Në kujtim të jetës dhe veprës së liderit të parë
demokrat shqiptar Dr. Ibrahim Rugova!
nga Ahmet Asani
Më 21 janar mbushen 16 vite nga shkuarja në amshim e Liderit Demokrat dhe Presidentit historik të Kosovës – Dr. Ibrahim Rugova! Ibrahim Rugova për 17 vite drejtoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, forcë kjo e para demokratike ndër shqiptarët!
Ibrahim Rugova ishte intelektuali i parë shqiptar, i cili kur shqiptarët ende e kishin trupin, shpirtin dhe frymën kah lindja, atyre ua krijoi urat e para të bashkëpunimit me Perëndimin dhe me Amerikën!
Shumë politikanë shqiptarë pjesë të Lëvizjeve të majta ekstremiste, njerez të cilët nga vitet ‘89-‘99 talleshin me pluralizmin Demokratik, duke e quajtur “pularizëm demonkratik”, kurse Ibrahim Rugovën herë tradhtar e herë spiun të CIA-s, për fatin e keq të shqiptarëve, sot janë në vende kyçe politike në shtetin e Kosovës e të Shqipërisë!
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës çdo vit e më shumë, ka shkuar duke u rritur numri i politikanëve dhe intelektualëve kundërshtarë të Rugovës, të cilët pranojnë se qëndrimet e tyre ndaj punës dhe veprës së Ibrahim Rugovës kishin qenë të gabueshme. Mirëpo, mjerisht ka ende të tillë që nuk kanë ndryshuar dhe takimit me Rugovën i bishtnojnë edhe për së vdekuri!
Por, kur është puna për vota, kur në pyetje është pushteti, jemi dëshmitarë se edhe partitë që ende nuk i kanë ndryshuar qëndrimet mbi Rugovën “tradhtar e spiun”, shkojnë dhe pa fije turpi kërrulen para varrit të Rugovës! Kërrulja e fundit e një politikani për vota ishte ajo e kryetarit të LVV-ës Albin Kurti!
Nga ata që e quajnë veten intelektualë e veprimtarë e që nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, dhe vazhdojnë ta akuzojnë për tradhëti e bashkëpunim me Amerikën, është grupimi i disa pseudointelektualëve të cilëve u prijnë njerëz të tipit të Rexhep Qosjes e Hydajet Hysenit!
Nga subjektet që nuk kanë ndryshuar qëndrim rreth figurës së Ibrahim Rugovës as sot e kësaj dite, dhe vazhdojnë Dr. Ibrahim Rugovën ta quajnë tradhtar e spiun, janë pjestarët e Pararojës Marksiste Leniniste, të cilët në fakt drejtojnë Lëvizjen Vetvendosje dhe ende përkulen para figurës së diktatorit Enver Hoxha!
Jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës mbeten dëshmi historike ndër shqiptarët, për realizimin e Pavarësisë së Kosovës kërkesë kjo gjithëpopullore, e cila u realizua vetëm atëherë kur shqiptarët në krye me Dr. Ibrahim Rugovën u drejtuan kah Perëndimi dhe Amerika!
Lavdi jetës dhe veprës së liderit më të madh politik shqiptar të të gjitha kohërave Dr. Ibrahim Rugova!
.
Marrë nga muri i FB i Ahmet Asani, 20 janar 2022