back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Mbi Historinë dhe Gjuhësinë e shqiptarëve të sotëm – nga Genci Hoti

Gazeta

Gjuha Shqipe - Gjergj Fishta
Gjuha Shqipe – Gjergj Fishta

Mbi Historinë dhe Gjuhësinë e shqiptarëve të sotëm

nga Genci Hoti

Sot në Shqipëri ka një problem serioz! Tjetër gjë thonë studiuesit e vjetër e të ri të Historisë dhe Gjuhësisë shqiptare, origjina e të cilëve është qytetare shqiptare, dhe tjetër gjë thonë studiuesit e vjetër e të ri që origjinën e kanë nga popullatat emigratore që kanë depërtuar në brendësi të popullatës parashqiptare dhe shqiptare, e që sot bashkëjetojnë në mes të shqiptarëve. Krahasimi i produktit intelektual të këtyre dy grupeve ka një mospërputhje ekstreme, kur dimë që të parët studiojnë dhe shkruajnë për Historinë e Gjuhën e tyre, kur të dytët shpikin dhe manipulojnë mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve. Kush ka të drejtë?!
Fallsifikimi i Historisë dhe i historisë së Gjuhës Shqipe këtu në Shqipëri fillon që më 1945, kur u masakruan rilindasit e saj dhe u përdor metoda e fallsifikimit të ribotimit të veprave që nuk përputheshin me idetë e Shkollës së të Marrëve të Madhështisë Shqiptare. Ribotimi i këtyre veprave ka pasur si qëllim përshtatjen e veprave të kaluara ideve të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare kur ato nuk përputhen me idetë e tyre. Në këtë mënyrë janë ndryshuar veprat e mëposhtme:

Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë 
Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër 
Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve
Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk 
Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda të Greqisë së Lashtë
-N. A. Kun, Eposi i Greqisë së Lashtë
-Gerold Dommermuth – Gudrich, Mitet më të famshme të lashtësisë
-Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik
-At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire
-Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë 1964, 2011.
-Dhimitër Pilika, Pellazgët, origjina jonë e mohuar, Tiranë 2005.
-Perikli Ikonomi, Mbi Tomorin dhe Dodonën Pellazgjike, Tiranë 1934, 2008

Studiuesi Genc Hoti
Studiuesi Genc Hoti

Nuk mund të lë pa përmëndur dhe Iliadën e Homerit me përkthim të prof. Gjon Shllaku ku me 1979, ribotimi i dytë, u ndryshuan emrat e fiseve parahelene sipas ideve të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare duke ndryshuar historinë jo vetëm të parashqiptarëve, por dhe të komshinjve grekë.
Për të kuptuar më tepër se si është ndryshuar historia e Gjuhës Shqipe dhe arsyeja përse ka ndodhur kjo duhet të lexoni tek genckhoti.com artikullin: 142 – Çfarë po ndodh me Shqipen Historike (Gegnishtja e poshtnume)? (ose “Triumfi” i faqezinjve tradhëtorë!), Pjesa e Parë; libër i cili ka këtë përmbajtje (rreth 350 faqe a4):
-Njohja e problemit
1-Veprat e para në para-Shqipe (Autorët e zanafillës të Gjuhës Shqipe).
2-Veprat e Para në Shqip (Autorët e tyre)
3-Dokumentimi Shkencor dhe Historik i Shqipes (Fjalorët).
4-Modifikimi i Shqipes dhe grabitja e saj në shek. e XIX-të (shqipja Vllehe), ndryshimi praktik i identitetit kombëtar të shqiptarëve.
5-Rilindja e shqipës (Klerikët Katolike dhe Eqrem Çabej)
6-Europa dhe Shqipja (studiuesit europianë mbi lidhjen e shqipes me pellazgjishten), tendenca me e parë për të ndryshuar identitetin kombëtar të shqiptarëve.
7-Rilindja e modifikatorëve të Shqipes nën hijet e komunizmit (Spiro Konda-Dhimitri Pilika-Nermin Vlora Falaschi), poshtërsia e parë antikombëtare në fushën e gjuhësisë.
8-Një rrufe në qiell të hapur – Çlirim Xhunga (strukturëzimi i fjalës – 2006): pretendimi mbi zbulimin e formës të lindjes së gjuhës të folur: Tingulli-Rrokja-Fjala.
9-Faqezinjtë Tradhëtore – Petro Zheji, miopia dhe zbulimi i tij; poshtërsia e dytë antikombëtare në fushën e gjuhësisë.
9/1-Shkolla e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare – Ismail Kadare, poshtërsia e Fundit antikombëtare në fushën e gjuhësisë. 
(Lindja e shkollës së fallsifikatorëve të Gjuhësisë dhe Historise Shqiptare: Eva Brinja – Elena Kocaqi e Co – Agron Dalipaj e shumë-shumë të tjerë përpara dhe pas tyre).
10-Kongresi i Manastirit -1908 (argumenti më i saktë që të Marrët e Madhështisë Shqiptare nuk janë vetëm kaq, por dhe të Çmendur të paarsimuar sepse nuk mbështeten mbi atë që është e dokumentuar, por mbi atë që u pëlqen për efekte kriminale).
11-Kongresi i legjimitetit të grabitjes të Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve – 1972 (argumenti më i saktë që të Marrët e Madhështisë Shqiptare nuk janë vetëm të Tillë dhe të Çmendur, por dhe pjesëmarrës në Krimin kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve). Sot ka ardhur koha të mësohet se çfare do të thotë të jeshë shqiptar dhe çfarë rrjedh prej kesaj.
-Përmbyllje
-Literatura – 10 faqe
Keni rast të mësoni se ku kanë gënjyer dhe fallsifikuar të Marrët e Madhështisë Shqiptare, por dhe arsyen përse e kanë bërë këtë. Por prej këtej lind një pyetje interesante: Përse hesht Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë kur sulmohen korifejtë madhështore të saj? Apo është pjese e maskaradës dhe u leverdis që pjesa më pozitive e saj të eleminohet dhe në pah të dalë pjesa emigratore që përfaqësojnë këta fallsifikatorë dhe manipulatore të Shqipes?
Por në këtë artikull keni edhe mënyrën dokumentare se si shqiptarët e sotëm janë konvertuar në muslimanë, kur e kanë bërë, përse e kanë bërë këtë dhe kush janë ata që ndryshuan besimin fetar nga orthodoks në Fenë e Islamit, por edhe nga orthodoks në katolikë. Dhe kjo është ajo që është mbajtur e fshehur dhe fallsifikohet në të gjithë mënyrat që të mos dalë e vërteta në shesh. Shumë nga diskutantët këtu në faqet e fb, që pretendojnë mbi kalimin e katolikëve në islamikë, duhet t’i përkasin familjeve emigratore; pasi realisht as 5% e katolikëve nuk kanë kaluar në fenë e Islamit. Shumica dërmuese (rreth 50%) kanë qenë të krishterë të ritit ortodoks dhe popullate jo shqiptare (egjyptianët, vllehët), ndërsa rreth 45% e muslimanëve shqiptarë janë popullatë emigratore. I gjithë ky proces ka ndodhur midis viteve 1820-1853, dmth nuk i ka mbushur akoma 200 vjet dhe ndodhet në kapitullin: 4. Modifikimi i Shqipes dhe grabitja e saj në shek. e XIX-të (shqipja Vllehe), ndryshimi praktik i identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Këtu fillon dhe mbaron thelbi i fallsifikimit të Historisë dhe Gjuhës të Kombit Shqiptar.
.
Marrë nga Muri i Fb i Genci Hoti, 9 tetor 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.