back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Kujto për të mos harruar! – nga Dr. Ilir Pecnikaj

Gazeta

Kujtesa e Qëndrestarëve të Nikaj Mërturit - Shtator 2021
Kujtesa e Qëndrestarëve të Nikaj Mërturit – Shtator 2021

Qindra qytetare të Malësisë së Gjakovës, u mblodhën me 29 shtator 2021, 
në Lekbibaj, Tropojë, për të kujtuar qendrestarët antikomunistë.
Nën një heshtje të pashoqe, me dëshirën për të dëgjuar çdo grimcë që doli
nga folësit, shkëlqente balli i çdonjërit, sepse ndiheshim krenarë për të parët tanë.
Në mes tonë kishte ardhë edhe Shaqir Gjoçaj, dhe pse nën peshën e madhe
të viteve, për ne ai mbetet monument i gjallë qëndrese.
Moderatorja e këtij takimi Vera Gjocaj, mbesa e Shaqirit, 
folësit Shpend Mulosmani, kryetar i shoqatës së antikomunistëve.
Rrustem Gjoça, Kryetar i unionit të përndjekurve politikë. 
Av. Ram Muja, Prel Martini e Pjetër Paplekaj si edhe përfaqësues të familjeve
të persekutuara të Nikaj-Mërturit. Gjithashtu shkëlqyen si gjithmonë fisnik,
dhe pse në heshtje kësaj here, por stoik në qëndrimet e veta,
pinjoll i familjes së Fet Sadikut, komandanti Gjin Gjoli.
Komisari Mërgim Hoxha si përfaqësues i një prej familjeve
më të persekutuara të Malësisë e shumë e shumë të tjerë të cilëve
ju kërkoj ndjesë që nuk po i përmend dot me emra.
Jam krenar që jam njeri prej jush.

29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë
29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë

Kujto për të mos harruar!

nga Dr. Ilir Pecnikaj

Të nderuar miq antikomunistë, 
Të nderuar qytetarët më dinjitozë të Malësisë së Gjakovës. 
Sot është një ditë kujtese, ku kujtojmë burrat e gratë më të nderuar të shoqërisë tonë të atëhershme dhe të sotme, një pjesë e mirë e të cilëve, dhanë edhe jetën, të tjerët u bënë shkëmb qëndrese kundër kuçedrës komuniste. 
Jemi këtu sot, pikërisht për të kujtuar, sepse kujtimi është detyrim që kemi ndaj atyre që nuk janë më, ndaj atyre që u shuan në lulen e rinisë, ndaj atyre që këmba dhe kazma mizore e komunizmit i la pa një varr, ndaj atyre që lindën e u rritën me etiketa si: “kulak, reaksionar e kriminel”, ndaj atyre që kurrë s’mundën të kthehen në shtëpitë e tyre, thjesht për faktin se raca mizore komuniste i kishte cituar si armiq, anipse të një gjuhe e një gjaku me ta.

29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë
29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë

.
Të nderuar vllezër e motra
Sot na është bërë e mundur që falë përkushtimit të disa kërkuesve, e këtu nuk mund të lë pa përmendë, mikun tim dhe bashkëmendimtarin, historian Ylli Prebibaj, i cili punoi me shumë vullnet e dëshirë për të bërë munument këtë ditë kujtese dhe po punon dita-ditës për të nxjerrë në pah çdo mëkat e krim që komunizmi ka bërë në Malësi të Gjakovës. 
Ylli, si pjesë e familjes tonë të madhe antikomuniste, nuk erdhi nga hiçi, por është stërnip i Isuf Sadikut të Currajve të Epërm, shtëpi historikisht antikomuniste. Jo më kot shtëpia e Isuf Sadikut dhe e Uk Çunit të Tetajve, pas ekzekutimit mizor të këtij të fundit dhe të Fet Sadikut, si sot 75 vjet më parë, u dogjën shkrumb e hi.
Këtu ka me qindra tjerë që në heshtje punojnë me nxjerrë në pah çdo krim që kjo mizori bëri ndaj nesh.
Arkivat shtetërore dhe private, mendjet dhe shpirtrat e çdokujt, e çdo familjeje të nderuar, ka se ç’të tregojë për këto krime. 
Mos kujtojmë që bisha është zbutur, por bijtë e tyre kanë treguar se janë edhe më mizorë se etërit. Kanë punuar e për këtë kemi fakte, që edhe kjo ditë të harrohet, e çdo varr qëndrestari të rrafshohet për t’u harruar. 
Mos të harrojmë asnjë herë miqtë e mi se edhe një pjesë e bashkëvuajtësve tanë, nuk arritën t’i qëndrojnë deri në fund qëndresës, por u bënë palë me komunistët.
E mendja më shkon drejt e tek kryetari i sotëm i bashkisë, i cili në bazë të ligjeve të shtetit, duhej të ishte ai që ta organizonte këtë takim, si detyrim ligjor. Por ai jo vetëm nuk e bëri një gjë të tillë, por ka tre vjet që mundohet si e si ta pengojë këtë aktivitet.
Ne nuk duhet të dorëzohemi, sepse tek çdonjeri prej nesh gjallon në shpirt e drejta dhe liria, e tek shpirtërat e të parëve tanë pastërtia. 

Vera Gjoçaj - 29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë
Vera Gjoçaj – 29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë

Miq, 
sot mund të përmendim shumë emra. Në Malësinë e Gjakovës janë pushkatuar mbi 166 njerëz, qindra e mijëra të dënuar e të dëbuar. Një bilanc i denjë për t’u denoncuar si genocid. Çdonjeri prej tyre është një histori dhimbjeje, por edhe krenarie njëkohësisht! 
Mjafton të shohim në mes tonë një burrë të heshtur, por të fortë si mali, i cili që në moshën 16 vjeçare u dënua nga diktatura bashkë me familjarët, vëllezërit e kunata. Ai është Shaqir Gjoçaj, dhe pse nën peshën e viteve dhe vuajtjeve të kaluara, ai nuk harron për asnjë çast, të kujtojë me imtësi deri edhe qëllimin ugurzi të diktaturës. 
Sot, miqtë e mi, dua të përmend një tjetër familje stoike, që tash 4 breza ka treguar se çdo gjë e sakrifikon për nderin dhe lirinë, familje nga e cila rrjedh Arbër Paplekaj, i cili për idealin e tij, për një jete të lirë e me nder, për të ruajtur veten, shokët dhe ëndrrën tonë, përsëri tregoj se gjaku s’bëhet ujë. Është i biri Pal Nikës, dhe ky një ndër kryengritësit e parë të Shqipërisë, në Shkodrën tonë, ku rrezikoj edhe jetën për rrëzimin e simboleve komuniste në vitet ‘90. Nip i Nik Delisë, pjesë e rezistencës të viteve 1945-1953, i vrarë prej cubave komunistë. 
Nuk po zgjatem më tepër, sepse një kullë e tillë flet vetë, por neve na mëson një gjë shumë të madhe, se liria dhe nderi janë më të shtrenjta se jeta, dhe çdo moment harrese na bën preh të së keqes.
Ndër përjetë qëndresës dhe qendrestarëve. 
.
P.s. Fjala e mbajtur sot në tubimin e datës 29 shtator 2021, në Nikaj Mërtur.

29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë
29 shtator 2021, kujtojmë Qendrestarët Antikomunistë

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.