back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Pemët dhe emocionet… – trajtim nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla 2013
Klodi Stralla 2013

Pemët dhe emocionet… 

trajtim nga Klodi Stralla

Statuset e kësaj natyre nuk janë simbolike.
Mbase edhe bimët, sikundër kafshët dhe njerëzit, komunikojnë!
Eshtë çeshtje kohe deshifrimi i gjuhës të tyre.

Duke ndjekur një faqe interneti, nga ato me mrekulli të Natyrës, më doli përpara edhe kjo foto që e shihni edhe ju. Janë dy pemë ulliri, disa qindra vjeçare, në bregdetin Italian të Pulias.
Mua, pamja e tyre, më ngjason me dy kafshë të egra, grabitqare, që luftojnë për jetë a vdekje me njëra-tjetrën. Sigurisht, rrënjët e tyre luftojnë realisht, kush e kush të marrë sa më shumë ushqim prej tokës mëmë, por, në rastin konkret, kjo “luftë” ka shpërthyer edhe mbi sipërfaqe. 
Ky mendim më ngacmoi kur e pashë momentalisht dhe më nxiti ta bëj edhe publik!
5 shkurt 2022 

Pemët Flasin me trajtat e tyre
Pemët Flasin me trajtat e tyre

Ciklin e statuseve ku pemët (bimët) shfaqin “ndjenja”, njëlloj si kafshët dhe njerëzit, dua ta përmbyll me dy foto ullinjsh shekullore, po të krahinës të Sicilisë, në Itali.
Në foton majtas të krijohet përshtypja se ata po “grinden” me njëri-tjetrin, kurse në foton djathtas, mesa duket, njëri prej tyre, i lodhur nga punët e ditës, ia ka marrë gjumit!

Pemët Flasin me trajtat e tyre
Pemët Flasin me trajtat e tyre

Sigurisht, të gjithë këto pamje mund të jenë edhe tekë e Natyrës, por edhe mund të shihen nën një këndvështrim tjetër, ndijesor, aq më shumë që ato janë qenie të gjalla!
24 janar 2022 

Pemët Flasin me trajtat e tyre
Pemët Flasin me trajtat e tyre

Edhe pemët mund të “përqafohen”!
Këto peme ulliri, afro 2000 vjeçare, ndodhen në një fshat të Sicilisë, në Itali. Shiheni me kujdes: janë dy pemë, me trungje të veçante që janë ndërthurur me njeri-tjetrit ne mënyrë të tillë që të lënë përshtypjen se po përqafohen.
Kush e di, mbase i duhen hequr thonjëzat fjalës përqafohen…
23 janar 2022 

 

Pemët Flasin me trajtat e tyre
Pemët Flasin me trajtat e tyre

Pemët edhe mund të “kuvendojnë”!
Jemi përsëri në Sicilinë italiane, ku tre ullinj mijëvjeçare janë ulur këmbë-kryq rrëzë një kodre dhe po “kuvendojnë” midis tyre.
Mbase kuvendojnë vërtet, me “gjuhën” e tyre që sigurisht është e ndryshme nga e jona, por që posa kemi filluar ta kuptojmë!

Pemët Flasin me trajtat e tyre
Pemët Flasin me trajtat e tyre

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.