back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Kuptimi praktik i “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit – nga Robert Martiko

Gazeta

Dante dhe Virgjili në Ferr
Dante dhe Virgjili në Ferr

Kuptimi praktik i “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit

nga Robert Martiko

Zakonisht lexohen libra thjesht për të mësuar një ndodhi të caktuar. Nuk kërkohet nga lexuesi diçka shumë herë më e thellë dhe më çudibërëse për vetë jetën e tij. Të hyjë në dialog me librin. Një nga këto vepra që njeriu mund të mësojë shumë është pa dyshim edhe Komedia Hyjnore e Dante Aligierit me tri pjesët e saj të famshme: Ferri, Purgatori dheParajsa.
Nëse peripecitë e Odiseut të Homerit mund të shihen si udhëtime me karakter horizontal, vetë udhëtimi i Dantes, fillimisht, në Ferr, për të arritur në Parajsë, ka karakter vertikal. Odiseu i Dantes thotë fjalët monumentale të drejtuara për Njeriun: “Shikoni farën tuaj: ju nuk u bëtë të jetoni si brutalë, por të ndiqni virtytin e dijen”. -Këto janë fjalët e një mëkatari. Odiseu është për Danten një Aristotel gjysmak, shkencëtar pa etikë, edhe pse mjaft i zgjuar e i mençur për kohën e tij, me një shoqëri përreth në gjendje të primitive, të egër.
Konkretisht, njeriut, sidomos atij që jeton në shoqëri të parilindura e për pasojë mjaft problematike, i duhet të mendojë në thellësi Danten. Fillimisht, autori i librit ndodhet në një pyll të errët në Ferr dhe mendon se si të dalë prej tij. I duhet të bëjë pikërisht atë që nuk bëri kurrë Odiseu: të ngrejë sytë lart për lartësimin e tij vertikal, shpirtëror. Kjo pikërisht është profecia e Dantes. Ishte koha kur në Mesjetë, njeriu evropian, ende nuk kishte mundur të shpëtonte nga Ferri i vetvetes.
Ajo që ka rëndësi të madhe të vihet në dukje është se Dantja nuk sheh Zotin si magjistar në qiell, që nuk prodhon veç se një shoqëri në kaos e luftë civile. E sheh siç e pa Rilindja Evropiane. Është një Zot i përfytyruar me Logjikë dhe i mbuluar me hir, siç është hir i zemrës së individit me mendje të çelur, kur zbulon dashurinë për vetë njeriun. Ndërsa arsyeja e verbër, fanatizmi i çdo ngjyre nuk mban njeriun veçse në Ferr. 
Udhëtimi i Dantes në Ferr është fantazi, por praktikisht bëhet fjalë për të vërteta më shumë nga vetë e vërteta. Udhëtimi nga skllavëria në liri, nga mëkati në kulmin e lirisë, është eksperiencë që mund të bëjë vetë njerëzimi. Mëkati është skllavëri. Prandaj Ferri i Dantes thotë: “Lini çdo shpresë ju që hyni!” -Nuk mund të konceptohet kurrë vende si Shqipëria, të shohin një ditë të bardhë, në shekuj, pa krijuar ndërgjegjen dhe kujdesin për Njeriun në radhë të parë. Kuptimi i Ferrit është se të gjithë njerëzit mund të ngrihen lart duke u kujdesur për korigjimin e vetvetes. Është diçka që njeriut të shoqërive të parilindura nuk i shkon kurrë në mend. Nga ligësia e padituria, që e shoqëron pa e kuptuar, konsideron veten si qendra e botës.  
Dantja duket sikur i thotë njeriut se: ti vërtet e ke origjinën nga xhungla e mishngrënies e gjakderdhjes, por duhet të dish se ke edhe një veti qiellore, të pazbuluar, të fshehur në vetvete: të krijosh mrekulli të vërteta shpirtërore, civilizimet më madhështore në botë. Pikërisht me idenë e Njeriut-Mrekulli mund të projektohet e ardhmja.
Shkruaj sa më sipër edhe për faktin se Letërsia dhe Artet nuk janë për të krijuar gjëra të pathelluara, apo të kthejnë Kohën shekuj pas, siç ndodhi me artet e Diktaturës, që mësuan vëllavrasjen dhe shumëfishuan armiqësinë shekullore, por të mundin të krijojnë një Botë e Civilizim të ri të denjë për të jetuar pasardhësit tanë.

.

Marrë nga muri i Fb i Robert Martikos, 5 tenor 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.