Përtej gjatësisë – Hiçi!
nga Shpend Sollaku – Noe
Ishte Hiçi kur e sollën nga Franca në Shqipëri. E bënë kryetar komiteti të Tiranës (ky është termi që i shkon më mirë), pasi premtonte vazhdimësi. Ishte pak më shumë se hiçi kur e bënë kryeministëer, jo për meritën e tij, po se partia e tij e pa të përshtashëm për vazhdimësinë. Kur fitoi mandatin e parë me maxhorancë bullgare, pata shkruajtur tek “Feniks” që ai rezultat duhet ta trembte. Ishte një rezultat që nuk lejonte të përdoreshin alibi: Kishte shumicën dhe mund të bënte të gjitha ligjet që donte, të shndërronte gjithçka (shumë shpresuan për mirë).
Mbaroi edhe mandati i dytë. U përpoq të përdorte alibinë e tërmetit. Po në vitet e mëpërshme ç’bëre mor shok? Tani po përdor edhe alibinë e pandemisë. Po 6-7 vitet e tjera, nuk ekzistojnë?
Paturpshmëria më e madhe është premtimi i ujit të pijshëm 24 orë. E gjithë ato vite të mëparshme, nëe cilin kanal të rrodhi mendja? Vë në listat plaka të rrjedhura që nuk kanë ndërmend ta gëzojnë pensionin. E vetmja gjë e mençur që ke bërë, pasi ti do votat e nostalgjikëve. Edhe ky veprim është në favor të vazhdimësisë.
Nuk të quaj “naltgjatësia”. Sikur të ishe shqiptar i pastër do të mburresha me këtë fakt. Nuk merrem as me brekushet e tua, të vetmet alibi që funksionojnë nga ato të mundshmet.
Nuk po të them as “Ik”, nuk je aq burrë sa të bësh dorëheqje kur shumica nuk të do!
Pasi shumica nuk duhet të të dojë, o zbrazës i kombit.
Nëse në trutë e shqiptarëve, apo në zemrat e tyre ka mbetur sadopak dhimbje për vetvete, partia jote duhet të marrë minimumin historik të votave. Jo se ata të tjerët janë shënjtore, po sepse më poshtë se qeverisja jote nuk ka sesi të bëhet. Si psh, spitalet ku shkon e merr kufomën e një njeriut tënd dhe nuk të kërkojnë as dokumenta; si psh zyrat e qeverisë tënde ku nuk më kanë mjaftuar 12 vjet e sa e sa javë pushimesh të djegura për të zgjidhur një problem që këtej në perëndim mund të zgjidh me një email të vetëm. Si psh., si pesh., si pesh. Ledat e kuq të alarmit për qeverisjen tënde janë të paumërta.
Edhe mandati i tretë dalëngadalë po e tregon shterpësinë tënde të lindur.
Përtej gjatësisë tënde ka për të mbetur hiçi, prej historisë tënde kanë për të mbetur një palë brekushe, me të cilat kërkove të krijosh një alibi të dështuar.
24 mars 2021