Çfarë ka qenë Lufta e Vlorës 1920?
nga Genci Hoti
Po të duash të studiosh përmbajtjen reale të Luftës së Vlorës 1920, do të hasësh në një fenomen të çuditshëm, jo vetëm në përmasat e manipulimit të saj, por literatura mbi këtë luftë ka dy veçori:
1.Manipulimi i përmbajtjes së saj fillon që në vitin 1923.
2.Literatura mbi këtë luftë është shumë e pakët përpara vitit 1944, ka disa studime përgjat periudhes 1951-1991, por studimet e pas 1991, mbi këtë temë janë në numër kaq të shumta (dhjetëfishi i të dy periudhave paraardhëse) sa krijohet bindja që shqiptarët ngulin këmbë tek mashtrimi historik si karakteristika themelore e historisë së tyre.
Sipas të gjithë materialeve mbi Luftën e Vlorës 1920, të autorëve shqiptarë e të huaj, tepër kontradiktore në data dhe fakte midis tyre rezulton:
1.Nuk është e qartë arsyeja përse shpërtheu Lufta e Vlorës 1920, nga pikëpamja ushtarake, kur ana diplomatike e kishte vendosur largimin e italianëve!
2.Nuk është e qartë se kush ka luftuar realisht në këtë luftë; sipas një pakice tepër të vogël kanë qenë vetëm vlonjatët dhe lebërit e Lumit të Vlorës, ndërsa sipas disa të tjerëve, një shumicë dërmuese, ka qenë e gjithë Labëria, bashkë me gjithë Shqipërinë e Jugut e të Mesme.
3.Nuk është e qartë data e saktë e luftimeve (kjo datë fillon me 20 maj, 4-5, 10-11, deri me 23 qershor, por ka luftime edhe me 23 korrik 1920, apo me 26 gusht 1920, por nënkuptimi analitik shkon deri me 3 shtator).
4.Nuk është e qartë se sa kanë vazhduar luftimet në kohë, sipas disave mbi 12 orë, disa1-2 ditë, disa 2-3 ditë, disa nga 5 qershori deri 2 gusht e disa 93 ditë.
5.Nuk është e qartë përmasa e luftimeve pasi Protokolli i Tiranës i datës 02 gusht 1920, midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është krejt në kundërshtim me propagandimin e saj.
6.Nuk është e qartë se çfarë realizuan në fund luftëtarët shqiptarë në këtë konflikt të armatosur, kur largimi i forcave italiane u realizua me anë të Protokollit të datës 02 gusht 1920, midis kësaj date dhe 2 shtatorit 1920.
7.Nuk është e qartë në asnjë përmasë përse krenohen subjektet nacionaliste dhe pasardhësit e tyre, pjesëmarrëse në atë luftë të zmadhuar në mënyrë tepër imagjinare, deri në atë masë sa vihet në dyshim ekzistenca historike e saj.
8.Vetëm në një rast përmendet data 22 korrik 1920 si datë kur shqiptarët kanë luftuar kundra italianëve, por që shumë më vonë do të konsiderohet si data vendimtare e triumfit të armëve shqiptare kundra italianëve. Kjo datë duhet të përbëjë manipulimin e parë kohor të Luftës së Vlorës 1920, dhe rëndësia e saj qëndron në gjetjen e autorëve që e kanë përdorur si datë në argumentimin historik të lidhjes me 2 gushtin 1920.
9.Por ka edhe hipoteza që Lufta e Vlorës 1920, filloi si një luftë bandash për të grabitur depot e armatimit të ushtrisë italiane ku disa oficerë italianë bashkëpunuan me banditët shqiptarë dhe disa nuk i lanë, e për rrjedhojë filloi lufta mbi të cilën është ngritur një lavdi imagjinare.
Arsyeja e lindjes së këtyre 9 dyshimeve historike është e lidhur me fallsifikimin rrënjësor të asaj lufte, që nga dita e shpërthimit të saj dhe këto fallsifikime janë kaq ordinere sa çdokush që ka pasur dëshirën të shkruajë për atë kohë e ka përdorur Luftën e Vlorës 1920, si koperturë të një heroizmi justifikues për çdo ngjarje të ndodhur në Shqipëri pas 1920.
Për të kuptuar se si është fallsifikuar historia e Luftës së Vlorës 1920, mund të lexoni tek genckhoti artikujt (në fakt është një libër prej 200 faqesh a4) 139/1 dhe 139/2 – çfarë përfaqëson Lufta e Vlorës e vitit 1920, në Historinë e Shqipërisë dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë jo Vlonjatë me të? (Ndryshe: të pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i mënyrës së krijimit të miteve të rreme shqiptare).
.
Vetëm se nuk është mirë të diskutohet mbi këtë temë pa lexuar më përpara se çfarë është shkruar mbi Luftën e Vlorës 1920, dhe kujt i takojnë dafinat e fitores realisht, edhe pse përmasat e asaj lufte nuk janë saktësuar asnjëherë saktë. Por lexuesi në këtë pikë do të dallojë se nuk ka dy libra që shkruajnë për Luftën e Vlores 1920, në mënyrë të njëjtë, sidomos pas 1992.
Me sa kam kuptuar Lufta e Vlorës 1920, është përdorur pas 1992 nga shumë autorë për të “rregulluar” moralin e prishur përgjat epokës komuniste.
.
Marrë nga Muri i FB i Tirona, 17 Maj 2021
.