back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kthjellim… – nga Ylli Manjani

Gazeta

Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

Kthjellim…

nga Ylli Manjani

Disa miq, bazuar në një deklaratë “fitoreje” të Erion Velisë, më kërkojnë mendim shtesë nga sa shkrova më parë, për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Nuk kam ndërmend të sqaroj deliret e Erion Velisë, as të pastroj zhulin mediatik që hedh ai, për të ngatërruar opinionin publik me copëza fjalish që shkëputen nga një vendim ende i cunguar i Gjykatës.
Por miqtë e mi, jo të paktë që më shkruajnë në lidhje me pikën 4 të atij vendimi, i ftoj të kuptojnë se:
1. Duhet të presim arsyetimin për të kuptuar plotësisht logjikën e vendimit, ku përfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte më korrekte.
2. Megjithatë pika 4, thotë se gjykata ka rrëzuar kërkesën, pra nuk e ka gjykuar pjesën se kushtetutshmërisë së vendimit të këshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo çështje nuk ishte kompencë e gjykatës kushtetetuese (unë besoj se kjo është arsyeja). Por kjo nuk do të thotë se vendimi i marre nga ai këshill është i ligjshëm.
3. Debati ligjor mbi ligjshmërinë e një vendimi këshilli bëhet gjykatën Administrative, pse jo edhe në
Gjykatën Penale, por jo në atë Kushtetuese.
4. Por gjykata Kushtetuese ka thënë se ligji për ndërtimin e teatrit me PPP, transferimi i godinës në bashki janë Antikushtetuese. Pra kalimi i teatrit te Bashkia është nul. Dhe këshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen të “ligjshëm” se kanë shëmbur një godinë që nuk i takonte atyre për ta bërë?!
Nëse këtë e quan fitore, e gëzoftë! Por pas qafe e ka.
5. Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shans t’i shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ia firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.
6. Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun.
.

Ylli Manjani
Ylli Manjani
Nëse nuk mjafton kaq, për të kuptuar se “fitorja” e Erionit është si hapja e negociatave të padronit të tij, nuk e di ç’tu them më shumë.
Por, ju lutem përpiquni të kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as të shembë e as të ndërtojë godina; as të fusë njeri në burg; as të bëjë punën e gjykatave të tjera në vend.
Këtu, në kushtetuese pra, flitet për gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushmërinë e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve.
Kaq sa ka vendosur ka bërë shumë, po të kemi në konsideratë se kërkesa ka qenë vetëm për ligjin e koncensionit (Ligji Fusha).
E përsëris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante që dalin nga goja e tharë nga sikleti.
Ky është fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas…
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.