back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Për të kuptuar lëvizjet politike më të dhunshme në historinë njerëzore – sipas Jason Stanleyt

Gazeta

Mussolini dhe Hitleri
Mussolini dhe Hitleri

Për të kuptuar lëvizjet politike më të dhunshme 

në historinë njerëzore sipas Jason Stanleyt

Dr. Jason Stanley, profesor i filozofisë në Yale, ekspert mbi propagandën dhe fëmijë i refugjatëve që ikën nga Evropa me lindjen e fashizmi, në librin e tij How Fascism Works: The Politics of Us and Them (Si funksionon fashizmi: Politikat e Ne dhe Atyre), jep 10 tipare të ideologjisë fashiste. Sipas tij kombinimi i këtyre tipareve nga një regjim ose lëvizje lind fashizmin.
 
1.E kaluara mitike: Krijimi i një të shkuare mitike, të idealizuar që shihet si një moment lavdie kombëtare ku duhet të kthehet vendi. 
2.Propaganda: Edhe pse shumë filozofi politike përdorin propagandën, fashistët mbështeten tek propaganda për të krijuar sensin “ne dhe ata” ku “ata” cilësohen si kërcënim ekzistencial për kombin.
3.Anti-intelektualizmi: “ata” zakonisht janë intelektualë ose ekspertë që mund të mos pajtohen me udhëheqjen e qeverisë ose lëvizjen fashiste. Përtej intelektualëve në shkencat humane, figurat kryesore në shkencat ekzakte mund të jenë gjithashtu në shënjestër nëse shkojnë kundër asaj që lideri e quan të vërtetë.
4.Realitet i rremë: Fashistët priren të injorojnë detajet që mund t’u sjellin telashe në përcaktimin e të vërtetës siç e shpall lideri. Kjo mund ta bëjë propagandën më efektive sepse lejon që lideri të detyrojë ndjekësit e tyre të injorojnë problemet që mund të prishin një lëvizje më realiste. 
5.Hierarkia: Pothuajse çdo lëvizje fashiste do të krijojë një hierarki të shoqërisë ku një grup i caktuar – qoftë racë, fe, seks, gjini apo komb – qëndron në krye dhe të gjithë të tjerët radhitën poshtë atij grupi. 
6.Viktima: Pavarësisht pretendimeve për epërsi, fashisti pretendon gjithashtu se ky grup është viktimizuar nga të tjerë dhe se nevojitet veprim i guximshëm për të korrigjuar këtë “gabim” dhe rivendosur hierarkinë. 
7.Rendi dhe Ligji: Fashistët shpesh premtojnë të sjellin ligjin dhe vendosin rendin në një vend, megjithëse shpesh përfundojnë më të korruptuar se kushdo para tyre.
8.Ankthi seksual: fashizmi tenton të luajë me frikën dhe paragjykimet ndaj homoseksualitetit. Politikanët fashistë shpesh e konsiderojnë veten si mbrojtës të grave dhe fëmijëve përballë homoseksualëve fanatikë.
9.Sodoma dhe Gomorra: Shumë regjime autoritare, sigurojnë mbështetje nga fshati duke pasqyruar pjesët urbane të vendit si burim i dekadencës, kozmopolitizmit, mëkatit, krimit dhe degjenerimit moral. Elitat urbane janë në kontrast me qytetarët “e vërtetë” që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe tradicionale në vend.
10.Arbeit Macht Frei: “Puna të bën të lirë” ishte shkruar mbi portat e Aushvicit. Ai shpreh nocionin fashist se një person ka vlerë ose meriton të trajtohet si person, vetëm kur punon për shtetin. Shpesh vlerësohet më shumë puna e rëndë fizike, ndërsa ata që punojnë në akademi ose profesione të tjera të punës mendore shikohen me përçmim.
Megjithatë, Dr. Stanley thekson se një vend që ka vetëm një ose disa nga këto tipare eshtë autoritar por nuk është fashist. Por duhet të shqetësohemi kur ato të gjitha grupohen së bashku, kur konservatorët e ndershëm joshen nga fashizmi duke u thënë: “kjo është një luftë ekzistenciale. Familja juaj është në rrezik. Pra, pa ne, ju jeni në rrezik”. Në ato momente është koha kur duhet të shqetësohemi për fashizmin. 
Përkufizimi i Dr. Stanley për fashizmin ka avantazhin e të qenit i kuptueshëm dhe i dobishëm për një qytetar në një vend që po rrëshqet nga demokracia liberale drejt autoritarizmit ekstrem. Është një kornizë për të kuptuar idetë që kanë nxitur disa nga lëvizjet politike më të dhunshme në historinë njerëzore.

Marre nga muri i Fb i Sokol Neçajt, 28 tetor 2021

.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.