back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ambasadorët vizitojnë kampin komunist të Spaçit – nga Frank Shkreli

Gazeta

Kampi i Spaçit - Vjeshtë 2021
Kampi i Spaçit – Vjeshtë 2021

Ambasadorët vizitojnë kampin komunist të Spaçit

nga Frank Shkreli

Të nderuar lexues, javën që kaloi, në një intervistë me Z. Adi Krasta tek Syri TV, ashtu siç kam bërë thirrje vazhdimisht edhe në shkrimet e mia modeste që botohen rregullisht në Gazetën Telegraf të Tiranës – u kam bërë thirrje diplomatëve perëndimorë në Tiranë – si përfaqësues të vlerave perëndimore në atë vend – por njëkohësisht dhe liderve politikë shqiptarë të këtyre 30-viteve – që për të pasur sado pak një ide të vogël për krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri – të vizitojnë kampet e përqëndrimit dhe të punës së detyrueshme të atij regjimi fatkeq për shqiptarët – përhapur anë e mbanë Shqipërisë, para se ato vendgjarje të krimeve monstroze të komunizmit të zhduken nga faqja e dheut nga harresa dhe nga mos kujdesi i shtetit shqiptar për t’i ruajtur si dëshmi të krimeve anti-njerzore – të shqiptarit kundra shqiptarit – për brezat e ardhshëm të Kombit.
Kam bërë apel, vazhdimisht për vite tani, në mënyrën time më të njerëzishme, duke thenë se vizita në ato vende do të ishte një gjest moral, por kam theksuar shpesh se është edhe një përgjegjësi politike dhe diplomatike, njohja e asaj tragjedie shqiptare – që ishte komunizmi. Kam bërë thirrje që edhe, Shqipëria më në fund, mbas 30-viteve tranzicion të distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe t’i dënojë krimet e regjimit më të egër komunist në Evropën ish-komuniste. 

Znj. Juri Kim dhe i burgosuri i Spaçit Zenel Drangu
Znj. Juri Kim dhe i burgosuri i Spaçit Zenel Drangu

Vazhdoj të jem i bindur se problemet e Shqipërisë sot vazhdojnë ta kenë burimin e thellë tek trashëgimia e idhtë e atij sistemi, dhe për derisa Tirana zyrtare nuk distancohet zyrtarisht nga ai regjim dhe nga e kaluara komuniste gjysëm shekullore e atij vendi dhe për derisa Kuvendi i Shqipërisë me akt ligjor nuk dënon krimet e komunizmit ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës lindore e qendrore – Kombi shqiptar do ta ketë vështirë të zejë vendin që i takon në botën e vlerave perëndimore, përfshirë ato amerikane. 
Në botën time ku jetoj unë, dhe qindra e mijëra shqiptarë këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropën Perëndimore, krime të tilla – si ato të regjimit enverist kundër viktimave të pafajshme, ajkës kombëtare, grave, fëmijve e pleqëve – as nuk anashkalohen as mund të harrohen në një shoqëri moderne në 30-vjetët e para të shekullit 21! Ato viktima të pafajshme nuk duhet të harrohen kurrë dhe askush që thotë se përfaqëson vlerat perëndimore – qofshin ata politikanë shqiptarë apo diplomatë të huaj – nuk guxon të bëhet pjesë e lojës për t’i harruar ato krime kundër njerëzimit. 
I përshëndes dhe falënderoj ambasadorët – në emrin tim – si një qenie njerëzore e kësaj bote që beson në të vërtetën e përjetshme se të gjithë ne jemi krijesa të barabarta para Perendisë – pa dallim – dhe si të tilla do të duhej të trajtonim edhe njëri-tjetrin. Falënderime dhe mirënjohjet e mia – edhe në emër të disa ish-të burgosurve në Spaç dhe kampe tjera që i kam njohur e të cilët kanë kaluar në amshim dhe për të cilët sot nuk ka kush flet, mbasi familjet e tyre janë shuar nga komunizmi. Le të jetë kjo vizitë fillimi i një kuptimi më të mirë për ju, të nderuar diplomatë perëndimorë – se çfarë ka hequr ai popull për një gjysëm shekulli komunizëm dhe cilat janë pasojat e atij regjimi, pasoja të cilat i shohim përditë në jetën abnormale politike të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi. 
Falenderime Ambasadorit zviceran Adrian Maître dhe Ambasadores suedeze Elsa Håstad – që sipas Ambasadores amerikane Yuri Kim – organizuan vizitën e sotme të rëndësishme në burgun e Spaçit dhe veçanërisht falënderime për Ambasadoren tonë në Tiranë, Zonjën Yuri Kim që i është përgjigjur thirrjes së ambasadorëve evropianë për të bërë këtë vizitë në Spaç, simbolikisht, shumë të rëndësishme dhe domethënse. Thank You!

Znj. Juri Kim në Kampin (Burgun) e Spaçit - 2021
Znj. Juri Kim në Kampin (Burgun) e Spaçit – 2021

Njoftimi i plotë me foto më poshtë, për vizitën e ditës së martë të ambasadorëve – në burgun e tmershëm të Spaçit, botuar në faqën FB të Ambasadës Amerikane në Tiranë: U.S. Embassy-Tirana | Facebook 

“Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. 
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim
Falenderime Ambasadorit Adrian Maître dhe Ambasadores Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme.

Përkujtimorja e Revoltës së Spaçit
Përkujtimorja e Revoltës së Spaçit

***
I joined several ambassadors in a visit today to Spaç political prison camp (“Re-Education Unit 303”). This place is clear, horrific evidence of the evil – there is no other word than “evil” – of Enver Hoxha and Communism. Former prisoner Zenel Drangu, who spent 18 years at Spaç for having escaped to Yugoslavia, told us about the daily brutality inflicted on people there: beatings, slave labor, exposure to extreme weather, misinformation, sowing mutual suspicion, unconscionable acts of sadism – all designed to strip people of dignity, logic, and hope. Spaç should be preserved, in line with its status as an Albanian national monument, in order to remember those who suffered, honor those who fought back, and remind all of us that we must never let this kind of evil happen again.” 
U.S. Ambassador Yuri Kim
Thanks to Ambassador Adrian Maître and Ambassador Elsa Håstad for organizing today’s important visit.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.