back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Totò… Antonio de Curtis Gagliardi Griffo Focas “Princi i së Qeshurës – Il Principe della risata” (7 Nëntor 1898 – 15 Prill 1967)

Gazeta

Antonio de Curtis - Totò - (1898-1967)
Antonio de Curtis – Totò – (1898-1967)

Totò… Antonio de Curtis Gagliardi Griffo Focas

“Princi i së Qeshurës – Il Principe della risata”

(7 Nëntor 1898 – 15 Prill 1967)

Përgatiti Saimir Z. Kadiu

Komiku më i madh italian i shekullit XX u shua, si sot, 53 vjet me parë në Romë. Fjalët e tij të fundit iu drejtuan të shoqes: “Të kam dashur shumë Franka, shumë… shumë!”
Ata kishin një diferencë moshe prej 32 vitesh… dhe Toto ishte vetem 1.63 m i gjatë…
Kritikët e kinemasë e kanë konsideruar si një Baster Keaton italian, por fytyra e tij asnjëherë e qeshur prodhoi ndoshta humorin me fin të kinemasë duke rivalizuar edhe të madhin Charlie Chaplin…
Totç, lindi me 7 nëntor 1898, nga nje lidhje jo zyrtare dashurie në rrugën Santa Maria Antesaecula, të Napolit. Babai i tij Giuseppe De Curtis, ishte djali i Markezit De Curtis, i cili gjithmonë i kishte kundërshtuar lidhjet e djalit të tij me vajzën e bukur Anna Clemente…
Vetëm pas vdekjes së tij në vitin 1921, prindët e tij u martuan dhe Toto mori emrin Antonio Curtis.
Në vitin 1933, u adoptua nga Markezi Francesco Maria Focas, pas vdekjes të të cilit, komiku i madh italian do të trashëgonte titullin e tij.
Mbas vitit 1946, Gjykata e Napolit i njohu Toto-s shumë tituj fisnikërie, midis të cilëve edhe Konti dhe Duka i Durrësit…
Në rininë e tij preferonte lojrat më shumë se shkollën. Nëna e tij donte ta bënte prift… Kurrë nuk arriti të mbaronte shkollën e mesme, dhe gjatë viteve të shkollës i thyen edhe hundën gjatë një ndeshje boksi me mësuesin e tij!!

Antonio de Curtis -Totò
Antonio de Curtis -Totò

Takimi me artistët napolitanë si Eduardo dhe Peppino De Filippo e drejtoi përfundimisht komikun e ardhshëm drejt skenës dhe suksesit…
Debuton në kinema në vitin 1936, me filmin “Fermo con le mani” për të vazhduar më pas deri në fund të jetës me interpretimin e mëse 100 filmave nga të cilat 29 në seritë “Totò” si: Totòtarzan (1950), Totò e Cleopatra (1963), Totò al Giro d’Italia, Totò Sceicco, Totò e le donne, Totò terzo uomo, Totò a colori, e me rradhë…
Filma të tjerë të rëndësishëm janë Guardie e ladri (1951), L’oro di Napoli (1954) te Vittorio De Siccas, “La Loi c’est la loi” (1958) bashkë me të famshmin Fernandel, La Mandragola (1965) etj.
Një kulm i tij, është edhe filmi alegorik “Uccellacci e uccellini” (1966) i Pier Paolo Pasolinit.
Toto kujtohet edhe për kompozimin e këngës së famshme “Malafemmena”, dedikuar gruas së tij Diana, pasi ishin ndarë. Kjo këngë konsiderohet një klasike e muzikës popullore napolitane

Totò e Sophia Loren
Totò e Sophia Loren

Në jetën e tij private, Toto u martua dy herë: me Franca Faldini (1954-1967) dhe Diana Bandini Rogliani (1935-1939).
Pas ndarjes me gruan e parë ai pati një lidhje me aktoren e madhe italiane Silvana Pampanini.
E dashura e tij e parë, Liliana Castagnola, një këngëtare e famshme e kafeneve të Romës, vrau veten në vitin 1930, pasi u braktis nga Toto.
Pengu i jetës së tij romantike ishte “Jo”-ja e Gina Lollobrigidës…
Marrë nga muri i FB i Saimir Z. Kadiu, 15 prill 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.