back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet të Lezhës – dhe statuja madhështore gdhendur në shkëmb

Gazeta

Shën Eufemia - gdhendje në shkëmb - Kallmet, Lezhë
Shën Eufemia – gdhendje në shkëmb – Kallmet, Lezhë

Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet të Lezhës

dhe statuja madhështore gdhendur në shkëmb

Te Kisha e Shën Eufemisë, vepër e punuar në një shkëmb gëlqeror në terren! Në mënyrë mjeshtërore është realizuar përjetësimi i figurës së një vajze të njomë, Eufemisë, i cila u vra pse besonte në Zot!
nga Anri Pashaj

Pamje e fshatit Kallmet - Lezhe
Pamje e fshatit Kallmet – Lezhe

Kjo vepër artistike ndodhet në Kallmet të Lezhës dhe këtë skulpturë e ka gdhendur një moshatar i imi po nga fshati Kallmet, i quajtur Tonin Prendi, i cili fatkeqsisht ka ndërruar jetë para pak muajsh në moshën 53 vjeçare.
Rruga është e asfaltuar deri tek kisha e Shën Eufemisë, ku brenda saj ndodhet kjo skulpturë, dhe poshtë kësaj skulpturë gurgullon një burim uji që është i pashterrshëm gjatë gjithë vitit. Kjo kishë ndodhet pak a shumë 2 km sipër fshatit Kallmet të cilit i përket kisha. Faktikisht agjencia kombëtare e turizmit e ka futur Kallmetin në 10 fshatrat më të bukur për t’u vizituar dhe ka mjaft vizitorë që shkojnë çdo ditë. Sipër kishës 500 metra sipër ndodhet maja e Malit të Velës me një peisash fantastik nga ku mund të shohësh detin dmth Shëngjinin edhe Shkodrën në krahun tjetër. Gjithashtu në Kallmet ndodhet Kantina e verës “Kallmeti” ndër më të mirat në Shqipëri, që prodhon verën me të njëjtin emër, e cila sivjet mori medalje ari në një konkurs të Verërave në Europë. Mund të vizitoni kantinën pa prenotim, mjaft me shkue te kantina. Gjithashtu 6 km larg kantinës, në fshatin më të afërt ndodhen 4 restorante ndër më të mirat në Shqipëri, dmth “Mrizi i Zanave” që është më i miri në Shqipëri, “Hylli i Dritës” – Troshan, “Restorant Hani i Lekës”, po në Troshan dhe restorant Oazi që ndodhet te liqeni i Fishtës, pra afër ku është edhe “Mrizi i Zanave”.
Ja vlen vërtet t’i vizitoni të gjitha këto objekte që ndodhen në një rreze prej 6 km nga Kallmeti. Kallmeti ndodhet 12 km nga yteti i Lezhës, pra nga vendvarrimi i Skënderbeut që mund të vizitohet gjithashtu. Për të shkuar në Kallmet janë dy rrugë, njëra quhet “Rruga e Vjetër” rrëzë malit që lidh Lezhën me Shkodrën nga Vau i Dejës, dhe autostrada që shkon për Shkodër dhe në km e 8 është dalja për Kallmet 4 minuta, Kisha e shën Eufemisë sipër Kallmetit 2 km në lartësinë 600 m. Jam krenar për fshatin tim.
nga Lekë Gjini

Verë e Vjetër Kallmeti 2013
Verë e Vjetër Kallmeti 2013

Makina mond të shkojë lehtësisht dhe ka një pamje tejet sugjestionuese gjatë rrugës.
nga Dorina Prendi
.

Vera Kallmeti Prestig - e vleresuar ne Europe
Vera Kallmeti Prestig – e vleresuar ne Europe

Marrë nga muri i Fb i Anri Pashaj, 12 mars 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.