back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pardesybardhët – “Goma e Shpëtimit” e Partisë së Punës Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla - Tiranë 2010
Klodi Stralla – Tiranë 2010

Pardesybardhët – 

“Goma e Shpëtimit” e Partisë së Punës

nga Klodi Stralla

Me rastin e 23 vjetorit të lindjes së Partisë Demokratike…

Fundviti ’89 ishte i vrullshem dhe trondites. Ato qe nuk kishin ndodhur ne 50 vite, ndodhen ne 100 dite. Nje proces domino, i nisur nga vendet balltike, kish mbritur ne brigjet e Adriatikut. Kudo, ne vendet ish komuniste, e vjetra ish permbysur, qe pranuar pluralizmi politik dhe ekonomia e tregut, dhe ish sanksionuar lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre. Çdo të bëhej me Shqipërinë? – pyesnin brenda dhe jashtë vendit. Atë mbrëmje të 25 dhjetorit 1989, ekranet e gjithë botës treguan ekzekutimin makabër të çiftit Çaushesku. Në Tiranë, grupit të vogël të pushtetarëve të sklerozuar, të grumbulluar rreth R. Alisë dhe të vesë së diktatorit, ju kish rënë  çerja e verdhë e vdekjes, ndërkohë që mijra shqiptarë të tjerë prisnin me besim fillimin e proceseve demokratike, që dukeshin të pashmangshme…
Një zile telefoni (figurativisht), e shtangu këtë grup të vogël. Ankth, terror psikologjik, frikë! – Çfarë do të bëni ju shqiptarët? – pyeti zëri i përtej oqeanit. E panë në sy njeri tjetrin dhe të gjithë së bashku të venë e diktatorit. Çdo të thoshte ajo? Si dibrane largpamse e kuptoj se Padroni i përtejoqeanit kish vendosur që t’ua besonte atyre ndryshimin e sistemit; do të ishin bijtë e tyre, biologjikë apo shpirtërorë, ata që do të udhëhiqnin proceset e ndryshimit në vendin e vogël stalinist: do të ishin ata kapitalistët e ardhshëm; nuk do të kishte gjyqe politike, nuk do të kish llogaridhënie për gjithë krimet 50 vjeçare; nuk do të kish vendosje të drejtësisë; Shqipëria do të qe përsëri e tyre, vetëm duhet të ishin të dëgjueshëm për Ata që komandonin transformimet në politikën botërore… Po! – ishte përgjigja e Z.Alia, – ne do t’i bëjmë ndryshimet që na kërkohen…
Si fillim, u mendua se taktikisht propozimi duhet të vinte nga poshtë dhe të aprovohej nga sipër (a nuk kish thënë Partia se ajo bënte çfarë donte populli!!!). Kështu në korrik u thirr një takim me intelektualët më të njohur të vendit (plani A); kërkohej që në udhëheqje të transformimeve të vihej një figurë e njohur edhe ndërkombëtarisht, si psh. Kadareja. Si gjirokastrit me përvojë në kulisat e pushtetit, lëshoi frazën e famshme që e çuditi edhe pasardhësin e diktatorit: “Nuk e njoh pluralizmin politik!!” – tha shkrimtari i madh.

12 Dhjetor 1990
12 Dhjetor 1990

Por Partia kishte edhe variantin B.
Më të përshatshëm do të ishin studentët. Si kudo në botë ata kishin temperamentin e moshës, që mund të futeshin lehtë në lëvizje masive, të kërkonin më tepër liri dhe të drejta, mjafton që t’i provokoje, duke u prerë dritat në konvikte, duke prishur dushet dhe banjat, duke… Por kjo lëvizje duhet të ish e kontrolluar dhe manipuluar, me qëllim që të mos dilte nga kontrolli dhe për këtë duheshin njerëz më të pjekur. U shpikën “Pardesybardhët”!
Lëvizja studentore prodhoi partinë e parë “opozitare” – Partinë Demokratike. Kështu u gjend “goma e shpëtimit” për Partinë e Punës. Ata që kishin kryer krime makabre përgjat 50 viteve, mbi klasat e përmbysura dhe brenda gjirit të tyre; ata që kishin shpënë në faliment një ekonomi të tërë dhe shqiptarët në pragun e urisë; ata që kishin mbushur vendin me tunele dhe bunkere, ndërkohë që miliona shqiptarë jetonin shtrënguar në disa metro katrore banesë; ata që kishin rrethuar me tela me gjëmba një popull të tërë, ia lëshonin tani pushtetin, me procedura ligjore, beniamineve të tyre – Pardesybardhëve…
Do të kishte grabitje të pronës së pronarëve të dikurshëm (ligji i pronave), do të kishte grabitje të pronës së vënë me punën dhe djersën e një populli të tërë në 50 vite (Bordet e privatizimit), mund të kishte vetëm ndonjë gjyq farse (procesi i kafeve), por nuk do të prekej Matrica e pushtetit të dikurshëm dhe privilegjet e tyre 50 vjeçare. Ky eveniment, shumë i rrallë në historinë njerëzore, ja vlen të festohet nga ata që përfituan prej saj…!!
Komunistët u treguan vërtetë të aftë, mjeshtra në lojën me letra. Kushdo e di, se sido ta rrotullosh një letër bixhozi, ajo mbetet gjithmonë me kokën lart.
Ndërsa shqiptarët jolargpamës… me kokë poshtë!!
(Marrë nga muri i fb. Klodi Stralla 12 dhjetor 2013)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.