back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 26 Nëntor, 2024

Të thirremi në rrënjët sepse gjethet i rrëzon vjeshta… – nga Sokol Demaku – Kuvendim me bashkatdhetarin tim në mërgim

Gazeta

Sokol Demaku
Sokol Demaku

Të thirremi në rrënjët sepse gjethet i rrëzon vjeshta…

nga Sokol Demaku 

Kuvendim me bashkatdhetarin tim në mërgim

Çdokush duhet ta dijë se lumturia dhe identiteti i tij është në vendlindje është nga aty nga ka ardhur.
Vendlindja të jep rritë, të jep mall, të lumturon. Me siguri seicili e ndien veten të respektuar kur dëgjon emrin shqiptar. Ky, emri shqiptar na bënë të lumtur, na bënë krenarë. Na rrit dhe na bën më të fuqishëm në jetë.
Prandaj duhet të ndihesh ashtu që çdo shqiptar pa marrë parasysh se ku gjendet është vëllai yt, është i gjakut tënd, prandaj respektoje, nderoje dhe nëse është nevoja ndihmoje me ato mundësitë tua që ke.
Ajo më e keqja e së keqes është përbuzja e vëllaut, e njeriut të gjakut tënd. Ajo e cila sot është bërë aktuale në mesin tonë, është bërë aktuale në ndejat dhe muhabetet tona. Mos përbuz gjuhën e nënës sate, gjakun e vëllait, se gjuha e huaj dhe i huaji kurrën e kurrës nuk do jenë tuajat as nga gjuha e as nga gjaku.
 
Mos përbuz!
Mos harro se Gjuha shqipe është e shenjtë, është gjuhë të cilën e kanë ruajtur me shekuj gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë dhe asnjëherë nuk mund të gjesh se dikush nga ata e ka përbuzur, sepse është gjuhë e shenjtë. Është një gjuhë që dallon nga gjuhë tjera të botës, gjuhë e cila sa ëmbël flitet edhe shkruhet, gjuhë e ëmbël edhe për shkrim edhe për dëgjim e lexim, na ka lakmi çdo kush! Kjo është gjuhë lashtësie, është gjuha e qytetërimit europian për të cilin po flasim aq shumë.
Kuptoje dhe lexoje e shkruaje mirë gjuhën e ëmbël, gjuhën e nënës.
 
Mëso edhe gjuhë tjera se sa gjuhë të dish aq edhe vlenë, por mos e përbuz gjuhën e ëmbël. Kjo të bënë të ndihesh më i sigurt në jetë, të ndihesh me të vërtetë shqiptar. Kudo që të jesh nderoje dhe respektoje, sepse sa do e nderosh dhe respektosh gjuhën tënde do jesh i respektuar edhe ti. Është maksimë kur thuhet: Nderoje flamurin e atdhut tënd, të të parëve tu, të atyre që e ndërtuan vendin tënd, atë flamur të asaj natyre të dlirë shqiptare. Ai që nderon flamurin nderon shenjën e kombësisë së tij, nderon kombin, por ai që nuk nderon këtë shenjë hyjnore ai nuk nderon veten.
 
Ai, i cili mohon dhe nuk nderon kulturën e tij, trashëgiminë e tij ai bëhet shpirtprishësh, ai nuk ka ndjenja, ai është i pashpirt dhe së fundi ai nuk është njeri. Sepse kultura është ajo e cila na përfaqëson në botë, në të gjitha vendet, në të gjitha shoqëritë njerëzore.
Prandaj maksima tjetër thotë: Ruaje llojin dhe sojin tënd, mbaju kryelart me llojin tënd, mbroje dhe ruaje pa marrë parasysh se ku je, ku ndodhesh dhe ku gjendesh, por respekto vendin dhe rregullin e atij vendi ku ti je. Kur ti bën këtë, ke respektuar edhe nderin tënd, edhe kulturën tënde, por edhe kombin tënd. Me këtë duhet ta dish se moralin shqiptar duhet ta ruash si dritën e syrit! Kjo gjë është e shenjtë, e kemi traditë nga të parët prandaj duhet ta ruajmë.
Paraqitu ashtu si të ka hije aty ku je, mos gënje se kjo është e liga më e madhe që e ka kapluar qenien njerëzore. Gënjeshtra është bërë modë. Ka hy në lojë të flliqur, largoje nga mendja!
.
Flatrimi i Librit
Flatrimi i Librit
Bëhu guximtar.
Paraqitu ashtu si je, nëse je me të vërtet shqiptar, mos hezito nuk ke pse të frikësohesh, ne jemi ata të cilët respektojmë të gjithë prandaj edhe jemi të respektuar.
Nëse je shqiptar e paraqitesh në jetë si joshqiptar a mendon se cilës kulturë i përket ti, çfarë përmban kulturë jote të cilën e përfaqëson? Si duket të ka humbur mendja, apo ndërgjegja dhe as ti nganjëherë nuk e di së cilës kulturë i përket apo cilit komb i takon, e vështirë është për ty kjo, por mendohu, mundohu dhe me siguri do kthjellesh. Duhet ta dish se nëse nuk paraqitesh se je shqiptar, kur ti më të vërtet je shqiptar, kuptoje se je frikacak, je i pamoral, si nuk të vjen turp nga vetja, duhet të keshë frikë nga ndërgjegja jote dhe nga sjellja e jote. Por ti nuk ke ndërgjegje.
Nëse kështu vepron duhet ta dish se do jeshë i shkelur me këmbën e të huajit, do jeshë rob i të huajt, sepse edhe ai do të urrejë si të panderë, të pamoral dhe pandjenja. Si njeri që mohon kombin tënd, rrënjët tua. Duhet të mendosh dhe ta dish se nuk je i zgjuar kur ti mohon veten, mohon identietin tënd, kombin tënd. Duhet ta kuptosh se të vjen erë e keqe, ti kundërmon kur mohon vetën tënde, mohon identitetin tënd. Ti je ai që urren llojin tënd, urren veten, tërë të afërmit dhe çdo gjë që është e jotja.
Ti mohon me këtë edhe ata që të kanë lindur dhe të kanë rritur. Por a kupton ti se çka bën me këtë?
 
A kupton ti se ti që mohon prindërit tu, mohon gjakun tënd! Me siguri që e kupton por nuk dëshiron ta kuptosh se je ai që je e nuk duhet të jeshë. Por çka ti bësh, koha është! Por një duhet ta kuptosh se nëse mendon se ke një kulturë tjetër se nuk ke kulturë shqiptari, edhe pse je shqiptar, dhe nëse mendon se ke shokë të tillë, atëhere duhet ta kuptosh se ti je askushi dhe shokët tu janë askushi, sepse ti nuk di të kuptosh dhe të dallosh kulturën e huaj, nga e jotja, dhe se duhet ta dish se ti nuk i përket asaj, por e mashtron veten dhe të tjerët. Duhet të jeshë ai i cili duhet të shtosh vlerën morale tënde e jo ta mohosh atë. Duhet ta dish se të tjerët ta vënë çmimin në bazë të vlerës që t’i tregon dhe ke në trup e në shpirt.
 
Por ti si duket nuk ke trup as shpirt. E ke humbur atë!
Si duket ti kujton se të huajt pa marrë parasysh çfarë janë ata me kulturë apo pa të do të të bëjnë mik.
Jo! Jo! Kot e ke se ata të vlerësojnë ty në bazë të kulturës që e ke. Ty të duket se je duke bërë vepra të mëdha, por jo, ke humbur, e ke shkatërruar edhe kulturën tënde jo vetëm për vete por edhe për gjeneratat që do vijnë. Duhet të kthjellohesh, por kur? Kjo është pyetje e madhe që do kohë. Me prishë është lehtë, por me ndreqë është vështirë dhe duhet shumë kohë.
Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote për ty o i mjerë.
A mos mendon se je i zgjuar që ia fale veten tënde apo fëmijët e tu një kulture, gjuhe apo vendi të huaj?
 
Mendohu mirë!
Përgjigju vetë se kush është ai i cili vepron kështu.
Mos je ti?
A kujton se i huaji është ai i cili ta do të mirën apo si.
Duhet ta dish se i huaji asnjëherë në jetë nuk ka për të të pyetur për rrënjët tua, por gjithmonë ka për të folur për gjethet, se ato i interesojnë atij. E së shpejti në vjeshtë gjethet do thahen, do bien për tokë e do i bartë era, por është interesant të dish se ti ku do mbetesh?
A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindët tu që të lindën e të rritën, njerëzit tu që të qëndruan pranë?
Mendohu!
nga Bota Press, 12 Dhjetor, 2021


.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.