Shtatorja e Mbretëreshës Geraldine
Sot me 1 shkurt, në orën 11, në Qytetin e Tiranës, në Bulevardin “Zogu i I”, sheshi pranë Ministrisë së Drejtësisë, bëhet Inaugurimi i Shtatores së Mbretëreshës Geraldinë, me financimin e Qverisë Hungareze, me rastin e 20 vjetorit të kthimit së Familjes Mbretërore në Tiranë, po edhe me rastin e 20 vjetorit të shkuarjes në amshim të Mbretëreshës Geraldinë, ose siç është vlerësuar në trajtë poetike: “Trëndafili i Bardhë”.
Mbretëresha Geraldinë ka ushqyer një dashuri të pakufi për popullin shqiptar dhe ka qenë një figurë me një rol tejet emancipues. Vendosja e Shtatores së Saj në qendrën e Qytetit të Tiranës, nderon cilindo qytetar të këtij vendi!
Dashuria ndaj Mbretëreshës Geraldinë është e dëshmuar edhe në një këngë popullore të Jugut, e cila për çudi i mbijetoi edhe kohës së egër të diktaturës!
Manxhuré leshura tëndë,
Ke ikur ke lënë vëndë,
Kaluar apo në këmbë?/
Kaluar se s’dija vëndë.
Fajin ta pati jot ëmë,/
Të dha në oxhak të rëndë,
Ç’u trete qiri në këmbë/
Kafe miqe tuke dhënë…
.