back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Hansi… – rrëfim nga Fatmira Allmuça

Gazeta

Baba im - vepër e piktorit Sali Allmuça
Baba im – vepër e piktorit Sali Allmuça – 1974

Hansi…

rrëfim nga Fatmira Allmuça

…n’ushtri ishim në grupin e punës. Në k’te grup ishin edhe disa rob lufte që punojshin me ne. Nji ndër to ishte dhe nji gjermon me emnin Hans. Ishte djal’i ri, bjond me sy bojqilli. E vejshin në punët mo të ronda. Ushqimi ishte shum’ i vorfën. Megjith’se nuk flitshim gjuhën e njoni-tjetrit, u bom’ miq. Sa her’ që m’jepesh mun’sia, mçeftas se kishim kontroll të rrept’, i jepsha duhon e n’oj ushqim që ma binte Makbulja, kur vinte me m’pà. Nji her’ na pan’ e na spiunun… E ç’me pà… vje kapterri tu fugu e tu m’bërtit qy nga larg:
-Pse flet me armikun?! Pse i jep…
-Ej, – thash me vete, – si t’ja boj? Kthehem ne me qetësi e n’ërpres tu i thon’:
Pse bërtet? Ç’ar i dhash!? Duhon! Helm i dhash’, s’i dhash’ mjolt!…
N’odhi mrekullia. Nuk foli mo, po njeli si budalla… Eh sa kemi qesh me Stefon ma von’… Ne m’thojte:
-Hamit, a do na japësh edhe ne ka nji helm? …Hahahahaa!
Kapterrat, jo vetëm që ishin të k’qij, po edhe injorant’ të m’dhej… Kur i erdhën “ment” kapterrit ne e kuptoi që e kisha tall’, u hakmorr keq me të dy ne… M’u më boni “rreshtore”, pse ktheva kokën me pà Makbulen, kur m’than’ që t’ka ardh’ familja me të taku… Ndërsa Hansit, në datën 25 dh’etor, ditën që festojshin Krishtlindjet, e detyroi me punu. Hansi nuk pranoi në asnji mënyr’. Munohej për me i thon’ që ajo ishte dit’ e roncishme në fen’ e tyne e nuk punohesh… Kapterri bërtiste… e Hansi mo fort… Në nji moment, në nerva e sipër, Hansi goditi fuçinë me grusht ne theu gishtat… vetëm që t’mos punonte në datën 25 dh’etor… Nuk e pam’ mo e nuk e murëm vesh se si i shkoi filli Hansit… I jom lut’ Zotit që të kishte shku’ m’Gjermoni… Ishin ushtar’ si ne… Asnji nuk shko me dëshir’ ushtar, e aq ma tepër n’luftë, po robt e luftës duhet m’u rrespektu… Jon’ rregulla e ligje që i rrespekton gjith bota, po k’to ton’t nuk besoj se njofin rregulla!…

…Ndër grimcat e babës, që m’erdh ndër mendje, sapo im vlla me nisi k’te “skicë” të tij, të vitit 1974…
.
Marrë nga muri i Fb i Fatmira Allmuçës, 23 nantor 2021!

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.