back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Iluzionet e humbura të Dhjetorit ’90… Ilir Seci

Gazeta

Ilir Seci 2013
Ilir Seci 2013

Iluzionet e humbura të Dhjetorit ’90…

nga Ilir Seci

Me 8 Dhjetor 1990, studentët shqiptarë mundën frikën duke u revoltuar… Ishte një dritëz qiriri naimian, një regëtime guximi, një farëz shprese, thuajse e panjohur për dheun e shkelur aq përdhunshem gjate 47 viteve diktaturë…
Studentë me një ëndërr të vagullt në gji, që me latat e zhubrosura ndër xhepa braktisën rradhat e mensave dhe dolën në shesh! Endeshin parreshtur ato ditë nëpër Qytetin Studenti, duke duke shkelur shojet e të vetmeve palë këpucë që kishin… i gdhinin netët nëpër godina duke ushqyer një ëndërr që u bë edhe moto e asaj Lëvizjeje: “E duam Shqipërinë si krejt Europa!”…
Një përfaqësi studentësh u prit nga Ramiz Alia, i përzgjedhuri i diktatorit Hoxha… Studentët i kërkuan pluralizem politik, Ramizi u tha: “Pluralizëm mendimi dhe idesh! Partia e Punës mund të bëjë pluralizëm “politik” duke shpallur si kundërshtarë politikë Frontin Demokratik, Organizatën e Gruas, Organizatën e Rinisë, Organizatën e Veteranëve, etj!”…
Studentët ngulmuan “Pluralizëm politik…” Trashgimtari i diktatorit bëri sikur u thye dhe plot solemnitet deklaroi: “Epo mirë pluralizëm politik!” …Eh Rini, Rini sa kollaj gënjehesh!Mbas atij takimi Qytetin Studenti e mësynë emisarët e Ramizit me mision uzurpimin e asaj Lëvizjeje! Mision i plotësuar më së miri!

Qyteti Studenti - Dhjetor 1990
Qyteti Studenti – Dhjetor 1990

Sot mbas 23 vitesh, me 8 Dhjetor 2013, Shqipëria prap s’ka pluralizëm! Kemi një diktaturë të kamufluar kartonash ku 84 kartone kryejnë punë më mirë se çdo praktikë totalitariste!!!
Sot me 8 Dhjetor 2013, e shohim të realizuar plotsisht largpamësinë e Ramiz Katovicës… kur tha se Partia e Punës mund të bëjë pluralizëm me levat e veta politike!…
Dhe ja ku jemi sot… Partia e Punës është PS e Rames, Fronti Demokratik është PD e Berishes, Organizata e Gruas është LSI e Metes, Organizata e Rinise është G99 e Erion Veliajt, Organizata e Veteranëe është PSD e Gjinushit, etj… Ata që erdhën si emisarë në Partinë e sapodalë nga Levizja e Dhjetorit, kanë meritën historike të lënies së vendit pa opozitë… tëpkë sipas mësimeve të Katovicës!
Sot Kryeministri i vendit del dhe thotë: “Sërish në Dhjetor… duke pritur BE-në” …s’di pse më duket sarkastike përmendja e “BE-se” nga një klasë politike që thoshte se: “Bar do hamë e parimet nuk i shkelim…!”
…BE premtohet nga një kryeministër që thotë se do kishte marrë pjesë në Lëvizjen e Dhjetorit, po të mos kishte qenë në Korfuz duke ekspozuar pikturat e veta!? …Rama në Korfuz me ekspozitë vetjake pikërisht në vitin 1999, pikërisht në atë kohë kur ata që tentonin të shkonin në atë ishull vriteshin nga rojet e Kufirit ose mbyteshin në ujërat e Jonit tek arratiseshin!?
“Fitimtarët – fitimtarë, të humburit – të humbur!-ashtu tha Ramizi dhe ashtu u bë!
Në Dhjetor 1990, studentët u ngritën kundër Byrosë dhe kërkuan Europën… Sot i biri i Byroistit Sulejman Bushati emëron ambasador në Zvicër të birin e Byroistit Xhelil Gjoni!
E bukur Demokraci!!!
Më kujtohet se në atë kohë shumë nga ne studentët e atij brezi identifikoheshim me këngën e madhe të John Lennon “Imagine”…
“Ju mund te thoni se jam një ëndërrimtar/
Por unë nuk jam i vetmi!”
“You may say I’m a dreamer/
But I’m not the only one!”
Unë prap ëndërroj për ditë më të mira për Shqipërinë, prap preferoj këngën “Imagine” edhe pse më ngjan jo fort koincidencial fakti që John Lennon është vrare pikërisht në një datë të tillë… me 8 Dhjetor 1980…
Marrë nga Muri i Fb i Ilir Secit 8 dhjetor 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.