back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shkolla e mesme profesionale Charles Telford Erickson “priti” sot nxanësit e shkollës që mban emrin e tij

Gazeta

Shkolla Bujqësore Amerikane “Charles Telford Erickson” Golem - Kavajë
Shkolla Bujqësore Amerikane “Charles Telford Erickson” Golem – Kavajë

Shkolla e mesme profesionale Charles Telford Erickson

“priti” sot nxanësit e shkollës që mban emrin e tij

Golem, Kavajë, 27 shtator 2021

Sot nxënësit e shkollës Profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës, e kanë filluar mësimin duke nderuar themeluesin e shkollës së tyre të vitit 1925, e që mban emrin e Tij, njeriut që i kushtoi jetën e tij dhe të familjes, Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Vendosja e këtij busti ka odisenë e vet, pasi ka në qendër një punë të palodhur, sistematike, pasionante në kohëzgjatje, që i kam kushtuar asaj figure të ndritur të kombit amerikan dhe jo vetëm atij. Pas botimit dhe prezantimit të librit me titull “Ch. T. Erickson – Jeta dhe Vepra në Shqipëri dhe për Shqipërinë”, promovuar për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, iu vura punës për përjetësimin e veprës së Tij në një bust prej bronxi. Ajo vepër u realizua falë bashkëpunimit me:
1.Zonjën Matilda Çanaku – Drejtore e Shkollës;
2.Skulptorin Kreshnik Xhiku – autori i Bustit të Skënderbeut në Londër, (përveç veprave të tjera);
3.Nipin e Erickson-it, z. Paul Erickson Jr. – dhe antarëve të familjes, pasardhës që jetojnë në ShBA, si në Washington D.C, Oregon, Boston, New York, California, Florida, etj. Lista e tyre gjendet në pllakën anësore te piedestalit;
.

Përurimi i bustit në shkollën Charles Telford Erickson
Përurimi i bustit në shkollën Charles Telford Erickson
Ceremoni më të bukur për fillimin e shkollës se ata nxanës nuk besoj të ketë patur në këtë ditë të fillimit të vitit shkollor në Shqipëri.
Sqarim: Përmendja e emrit të Charles Telford Erickson, këtij amerikani që shkriu jetën për Shqipërinë, ka qenë i ndaluar me vendim personal të Enver Hoxhës në veprën e tij: “Rreziku Anglo Amerikan për Shqipërinë”.
Pyetje: Kush janë pro dhe kundra – amerikanët në Shqipëri? Ata që iu ngrenë monumente amerikanëve që kontribuan për Shqipërinë, apo pasardhësit e atyre që e ndaluan përmendjen e emrit të tyre për 50 vjet?!
Proud to be Albanian!
.
Marrë nga muri i FB i Mal Berishës. 28 shtator 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.