back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Kur të qenit qesharak, kërkon ta spostosh ndër tjerë, të pambrojtur! – nga Jozef Radi

Gazeta

Qazim Mulleti - Prefekt i Tiranes
Qazim Mulleti – Prefekt i Tiranes

Kur të qenit qesharak,

kërkon ta spostosh ndër tjerë, të pambrojtur!

nga Jozef Radi

Rreth rivënies në skenë të komedisë “Prefekti”

Rikthimi mbas thuajse 30 vitesh në skenë i komedisë “Prefekti” është dëshmia më kuptimplotë e degradimit moral të një shoqeërie, e cila mbasi ka pësar diktaturën më të egër në Europë e më gjerë, nëpërmjet këtij rikthimi banal, nuk dëshmon asgjë më shumë se ne udhëhiqemi prej atyre që ishim dje, bile më të këqinj se të djeshmit, sepse ata ishin kriminelë pa maska, kurse të sotmit me në ballë Kryeministrin e sotëm, sado që ai të përpiqet ta shmangë mbështetjen pa rezerva të kësaj shfaqjeje, pasi ndjehet dora e tij gjithandej, krahas tjerave, si duket ai kërkon të na dëshmojë se atë që bëri ati i tij, duke e lënë firmën në varjen në litar të një poeti, ky po e na shfaqet me rivrasjen e Qazim Mulletit, nëpërmjet veglave që i lëpihen gjithnjë e më neveritshëm pushtetit të tij…
.
Varianti neokomunist i "Prefektit"
Varianti neokomunist i “Prefektit”
Si një individ që kam luftuar për kthimin e eshtrave të Qazim Mulletit në Shqipëri, e që me miqtë e mi, gjetëm edhe kutinë e eshtrave në fjalë, bëmë disa përpjekje serioze të dështuara për sjelljen e tyre, përballë një shteti të mumifikuar nga diktatura e të babëzitur nga postdiktatura!
Pra, mund të them se Qazim Mulleti mbetet një figurë historike jo vetëm e Qytetit të Tiranës, ndoshta ndër figurat simbol të këtij qyteti, e parë kjo në shumë plane, për të cilën janë të botuara shkrime që gjenden lehtësisht… Diktatura e ardhur mbas Luftës, u mor tejet shumë me shkatërrimin e intelektualëve dhe figurave me ndikim, e nuk kish si të shpëtonte Qazim Mulleti, të cilin praktikisht e komunizmi e zhbiu: së pari duke e përzënë në ezil jashtë atdheut, (i përzënë si fanolist kishte qenë edhe nën pushtetin e Zogut), së dyti duke ia interrnuar e masakruar atë familje të pakët (të shoqen Hajrien dhe të birin Reshitin), pse historia e mërgimeve të tij s’e la të ishte më e gjerë. Si e pamgopur e bërë më pas krejt familjen personazhe të komedisë më fatlume të realizmit socialist, (diçka e pandodhur në asnjë vend të botës, kam edhe një libër të botuar në vitin 1961, në 2000 kopje “Prefekti”), duke ia lënë eshtrat e Hajries interrnimeve, Reshiti të vdesë në vetmi pa familje, pa fëmijë dhe pa vetvete, ndërkohë që kësaj figure të mbetur ezileve, pa asnjë mundësi varrimi së paku si qytetar i zakonshëm i një qyteti që e kishte dashur…!!
"Prefekti" - botuar ne vitin 1961
“Prefekti” – botuar ne vitin 1961
Ndërkohë që duhej të bëhej ndonjë përpjekje dinjitoze e shtetit, një “mea culpa” e tij, që paturpësisht thotë se “nuk jemi të djeshmit”, për t’i hapur dritën jeshile një personaliteti, në mos nje njeriu, që asnjë të keqe s’i ka shkaktuar këtij vendi, na shfaqet befas e kuqja “e zezë” e rikthimit në skenë e komedisë “Prefekti”.
Po të kishte ky vend shtet ligjor, dhe trajtim normal të së drejtës, komedia “Prefekti” me personazhe të gjalla, të mbytura për një gjysëm shëkulli në groteskun e diktaturës (prat ë luftës së klasave) do të kishte shërbyer si material për gjyq spektakolar, jo vetëm ndaj atyre që e shkruan, dhe atyre që me zell interpretues rrënojnë vlerat e një individi të spikatur dhe familjes së tij, duke u shkaktuar dëme matëriale, dëme morale dhe dëme shpirtërore të pariparueshme një familjeje, e cila prej kësaj përdhosjeje sot figuron pa asnjë trashëgimtar!
Qazim Mulleti tashmë i zhbirë nga komunizmi, ende jeton ezileve dhe magazinave, ndaj nuk mundet askush në botë ta riciklojë të Keqen e një diktature mbas emrit të tij, as dëshira qesharake e këtij pushteti qesharak për të na rikthyer tek fantazma e diktaturës, përmes kësaj përdhosje të re, të njërës prej figurave më të spikatura të Tiranës.
Vënia sërish në skenë e Qazim Mulletit, nën shikimin qesharak të pushtetit të sotëm, duhet të shërbejë si një shkundje e shoqërisë shqiptare që ende s’e ndjen se rikthimi në të djeshmen e diktaturës është një nga misionet thelbësore të këtij pushteti. Ndaj indinjata s’duhet të jetë thjesht fjalë, por veprim i fuqishëm për demaskimin e krimeve të komunizmit, i cili duket se sot është në ditët më qesharake, të një lavdie të rrejshme…
Dhjetor 2021
Personazhet e Komedisë "Prefekti" 1961
Personazhet e Komedisë “Prefekti” 1961
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.