Foksi i Lazrit
Nga fundi i viteve ‘70, Lazri mori nji qen të vogël dhe e thirri Foks!
Meqë shtëpia jonë ishte si me thanë në “Synin e Ciklonit”, qeni i vogël u ba jo veç i ashpër po edhe mjaft selektiv në njohjen e njerzve, sidomos atyne, që ishin mësue që para se t’i binin derës, rrinin për nji kohë mos kapnin ndonji frazë me e dëshmue devotshmëni ndaj “synit dhe veshit të Partisë!!”
Foksi ishte miku i gjithë fëmijve të lagjes dhe armik i të dyshimtëve…
Që larg i ndjente nji seri personazhesh të njoftuna të lagjes dhe u jepte nji hungërimë të lehtë lajmëruese… si me ju thanë “kini kujdes, se jam unë…!” Në nji farë mënyrë qeni u bë antispiun…!! Kaq mjaftonte dhe shkoi fjala deri në Këshill!
Mbas nji fushate arrestimesh ne Savër, kalon nji ditë te rruga jonë, i famshmi kryetar: Mihal Kshilli dhe meqë na kishte në Kryelistë, në kryelistë e kishte futë atë edhe Foksi, qeni jonë, që i bëri nji gërhushje nga ato ma të ashprat… Mihali paksa i trembur duke e pa Lazrin në buzagaz, i thotë me ato spërdredhjet e tija karakteristike… “Hë Lazër, Lazër… edhe qenin e ke mësuar se kujt t’i turret dhe kujt t’ lehë… hahaha!”
Lazri e vazhdoj buzqeshjen dhe pa e mbarue mirë fjalën ai, i thotë… “A mbarove punë me njerzit or Mihal?? Tashti të ka dalë punë edhe me qentë!!