Don Kishoti i flet Sanço Panças për luftën e tij…
Miguel Servantes de Savedra
“I dashtun Sancho,
un’ jam tue luftue kundra tre gjigantave, të cilët janë e para: Friga, pse asht me rrajë t’forta, aq sa i mbërthen e ndrydh qeniet, aq sa t’mos munden me e kapërxue murin e asaj çka asht e lejueshme o e pranueshme prej shoqnisë;
tjetra asht: padrejtsia, e cila qindron bash n’themel të botës, po e maskueme si drejtsi për të gjithë, e që në t’vërtetë asht drejtsi e vendosun nga disave me mbrojtë interesat e tyne të vogla e egoiste;
edhe treta asht injoranca, edhe kjo veshun e stolisë si dituni që shkon tue i kaçarrejtë qeniet e tue i ba me besue se dijnë, po në t’vërtetë ata s’dijnë asgja, veç besojnë se kanë të drejtë, kur nji gjà tillë s’e kanë.
Kjo injorancë e maskueme si dituni, ban njaq shumë dam, pse ajo u del para qenieve e i ndalon me shkue përtej cakut të rinjoftjes po edhe njoftjes s’vërtetë të njeni-tjetrit!”.
.
Don Kishoti i Manchas – Miguel de Cervantes 1605
.
Fragment i perkthyem nga Jozef Radi
.