së PD-së por vetëm 49 euro. Dhe ky është skenari më i mirë, sepse në skenarin më të keq, një aleancë e mundshme me subjekte politike të përfolura për korrupsion, kanë ndikuar negativisht në vendimmarrjen e qytetarëve për votën.
Ky rezultat ka prodhuar edhe një tjetër krizë; atë të brendshme; krizën e besimit të të gjithë anëtarëve të piramidës strukturore të PD-së, jo vetëm ndaj kulmit të piramidës, por ndaj kujtdo që është pjesë e kësaj piramide. Ata janë të dëshpëruar dhe kanë nevojë për doza optimizmi.
Kriza e PD në ditët e para pas votimeve ishte kaq e fortë, sa u ringjallën parashikimet për shpërbërje të saj, të shoqëruara madje edhe me akuzën se kreu i saj Basha u vendos aty për të garantuar shpërbërjen e PD-së.
Prandaj shkruajta mbi falimentin e PD-së, për të argumentuar dhe përçuar mesazhin se Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqëson sistemin politik të Shqipërisë dhe pa të nuk ka sistem. Pra ajo është “too big to fail”.
Por, politikanët profesionistë dhe sidomos mjeshtrat e Uashingtonit dhe sigurisht edhe të Brukselit jetojnë me parimin: mos lër asnjë krizë që të shkojë dëm. Me shumë gjasa ata duhet ti dashurojnë krizat. Antifa and sheeeet!!!
Komisioneri Varhelyi, i cili sigursht merr pjesë në takimet e politikëbërjes me dyer të mbyllura, me mbritjen në Tiranë u kujdes që të parën gjë që do deklaronte të ishte fakti se “opozita do të jetë pjesë e parlamentit”.
Me këtë deklaratë, Varhelyi konfirmoi se politikëbërësit në BE kanë qënë në dijeni të krizës në Shqipëri, ndoshta përpara shpërthimit publik të saj, dhe me komisionerin, konfirmojnë injektimin e likuiditetit politik në Partinë Demokratike të vetëdijshëm se ajo është shtyllë e sistemit, pra; “too big to fail”. Mesazhi për shqiptarët: PD nuk shpërbëhet!!!
Për tregun e brendshëm politik të Shqipërisë, deklarata e Varhelyi shuajti të gjitha dyshimet mbi probabilitetin e ripërsëritjes së aktit të paprecendent të djegjes së mandateve në fillim të vitit 2019.
Momentet e para të krizës pas zgjedhore pati sugjerime publike nga personazhe me ndikim në opinion publik, ndoshta edhe të kapur nga axhenda të ndryshme politike, për ripërsëritjen e precedentit të 2019.
Ndoshta Basha ka pasur edhe presion për tu pozicionuar dhe deklaruar ridjegien e mandateve, por deri tani nuk ka asnjë fakt të publikuar.
Ndërkohë, më herët kryetari Basha ka deklaruar se nuk do njohë rezultatin e zgjedhjeve por do pranojë zgjedhjet. Ka një diferencë mes njohjes së rezultatit dhe pranimit të zgjedhjeve. Pranimi i zgjedhjeve është proces politik i cili respekton institucionet kushtetuese. Pranimi apo mos pranimi i rezultatit të zgjedhjeve është një proces juridik i cili tregon se PD do të mbledhë fakte dhe do të paraqesë në gjykatë të gjitha faktet që tregojnë një tjetër realitet zgjedhor.
Me deklaratën e mësipërme Basha tregoi se është ne linjë me politikëbërësit perëndimorë.
Ndërkohë deri në këto momente shqiptarët kanë garantuar se nuk ka shpërbërje të PD-së dhe nuk ka krizë në sistem politik.
Por pubiku/votuesi shqiptar ende është i paqartë për të ardhmen e PD-së. Publiku/votuesi është shumë i frustruar nga fakti që; është i qartë se qeveria e Edi Ramës është e korruptuar dhe me lidhje të forta me botën e nëndheshme që i imponohet kryeministrit; që rilindasit e Ramës janë mjeshtra të vjedhjes dhe blerjes së votës; që Rilindasit janë mashtrues në 3D; dhe që Rilindja e konsideron gjuhë të alienëve të lashtësisë përdorimin e termit “performacë ekonomike-financiare dhe stabilitet social”.
Fakteve të mësipërme publiku u shton edhe natyrën e qetë, të ftohtë, të shtruar dhe pa emocion të kreut të PD-së, i cili me qetësi po regjistron humbjen e dytë në zgjedhjet për parlamentin e Shqipërisë.
Të kushtëzuar nga eksperiencat e kaluara, ku fitoret parlamentare ndaj socialistëve janë regjistruar vetëm nga veprimtaria e buldozerit politik Sali Berisha, tashmë publiku i gjerë dhe strukturat e PD-së nuk mendojnë se Basha do të regjistrojë fitore.
Ish drejtues të PD-së të cilët asnjëherë nuk e kanë dashur Bashën në krye të PD-së nuk humbën asnjë sekondë për të kërkuar largimin e tij.
Ndërkohë, në mediat sociale, një pjesë e mirë e drejtuesve të partisë demokratike kanë shpallur dashurinë e pakufi për kreun e partisë, çka sugjeron se në kushte të tjera një pjesë e tyre nuk do të ngurojë “ti ngulë thikën pas shpine”, në rast se do të marrin sinjale se një tjetër kandidat është më i fortë.
Ka një padurim të votuesve që Basha të deklarojë publlikisht dorëheqjen nga kreu i partisë demokratike. Ndërkohë që votuesi është njohur edhe me dy kandidatura/garues për kreun e ri të PD-së. Por deklarata e dorëheqjes nga Basha është njëkohësisht edhe marrje e përgjëgjësive të humbjes prej tij.
Votuesit sjellin si precedent dorëheqjen e Berishës, i cili në 2013 mori përsipër përgjegjësinë e humbjes, ndërkohë që asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nuk pati dinjitet të mjaftueshëm për të deklaruar dhe marrë një përqindje të vogël përgjegjësie, por ja lanë faturën kryeministrit.
Por, Berisha u dorëhoq si kryeministër, ndërsa Basha nuk ka qënë ndonjëherë në krye të qeverisë së Shqipërisë. Kjo do të thotë se në humbjen e 25 prillit, fatura nuk mund ti shkojë e plotë kryetarit.
Fatkeqësisht në zgjedhjet e fundit garuan dhe u aktivizuan personazhe të cilat për votuesin meritojnë epitetet: Barbar, Stalker (njeri që të ngjitet për të të bërë dëm) dhe LARP (Live Action Role Play). Këta personazhe kanë një kontribut të konsiderueshëm në frikërisimin e votuesit shqiptar, situata e të cilit sot nuk është në kushtet e 1990.
Në këtë pikë futet në punë dobishmëria e situatës së krizës. Ashtu si gaforja që në situatë krize ndërron guaskën e vet, është shumë e natyrshme që Basha i ndihmuar nga bashkëpunëtorët që injektuan likuiditetin politik, në këto momente të shfrytëzojë kohën deri në kongresin e radhës së PD-së për të përgatitur planin e punës që do të reformojë PD-në. Ai sigurisht që do të japë dorëheqjen. Ai do të pranojë shumë kandidatura që do ta rivalizojnë për kreun e partisë. Ai sigurisht që do të garojë vetë.
Ai e di se do të fitojë besimin e publikut vetëm duke realizuar një reform të thellë në mënyrën e funksionimit të PD-së, për të sjellë një PD të re.
Një PD made in Europe, me zero kilometra.
Një PD europiane!
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.