Lindja e diellit mbi Kalanë e Beratit…
shënim nga Artan Kafexhiu
Duke qenë vetë një entuziast fotografie, e ndaj këtë foto me një mikun tim po aq pasionant rreth artit fotografik, e ai vetë, duke qenë një skicues i talentuar i arkitekturës dhe natyrës.
Ndajmë të njëjtin pasion për qytetin e të parëve të mi nga baba, Beratin…
Ndesha në këtë foto, të marrë siç duket nga një dron prej një lartësie dhjetra metrash. Përveç artit që përcjell, fotoja zbulon diçka, që nuk më kishte shkuar ndërmend më parë, dhe e papërmendur, apo e studiuar nga pikëpamja e gjeometrisë së mureve rrethuese të kalasë së Beratit. Perimetri rrethues i fortifikimeve murale, ka formën e një zemra simbolike, ashtu siç e perceptojmë ne sot.
Koinçidencë apo e projektuar qëllimisht? Sigurisht rilievi i kodrës, i ka dhënë mundësi ndërtuesve të na befasojnë me një surprizë të tillë!
.
Marrë nga muri i Fb i Artan Kafexhiut, 11 maj 2021
.